Berisha: Jemi në emergjencë kombëtare, ta ndalim me protesta

0
125

berisha3-300x199Ish kryetari i PD-së në fjalën e tij para Kuvendit të Partisë Demokratike i thirrur sot në Pallatin e Kongreseve,  tha; se gjëndja është emergjencë kombëtare dhe duhet të ndalim revanshin e kësaj  qeverie me protesta.

“Sot shpirtrat e mbarë shqiptarëve janë tek vendimet tona me ne, në këtë sallë vendoset fati i demokracisë, nën sulmin e egër dhe kërcënimit mafioz të klikës Rama-Meta që po zëvendëson shtetin ligjor me shtetin policor, i ka shpallur vendimet e gjykatave si letër pa vlerë linçon dhe arreston me bandat e saj demokratët dhe kundërshtarët e saj politikë. Kupola e mafies socialiste po rrënon ekonominë shqiptare”, tha Berisha.

Sipas tij, ligji i ditës sot është tritoli, maskat dhe vrasjet kudo në rrugë.

“Qeveria e urrejtjes dhe përçarjes kombëtare ka izoluar verilindjen nga fondi i zhvillimit të rajonit, për distriktin e Korçës është dhënë më shumëmë se Tirana, Dibra e Kukësi të marra sëbashku. Kjo është klika e urrejtjes dhe përçarjes kombëtare më shumë për Gjirokastrën se Shkodrën, Lezhën, Pukën të marra sëbashku. Kjo klikë qarkun më të varfër të vendit të Kukësit e la pa asnjë qindarke, për shkak të votës kundër tij”, shtoi Berisha.

Sipas ish-kryeministrit, kauza e demokratëve sot është e drejtë. “Historia ka treguar se përveç qeverisjes sonë asnjë forcë nuk ka qenë e denjë për këtë vend”

Ai kërkoi më tej, të ndalohet ajo që e quajti revanshi i dyshes Rama-Meta. Sot ka ardhur ora e demokratëve, sipas tij, prandaj duhet protestuar me çdo formë.

“Të ndalojmë revanshin detyra jonë e vështirë. Të bëjmë opozitë me çdo formë demokratike, demokraci do të thotë protestë. Ka ardhur ora për liri, të përzëmë nga pushteti klikën më të rrezikshëm të Europës. Të kthehemi në një kështjellë qendresë”, shtoi Berisha.

Vendi sipas Berishës, ndodhet në një emergjencë kombëtare, prandaj demokratët duhet të protestojnë me çdo formë demokratike për të shporrur, klikën Rama-Meta siç i quajti ai kryeministrin dhe kryeparlamentarin e vendit.

“Të gjithë në një sulm në mbrojtje të të drejtave tona. Ne rast se nuk do qëndrojmë fuqishëm nuk do na besojnë. Vendi është në gjendje emergjence, pushteti qendron në duart e krimi, trafikut dhe parave të pista, klika Rama-Meta udhëheq ndërsa liria është në agoni. Ne duhet të protestojmë çdo ditë në çdo rrugë, në çdo cep pallat kudo që jemi protesta duhet të jetë motoja jonë”, tha Berisha.

“Jam sot para jush me bindjen se edhe dy jetë po të kish,a me punë ditë e natë nuk do të arrija t’ju shpërbleja atë që keni bërë për mua. Me ju vazhdoj betejën me vendosmëri më të madhe deri në fitoren tonë të merituar. Fitorja është e guximtarëve, demokratët të tillë janë” -tha Berisha në fund të fjalës së tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency