Standard.al

Lezhë/ Dhunohet nga i burgosuri Prokurori

burgDhunohet fizikisht nga një i burgosur prokurori E. B. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në burgun e sigurisë së Shën Kollit në Lezhë. Bëhet e ditur se prokurori E.B, ndodhej në ambientet e burgut për të marrë në pyetje dy të dënuar. Ai është pikasur nga i burgosuri tjetër Mariglen Përgjini, i cili ndodhej në ambientet e ajrimit. Përgjini ka shfrytëzuar momentin, duke i shpëtuar vëmendjes së rojeve të burgut për t’iu afruar prokurorit duke e goditur këtë të fundit me grushte pas koke. Nga të dhënat mësohet se prokurori E. B kishte kërkuar pak ditë më parë dënimin me 20 vite burg për Mariglen Përgjinit, nën akuzën e vrasjes dhe plagosjes. Përgjini ndodhet në burgu e Shënkollit pasi akuzohet për vrasjen e Martin Shtjefnit dhe Ergys Nika. Gjykata e ka dënuar atë me 7 vite burg për vrasje nga pakujdesia

 

 

Comments are closed.