Hetimi/ Dy kryekomunarë në gjykatë për refuzim të deklarimit të pasurisë

0
166

Sonila Mesareja

Prokuroria: Krerët e dy komunave në Lezhë e Fier, Petro Doda dhe Pajtim Gllava, nuk dorëzuan në afat deklaratën e pasurisë

 dy kryekomunaret e paditur kërkesën ndaj shtetasit Petro Doda, me funksion kryetar i Komunës Kaçinar, si dhe Pajtim GllavaDy kryetarë komunash në Lezhë dhe në Fier janë dërguar nga prokuroria për gjykim, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Refuzim për deklarim të interesave private…” (pasurisë). Sipas burimeve zyrtare, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë dërgon për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Petro Doda, me funksion kryetar i Komunës Kaçinar, si dhe Pajtim Gllava, kryekomunar i komunës Ruzhdie. Hetimi për këta zyrtarë lokalë ka nisur pas kallëzimeve të dorëzuara nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), dorëzuar në muajin Qershor 2014. Nga hetimi ka rezultuar se dy zyrtarët, në kundërshtim me ligjin, nuk kanë dorëzuar në afat deklaratën e interesave private (të pasurisë), brenda datës 31 Mars. Po ashtu, dy kryekomunarët nuk e kanë dorëzuar deklaratën e pasurisë edhe pasi fillimisht atyre u është komunikuar zyrtarisht masa administrative “gjobë” për vonesë në deklarim.

 

Akuza për Dodën

Kreu i komunës Petro Doda akuzohet se ka kryer veprën penale te “Refuzimit per deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive te personave te zgjedhur dhe nëpunësve publik”. Hetimi ka nisur mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Nga hetimet e kryera lidhur me këtë procedim penal ka rezultuar se nga ana e ILDKPKI është paraqitur një kallëzim penal ndaj kryetarit Doda. Nga aktet e këtij kallëzimi konstatohet se subjekti i deklarimit të interesave private Doda, bazuar në kërkesat e nenit 3 të ligjit nr 9049, dt 10.04.2003 ”Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare te te zgjedhurve dhe te disa nëpunësve publike” i ndryshuar, është subjekt që mbart detyrimin për deklarimin e interesave private në ILDKPKI. Nga verifikimi i dokumentacionit të administruar në ILDKPKI rezulton se ky subjekt nuk e ka përmbushur këtë detyrim ligjor për deklarimin e interesave private periodike vjetore2013”. Në kundërshtim me kërkesat e ligjit dhe pa paraqitur asnjë arsye, subjekti Petro Doda nuk ka përmbushur këtë detyrim ligjor për dorëzimin e dokumentit zyrtar “Deklarate e interesave private Periodike Vjetore”. Per kete arsye, Inspektori i Përgjithshem ka vendosur ndaj tij masën administrative “gjobë’ në shumën 50.000 mijë lekë, për mosdeklarim në afat pa shkaqe të arsyeshme të deklaratës së interesave private. Vendimi për masën administrative, subjektit i është komunikuar me postë rekomande, nëpërmjet së cilës është konfirmuar marrja në dorëzim e vendimit të dhënë ndaj tij dhe vendimi i Inspektoriatit të Lartë ka marrë formë të prerë dhe është shndërruar në titull ekzekutiv. Edhe pas vendosjes së masës administrative të dënimit me gjobë, vendim me anë të të cilit është vënë në dijeni të pasojave ligjore të refuzimit për deklarim, subjekti nuk e ka dorëzuar deklaratën e interesave private, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprës penale të “Refuzimit për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik”.

 

Reagimi i kryekomunarit

Në deklarimin e tij si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasi Petro Doda ka shpjeguar se është zgjedhur në detyrën e kryetarit të komunës Kaçinar në zgjedhjet lokale të vitit 2011. “Për vitin 2014, unë ka pasur për ta deklaruar pasurinë deri me datë 31.03.2014” duke shtuar se e ka lënë që ta dorëzonte deklaratën e pasurisë nga fundi i muajit mars të vitit 2014. Sipas tij, në momentin që ka shkuar tek posta për të dorëzuar deklaratën e pasurisë, nuk ka punuar posta pasi nuk ka pasur punonjës për shpërndarjen e objekteve postare. Posta, sipas tij, nuk ka punuar nga data 15.03.2014 deri më datë 21.04.2014. Në muajin maj të vitit 2014, Doda është njohur me gjobën e vënë nga ILDKPKI Tiranë. Sipas tij, mosdeklarimi i pasurisë nga ana e tij nuk është bërë për fajin e tij, por për shkak se nuk kane punuar institucionet shtetërore si posta.

 

Akuza për Gllavën

Sipas akuzës së Fierit, Pajtim Gllava ushtron funksionin e kryekomunarit prej 7 vitesh në komunën Ruzhdie në Fier. Edhe Gllava, ashtu si kryekomunari i Kaçinarit nuk ka dorëzuar brenda afateve deklaratën e interesave private, duke u gjobitur në shumën 50 mijë lekë nga ILDKPKI, madje duke u njoftuar përmes shërbimit postar për këtë gjobë administrative. Kjo gjobë nuk është paguar nga kryekomunari i Ruzhdies, duke detyruar Inspektoriatin e Lartë ta kallëzojë penalisht në Prokurorinë e Fierit, e cila pas hetimeve të kryera, e ka çuar për gjykim në gjykatë. Vetë kryekomunari ka deklaruar se deklaratën e ka dorëzuar, ndonëse jo në kohë, pasi ka pasur probleme shëndetësore gruaja dhe nëna e tij. Por, sipas akuzës ky pretendim bie poshtë, pasi nga hetimet rezulton se kjo deklaratë nuk ishte dorëzuar deri më 9 korrik të këtij vitit nuk ishte dorëzuar. Po sipas akuzës, problemet shëndetësore të familjarëve të tij, nuk janë një justifikim për mosdeklarimin e pasurisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency