Biletë/ Reforma në drejtësi!

0
137

Artan FUGA

Artan_Fuga Shumë diskutojnë për gjyqësorin, reformë, antireformë, kundër-reformë…

Por reforma nuk është ndryshim njerëzish.

Ku qëndron problemi?

Në rrënjë.

Gjykatësit nuk mund t’i zgjedhë Kuvendi sepse kështu merr fund ndarja e pushteteve, legjislativ komandon gjyqësorin.

Gjykatësit nuk mund t’i emërojë një organ me në krye Presidentin sepse kështu gjyqësori vihet nën pushtetin e një instance që nuk kuptohet se çfarë është, ekzekutive apo legjislative, por bëhet edhe gjyqësore.

Gjykatësit e zgjedhur nga Kuvendi vihen nën kontrollin e partisë mazhoritare se deputetët nga partia politike dalin dhe kontrollohen, dhe politika pastaj komandon drejtësinë në ato male rripa-rripa…

Si i bëhet?

Nuk ka nevojë për shumë llafe.

Marrin përvojën e vendeve demokratike, jo lesh e li, e lesh arapi.

Sa duhet për t’i parë ato tekste dhe kuptuar dallimin si nata me ditën???

Një natë vere ose gjysmë dite dimri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency