Bota në 2030-n, ja qytetet që do të udhëheqin ekonominë e botës

0
162

kineBrenda vitit 2030, të paktën gjysma e 50 qyteteve më të rëndësishme në botë, do të jenë në mesin e atyre vendeve që sot konsiderohen në “zhvillim të shpejtë”, ndërsa në Kinë rreth 60% e popullsisë do të jetë e urbanizuar. Kjo përqindje do të jetë në rritje në vende si Indonezia, Nigeria dhe Gana.

Këto janë disa nga parashikimet e realizuara nga analistët e EY, një nga kompanitë më të mëdha këshilluese të botës financiare, që i kanë dedikuar raportin “Rapid-Growth Markets Forecast” (Parashikimi i tregjeve me rritje të shpejtë) 25 tregjeve që po marrin shpejt pjesë në “tortën” e madhe ekonomike, për shkak të dinamizmit, mundësive për të bërë biznes apo edhe për zhvillim që iu ofrojnë sipërmarrjeve të mëdha. Listimi nis nga Brazili (nga Argjentina për të thënë të vërtetën, por dështimi i fundit e ka ndryshuar disi situatën) e përfundon në Vietnam. Sipas EY, tregjet në zhvillim të shpejtë (Rmg) kanë reaguar ndaj turbullimeve financiare që shpërthyen në fundvitin e kaluar dhe fillimin e 2014-s dhe ku për vitin e ardhshëm rritja e tyre do të jetë 4.5%.

Sipas analistëve, pikërisht urbanizimi dhe teknologjitë e reja, do të jenë baza e rritjes së prodhimit ekonomik. Rreth 150 qytetet e Kinës do të kalojnë nga një prodhimtari prej 8,000 miliardë dollarësh në një shifër të jashtëzakonshme si ajo e 25,000 miliardë dollarëve në vitin 2030. Në gjigantin aziatik, një nga levat e rëndësishme do të jetë teknologjia e “gjelbër”, e cila do të ketë rritje prej 0.7% në vit për periudhën 2025-2030. Prodhuesit e të mirave dhe shërbimeve në Afrikë dhe Azinë Jugore do të mund të llogarisin 30 milionë familje më shumë që do të kenë të ardhura të nivelit të ulët/të mesëm. Për ekspertët e EY, ka dy mënyra sesi mund të shihen vendet që do të kenë rritje të shpejtë: e para, nga këndvështrimi më tradicional, ai i tërheqjes si tregje të reja dhe e dyta si vende nga ku mund të tërhiqen investime të huaja. Kjo e fundit është një sjellje më shumë tipike e ekonomive më të konsoliduara, megjithatë edhe vendet në zhvillim po hyjnë në këtë “spirale”. Siç theksohet, vlerësimet janë të jashtëzakonshme: në vitin 2030, Kina, Indonezia, Nigeria e Gana do të kenë më shumë se dy të tretat e popullsisë të urbanizuar. Në Lagos (qytet në Nigeri) do të regjistrohet një rritje “thelbësore” e numrit të popullsisë, duke arritur në 13 milionë. Brenda kësaj periudhe, rreth 40% e qyteteve më të mëdha të botës (me bazë PBB-je) do të gjenden në Kinë. Jashtë “perandorisë hyjnore”, si qytete që do të bëhen shumë të rëndësishme përmenden Xhakarta, Stambolli e San Paolo.

Në Amerikën Latine vlerësohet se në periudhën 2013 – 2030, PBB-ja e kryeqytetit të Meksikës do të rritet me 60%, një nivel që do të tejkalojë shumë qytete në Europë e Japoni. Kuturiba, qyteti i gjashtë në Brazil, do të kthehet në një nga qendrat më të zhvilluara të dhjetëvjeçarit të ardhshëm, gjë që do të nxitet nga plani i qëndrueshëm urbanistik.

(Marre nga Monitor)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency