NASA teston anijen kozmike që do të çojë njeriun në Mars

0
158

nasa 111Një anije kozmike e dizenjuar që një ditë të dërgojë austronautët në planetinj mars do të jetë gati në dhjetor për të kryer testet e para. Agjencia Amerikane e Aeronautikës ka bërë të ditur se në fund të vitit anija, e quajtur Orion, do të fluturojë deri në 5800 kilometra nga toka, 14 herë më larg se Stacioni Ndërkombëtar Hapsinor. Më pas ajo do të lëshohet të bjerë në tokë me një shpejtësi rreth 32000 kilometra në orë për të testuar sistemin mbrojtës të saj. Testimet me pilotë në bord nuk pritet të fillojë para vitit 2021 dhe destinacioni i parë i saj do të jetë një asteroid që është zbuluar se po rrotullohet rreth hënës. “Orioni është anija e parë kozmike e ideuar për të çuar njerëzimin përtej orbitës së tokës, më larg se sa kemi bërë në 40 vitet e fundit. Prandaj po punojmë fort për të testuar aftësitë rrezistuese të anijes. Orioni duhet të mbajë një ekuipazh të përbërë deri në shtatë vetë, të cilët do të mund të eksplorojnë hapsirën përtej orbitës së tokës dhe në një të ardhme të arrijë të shkojë deri në Mars, synim ky që shpresojmë ta realizojmë deri në vitin 2030”, tha administratori i NASA-s. Çarls Bolden. Të hënën, një test rikuperimi i anijes kozmike u zhvillua në brigjet e Kalifornisë mes NASA-s dhe Marinës amerikane. Deri tani, NASA ka shpenzuar 9 miliardë dollarë në projektin e anijes Orion.

 

Sekreti i botës së humbur ku njerëzit jetojnë 120 vite dhe nuk plaken!

Banorët e luginës Hundëza në Azi, tërheqin vëmendjen e shkencëtarëve, sepse ata jetojnë deri në 120 vjet dhe pothuajse nuk plaken. Megjithatë, edhe pse thonë se ky është një mit, një numër i studiuesve shkuan në këtë luginë që të binden se pse kjo popullsi është shumë e shëndetshme Para se aneksohen nga Pakistani në vitin 1947, ky popull jetonte në përputhje me autonominë e Mbretërisë së Himalajeve, nën flamurin britanik. Sot, i vendosur në veri të Pakistanit në kufi me Kinën, vendi është i rrethuar me masivin malor Hindukush, e në anën tjetër me Karakorumin. Ka rreth 87 mijë banorë, shumica e të cilëve të besimit islam. Për shumë vite ekzistonte besimi se jetëgjatësia dhe vitaliteti varet nga gjenet. Por, teoria e re ka treguar se faktorët e ambientit kanë ndikim më të madh. Ndërsa, një prej karakteristikave kryesore për jetë të gjatë është buzëqeshje konstante. Këtë e vërtetojnë këta. Shkencëtarët kanë theksuar veçanërisht se ushqimi i bazuar te origjina bimore, mënyra e jetesës të thjeshtë dhe rritja e aktivitetit fizik janë faktorët kryesorë që ndikojnë në jetëgjatësinë e tyre. Edhe pse duket e thjeshtë, në botën moderne kjo mënyrë e jetesës dhe këta faktorë shpesh mungojnë. Dy kardiologë të famshëm amerikanë vizituan luginën Hundëza më 1964 dhe studimin e tyre e botuan në revistën Heart Journalist, ndërsa artikulli i tyre quhej: “Analizë e shkurtë e zemrës së hundëzit të vjetër”, ku ata dhanë rezultatet e testeve të 25 personave të moshës 92-110 vjeçare. Hulumtimet kanë treguar se të gjitha subjektet janë të shëndetshme, me tension normal të gjakut, lartësi normale të kolesterolit dhe funksionim të duhur të zemrës. Ata kanë regjistruar se populli i Hundëzës ka regjim shumë të thjeshtë të ushqimit të bazuar në fruta, arra, bishtaja dhe drithëra. Gjithashtu, kanë vetëm dy vakte në ditë, mëngjes dhe drekë, ndërsa darkën shpesh e mënjanojnë. Ata kanë konfirmuar faktin se banorët e kësaj lugine nuk kanë kancer, sëmundje kardiovaskulare dhe diabet, si dhe një tjetër fakt interesant se këta njerëz nuk vuajnë nga plakja e parakohshme. Kur është fjala për ushqimin, kryesisht hanë mel, elb, grurë, hikërr dhe fruta, derisa perimet trajtohen termikisht. Nuk përdorin sheqer, shumë rrallë konsumojnë qumësht dhe vezë, e edhe pse ata nuk janë vegjetarianë ushqimet me origjinë shtazore konsumohen pak, kryesisht për festa dhe atë vetëm pula. Kjo dietë ka rëndësi vendimtare në aktivitetin fizik. Për shkak të zonës karakteristike gjeografike në të cilën janë vendosur, ata janë të detyruar çdo ditë të ecin 20 kilometra në ditë, si dhe janë mësuar me punën e rëndë bujqësore. Natyrisht, ata nuk janë kursyer nga të gjitha sëmundjet. Shpesh vuajnë nga bakteret apo viruset, si malaria apo dizenteria, por megjithatë janë më të shëndetshmit në botë. Çështja është se sa do të mbijetojnë ata, meqë dihet se kohëve të fundit është shënuar rritja e konsumit të ushqimit të konservuar dhe sheqerit të bardhë?

 

 Kompjuteri i mbytur 20 shekuj më parë

Arkeologët janë rikthyer në detin Egje, vend ky rreth 60 vite pas Krishtit u përmbyt anija romake që transportonte “Antikythera”, që cilësohet si kompjuteri më i vjetër që është zbuluar ndonjëherë. Një shekull nga zbulimi, arkeologët janë rikthyer në detin Egje, në vendin kur rreth vitit 60 pas Krishtit u mbyt anija romake që transportonte ‘Antikythera’, ‘kompjuteri’ më i vjetër që është zbuluar ndonjëherë. Objektivi i misionit është zbulimi i detajeve të tjera mbi origjinën e kësaj makinerie dhe se si u bë pjesë e ngarkesës së atij udhëtimi të pafat. Sipas studiuesve, mekanizmi i ‘Antikytera’ është ai i një përllogaritësi astronomik të prodhuar nga grekët që përdorej për të përcaktuar pozicionet e yjeve dhe planetëve. Analizat e radiokarbonit e datojnë përtej 2000 vjetëve më parë. Pjesa qendrore e saj është një sistem kompleks i përbërë nga mbi 30 ingranazhe bronzi dhe kur ajo u gjet në 1901, ndodhej brenda një kutie druri të izoluar mjaft mirë. Se si përfundoi në një anije romake mbetet ende një mister: një hipotezë është se ajo ishte pjesë e pajës së një gruaje nga familje fisnike që udhëtonte për në kryeqytet për t’u martuar. Për të mësuar më shumë arkeologët janë duke u përgatitur që të zbresin në 150 metra thellësi, duke përdorur kostume të veçanta me presion të cilat do t’i lejojë ata të eksplorojnë mbetjet e anijes për të mësuar më shumë detaje. Një robot do të shqyrtojë fundin e detit para se shkencëtarët të zhyten dhe do të kërkojnë gjurmët e një anije të dytë që dyshohet se mund të jetë mbytur gjithashtu aty pranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency