Këngëtaret shqiptare që zhgënjejnë pa grim

0
168

artistet-pa-grim-203x300Grimi për çdo femër është i nevojshëm, ndërsa për femrat e ekranit ai është i domosdoshëm. Disa femra të ekranit nuk kanë shumë diferencë nëse ndodh t’i shohësh në rrugë, por ama ka edhe nga ato që zhgënjejnë nëse rastis t’i shohësh të pa trukuara. Disa këngëtare kur i sheh nëpër videoklipe të “verbojnë” me shkëlqimin e tyre, sepse sigurisht janë një grup i tërë njerëzish që u qëndron në kokë, por në jetën reale ato shndërrohen në femra që nuk duhen pasur zili.

 

 

 

 

 

 

 

Motrat Dreshaj festojnë së bashku

motrat dreshaj Modelja Dreshaj duket se e ka në gen bukurinë dhe fotot e mëparshme të postuara në “Instagram” tregojnë një rini të përjetshme tek nëna e saj. Ajo ka zgjedhur të postojë sërish foto në rrjetet sociale, por duke u ndalur në një gëzim familjar, teksa ajo feston ditëlindjen e motrës. Afërdita i ka kushtuar kohë edhe familjes së saj që për të është gjëja më e shtrenjtë. Ajo ka festuar ditëlindjen e motrës së saj Jehona, me të cilën është shumë e lidhur.

 

 

 

 

 

 

 

Flaka Krelani guxon sërish me flokët

flaka krelani Flaka Krelani është tashmë e njohur për stilin e saj të veçantë, ndërsa qëndron në koherencë të plotë me trendet më të fundit. Së fundmi, ajo ka marrë guximin që të realizojë një model flokësh shumë të veçantë, së cilës në fakt dhe i shkon shumë. Ende nuk dimë se nga çfarë është frymëzuar këngëtarja nga ky stil, ndërsa atë e shohim gjithmonë me risi. Flaka Krelani përpos zërit potent, njihet edhe si një nga këngëtaret më të guximshme të skenës shqiptare, për sa i përket pamjes.

 

 

 

 

 

Bleona puth policët amerikanë: Më në fund e sigurt!!!

 bleonaBleona Qerreti më të fund “ndihet e sigurt”, pasi ajo dje zbarkoi në Nju Jork, ku ka puthur të gjithë policët në aeroport. Kështu ka lënë të kuptohet vetë këngëtarja, e cila nuk ka mundur ta fshehë ekzaltimin dhe gëzimin me arritjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bleona pati një javë për t’u harruar, pasi gjatë qëndrimit në Itali asaj iu vodhën stolitë dhe dokumentet e identitetit. Por ajo tashmë është rikthyer në Amerikë ku ka puthur policët amerikanë në aeroportin “John F. Kenedy” të Nju Jorkut, pasi ata janë të vetmit që e bëjnë atë të ndjehet e sigurt. Ajo ka publikuar në “Instagram” një foto ku tregon një pamje të Nju Jorkut dhe sipër të cilës ka shkruar: “Zoti e bekoftë Amerikën. MË NË FUND NDIHEM E SIGURTE!!! E kam puthur çdo polic në “JFK” kur arrita! Krenare që jam këtu! E dua Nju Jorkun”. Kjo le të kuptohet se Bleona gjithnjë e më pak ndjehet shqiptare, pasi kurrë nuk jep komplimente për vendlindjen e saj, e jo më të puthë ndonjë polic shqiptar.

 

Arbana, gati turshitë e dimrit

arbana Tashmë Arbana Osmani e ka treguar se është një amvisë shumë e mirë në momentin kur ka publikuar librin “Receta për njerëzit që dua”, i cili është shitur dhe preferuar së tepërmi. Kësaj here moderatorja e njohur ka treguar në “Instagram” se po bën edhe turshitë për dimër. Ajo ka postuar dy foto, ku tregohet me perimet dhe me erëza, të cilat i ka futur në kavanoza. “Dimri vjen përnjëherë, duhen turshitë”, – ka shkruar Arbana.

 

 

 

 

 

 

 

Elvana Gjata, “Album 3”

elvana-3_6002 Elvana Gjata nuk di të ndalet, ndërsa aktualisht është në punë intensive për të sjellë sa më shpejt pranë fansave albumin e saj të radhës. Gjatë verës ajo ka qenë mjaft e angazhuar, e ndërsa tashmë ajo ndodhet e mbyllur brenda studios, për të sjellë këngë të cilat në të shumtën e rasteve janë kthyer në hit. Këngëtarja ka lajmëruar të gjithë fansat rreth projektit të saj më të fundit, me ane të postimit të një fotoje në rrjetet sociale. Bashkangjitur një fotoje të postuar në “Instagram”, ajo është mjaftuar duke shkruar vetëm “Album 3”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency