Policia kap vrasësit e të moshuarave në Durrës, njëri prej tyre është nipi i Gjinovefa Vavës

0
125

policia prangaNjë nga të arrestuarit për vrasjen e dy të moshuarave në Durrës është vetë nipi i Gjinofeva Vavës. Ngjarja makabre është zbardhur nga vetë 28-vjeçari Artur Kacanolli, teksa është marrë në pyetje nga policia e Durrësit.

I riu me banim në Shijak ishte në dijeni se në shtëpinë e nënës së tij, Gjinovefa Vavës, kishte flori, ndaj është organizuar së bashku me 41-vjeçarin po nga Shijaku, Indrit Shaqen, për të hyrë vjedhurazi gjatë natës për të marrë metalin e shtrenjtë.

Ky i fundit, Indrit Shaqja, ka kërkuar ndihmën e 28-vjeçarit nga Elbasani, Velson Elmazi, dënuar më parë me 4 vjet burg për përdhunim, për të finalizuar grabitjen.

Artur Kacanolli është djali, që vajza e njërës prej viktimave, ka nga martesa e parë. Më herët, nëna e Artur Kacanollit ka kërkuar në banesën e dy të moshuarave për flori me metalkërkues, por pa gjetur gjë. Nipi ishte në dijeni. Krimi është ekzekutuar nga shtetasit Indrit Shaqo dhe Velson Elmazi, të cilët kanë hyrë në banesë pasi kanë thyer dritaren e katit të parë të banesës.  Indrit Shaqo ka qenë i armatosur me nje armë zjarri, pistoletë.

Për të realizuar qellimin e tyre kriminal autorët i kanë lidhur në gjymtyrë dhe iu kanë bllokuar gojën dy të moshuarave, duke iu shkaktuar asfiksinë. Dy kunatat, Elsa dhe Gjinovefa Vava, u gjetën të pajeta mëngjesin e dy shtatorit, nga një prej familjarëve. Ndërsa një e moshuar e tretë, e paralizuar ndodhej në dhomën ngjitur kur ka ndodhur krimi.

Ngjarja barbare revoltoi të gjithë opinionin publik për mënyrën si ishte kryer krimi, mbi dy gra dhe për më tepër, edhe të moshuara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency