Mançesteri harron Championsin, darkon…

0
147

uniteddinnerDuket se të jesh jashtë Ligës së Kampioneve ka benefitet e saj. Futbollistët e “djajve të kuq” janë jashtë kupave të Evropës për këtë sezon futbollistët e Luis van Galit kanë kohë edhe për darka të ndryshme në mesjavë. Yjet e Junajtidit janë fotografuar teksa darkonin në një prej bar-restoranteve më të famshme të qytetit në një kohë kur Arsenali dhe Liverpuli zhvillonin ndeshjet e tyre të para në Ligën e Kampioneve. Në darkë nuk kanë munguar edhe disa nga partneret e futbollistëve si ajo e Uejn Runi, Kolinë, shqiptarja Mise Beqiri apo edhe e dashura e Blind Kendi-Rae Fleur. Në fundjavë skuadra do të udhëtojë për t’u përballur kundër Leiçester.

 

 Fani largon spekulimet për shtatzëninë

Fani Neguesha, ish-e fejuara e Mario Balotelit, ka publikuar një foto në profilin e saj në “Instagram” për të hedhur poshtë zërat për një shtatzëni të mundshme. “So you think i’m pregnant?” (Ju mendoni se jam shtatzënë?), – shkruan bukuroshja mbi foto. “Çdo ditë histori e re”, – vijon komenti i Fanit. Ditë më parë, qarkulluan lajme sipas të cilave Fani Neguesha është në pritje të një fëmije nga lidhja me sulmuesin e Liverpulit, i cili arriti të shënonte në Ligën e Kampioneve.

 

 Përleshje midis tifozëve të CSKA-së dhe Romës

Kthehet dhuna në stadiumin “Olimpico” gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve. Përplasje mes tifozerive të Romës dhe CSKA-së së Moskës, ku dy tifozë rusë mbetën të plagosur: një i goditur me thikë, ndërsa tjetri me sende të forta në kokë. Ngjarje që ndodhin 4 muaj pas asaj të 3 majit, mes Napolit dhe Fiorentinës, ku humbi jetën edhe tifozi axurr Çiro Espozito. Gjithçka nisi rreth një orë para fillimit të ndeshjes, që u fitua nga Roma 5-1, dhe vijoi më pas edhe në stadium me përplasje mes rusëve dhe forcave të rendit. Pas kësaj pritet të jepen edhe penalizimet për të dyja skuadrat.

 

 Kombëtarja shqiptare fiton 25 vende në renditjen e FIFA-s

Shqipëria arrin rezultate historike në renditjen e FIFA-s. Skuadra kuqezi pritej të renditej e 50-ta në renditjen mujore të FIFA-s, por në fakt ka ndodhur e kundërta. Në bazë të rankimit më të fundit të qeverisë botërore të futbollit kombëtarja renditet në vendin e 45 duke lënë pas kombëtare si Bullgaria, Peruja, por edhe rivalin tonë në grup Armeninë. Një muaj më parë Kombëtarja e drejtuar nga Xhani de Biazi renditej në vendin e 70 por mjaftoi fitorja ndaj luzitanëve që të ngriheshim me plot 25 vende në renditjen e FIFA-s. Renditja vijon të kryesohet nga Gjermania, e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia, ndërsa Spanja që për një kohë të gjatë ishte e para tani renditet në vendin e 8-të.

 

 Tifozët godasin makinën e Bejlit

Bejl nuk i ka mirë marrëdhëniet me tifozët e Realit të Madridit. Dy humbjet në tri ndeshjet e para në La Liga dhe në Madrid ka menjëherë tension. Tifozët e Realit nuk e kanë kapërcyer dot nisjen shumë të keqe të ekipit të Karlo Ançelotit, pas fitores me Kordobën në ndeshjen e parë kanë ardhur dy humbje shumë të rënda, sidomos ajo e kësaj fundjave në derbin kundër Atletikos. Gjatë daljes së qendrës stërvitore të Realit, ka pasur shumë ofendime për Varanen dhe Krosin, ndërsa ai që e ka pësuar më keq ka qenë Gareth Bejl. Uellsiani nuk ndaloi për të dhënë autografe, çka bëri që disa tifozë ta shanin dhe ta godisnin me shkelma makinën e tij.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency