Gjykata vendos/ Krimet e Rënda, “Arrest me burg” për dy gardianët gjobëvënës

0

Prangosja e dy gjobëvënësve tri ditë më parë ishte finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar “Gjobëvënësi”, duke realizuar ekzekutimin e urdhrave të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Loading...

Klodiana Driza Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën “Arrest në burg” për punonjësen e burgut të Vaqarrit dhe bashkëpunëtorin e saj, ish-gardist, të cilët u arrestuan tri ditë më parë të akuzuar për shantazh. Ermal Mrruku, shantazhuesi i biznesmenëve me foto e video intime, do të qëndrojë në qeli nën masën e sigurisë “Arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve. Po kjo masë sigurie u caktua edhe për bashkëpunëtoren e tij, Klodiana Driza, njëherazi punonjëse e policisë së burgut Vaqarr.

Para gjykatës i dyshuari për “Gjobëvënie” nuk pranoi akuzën pavarësisht se prokurori paraqit para trupit gjykues disa foto e video ku i dyshuari shantazhonte në takime persona të ndryshëm, duke i kërkuar shuma të mëdha parash në formë kërcënimi.

Nga hetimet paraprake, mësohet se Klodiana Driza pasi pikaste meshkujt, i joshte ata, e më pas Ermal Mrruku i kërcënonte. Sipas burimeve, bëhet me dije se kërcënimet Mrruku i bënte përmes pamjeve filmike që siguronte, duke u kërkuar kështu shuma të caktuara të hollash. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hedhur dritë mbi mënyrën se si gardiania e burgjeve, Klodiana Driza dhe i njohuri i saj, Ermal Mrruku, fusnin në kurth biznesmenët dhe i shantazhonin, duke u vjelë edhe gjoba. Në dosje thuhej se vajza u prezantohej biznesmenëve si kameriere dhe krijonte lidhje intime me ta. Më pas, dilte në skenë Ermal Mrruku, që prezantohej si bashkëjetuesi apo bashkëshorti dhe pasi u bënte foto, i shantazhonte që do t’ua dërgonte grave të tyre nëse nuk u jepnin shumat e parave që u kërkonte apo dhe apartamente. Të gjendur në një situatë të tillë, viktima ishte e gatshme të paguante për të mbyllur gjithçka. Në disa raste gjoba ishte 100 mijë leke deri në 500 mije lekë (të reja), ndërsa në një rast ata kishin përfituar dy apartamente dhe 60 mijë euro nga një biznesmen i njohur.

Prangosja e dy gjobëvënësve tri ditë më parë ishte finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar “Gjobëvënësi”, duke realizuar ekzekutimin e urdhrave të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasit Ermal Mrruku, 28 vjeç, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 109/b dhe 25 të Kodit Penal, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Renda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” dhe Klodiana Driza, 28 vjeç, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 109/b dhe 25 të Kodit Penal me masë sigurie “Arrest me burg” të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Pas një hetimi të specializuar me metoda proaktive, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë të dy gjobëvënieve, dhe më konkretisht, më datë 08 korrik 2013, dyshohet se kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës shtetasin A. Xh., duke i kërkuar një shumë parash prej 5000 euro. Më datë 05 tetor 2013, dyshohet se kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës shtetasin E. H, duke arritur që të përfitojnë dy apartamente, automjet si dhe shumën e parave prej 60.000 euro.

Polica bënë të ditur ndërkohë, se në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan, një automjet “Volkswagen” me targe AA 327 JD, 7 aparate celulare, 4 karta SIM, një laptop, një DVD.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 109/b dhe 25 të Kodit Penal. Aktualisht, vazhdojnë hetimet lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të personave të lartpërmendur, pasi dyshohen të jenë dhe autor të ngjarjeve të tjera kriminale me këtë tendencë, të ndodhura në Tiranë.

 

 Patos/ Xhaxhallarët rrëmbejnë dhe rrahin adoleshentin, se u ngacmonte mbesën

Një 18-vjeçar ka denoncuar në policinë e Patosit tre persona, të cilët e kishin rrëmbyer dhe dhunuar fizikisht. Burime të policisë lokale bënë të ditur se 18-vjeçari Xh. S. ka deklaruar para uniformave blu se Antonio F., 50 vjeç, Florentino F., 53 vjeç dhe Klaudio S., 25 vjeç, banues në Patos, nën kërcënimin e armës së zjarrit tip pistoletë, e kishin marrë në automjetin e tyre dhe me pas e kanë qëlluar me grushte, me pretendimin se 18-vjeçari u ka ngacmuar mbesën e tyre. I riu ka mohuar të ketë ngacmuar mbesën e dhunuesve të tij, porse ka pranuar se e pëlqente dhe i kishte folur një herë mbesës së tyre, porse nuk e kishte ngacmuar më. Pas kësaj, dyshohet se e mitura është ankuar tek të afërmit për ngacmimin e të riut, duke bërë që xhaxhallarët dhe një kushëriri i saj ta rrëmbejnë dhe ta dhunojnë të riun. Pas denoncimit në ngarkim të tyre materialet u kaluan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Heqje e lirisë së personit”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Loading...