Fier/ E ngatërrojnë me hajdutin e lokalit, e lidhin dhe e hedhin në kanal 26-vjeçarin

0
121

ambulanca-300x225Katër persona rrëmbyen dhe keqtrajtuan një të ri dhe kur kuptuan se nuk ishte ai personi i dyshuar për vjedhjen e lokalit të tyre, e lidhën dhe e braktisën në një kanal në anë të rrugës. Burime të policisë së Fierit, ku edhe ka ndodhur kjo ngjarje, bënë të ditur se katër persona janë shpallur në kërkim nga policia e Fierit të akuzuar për rrëmbim personi. Të njëjta burime saktësuan se, nga ana e policisë nisi procedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim i F. (Arben) R., 33 vjeç, banues në Levan. Ky persona, bashkë me tre persona të tjerë të paidentifikuar me një mjet të paidentifikuar kanë hipur forcërisht 26-vjeçarin F. C., duke e dhunuar fizikisht me sende të forta në vendin e quajtur Rotondo e Frakullës, si dhe e kanë lidhur dhe e kanë hedhur në një kanal vaditës. Aktualisht i riu ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se 33-vjeçarit të shpallur në kërkim tre ditë më parë i ishte vjedhur lokali dhe si autor për këtë vepër, dyshonte se ishte 26-vjeçari. I ndihmuar nga tre persona të tjerë ata e morën peng dhe e pyetën, por pas informacioneve të marra dhe kur kuptuan se nuk ishte F. C., ai që kishte vjedhur lokalin e lidhën dhe e hodhën në kanal, për ti shpëtuar policisë.

Në dëshminë e tij në polici, i riu ka thënë se nuk i njeh personat që e kanë rrëmbyer dhe dhunuar, pasi nuk i kishte parë më herët. Në sajë të informacioneve të grumbulluara në rrugë operative nga uniformat blu u bë identifikimi i njërit prej tyre dhe shpallja në kërkim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency