Dorëzojnë mandatin e deputetit 4 ministrat e qeverisë Rama

0
132

Bëhet e ditur se 4 ministrat e kabinetit të Qeverisë Rama kanë dorëzuar mandatin e deputetit.

kuvendi-300x225 Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i Financave, Shkëlqim Cani, i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri kanë dorëzuar sot në Kuvend kërkesat e tyre për të lënë mandatet. Për të mos humbur shumicën në Kuvend, mandatet u dorëzuan në grupe. Shtatë të parët që dorëzuan mandatet ishin Ilirjan Celibashi, Eglantina Gjermeni, Klajda Gjosha, Edmond Haxhinasto, Nasip Naço, Erjon Veliaj dhe Milena Harito.  Pas zëvendësimit të tyre, radha i takoi Mimi Kodhelit, Lindita Nikollës, Arben Ahmetaj, Ilir Beqajs dhe Saimir Tahiri. Ndarja e funksioneve të ministrit dhe të deputetit ishte një premtim elektoral i socialistëve, që nisi të aplikohej në muajin dhjetor.  Ndërsa ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ai për Cështjet Vendore, Bledi Çuçi, nuk kanë një mandat parlamentar. E ndërsa sot, radhës së ministrave pa mandate deputeti iu shtuan dhe 4 ministrat. Ndërkohë, nuk dihet ende se kujt do ti kalojnë mandatet

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency