Vrasja te ish-Blloku/ Krimet e Rënda dënojnë me 35 vjet burg nënoficerin

0
156

Ndricim Balla-Majlinda HoxhaGjykata e Tiranës për Krimet e Rënda ka dënuar dje me 35 vite burg Ndriçim Ballën, i cili në tentativë për të ekzekutuar Elton Fushën, vrau shtetasen Majlinda Hoxha, ngjarje kjo e ndodhur në shtatorin e shkuar në zonën e ish-Bllokut. Dëshmitarët e ngjarjes dhe paraqitja për njohje e të dyshuarit kanë zbuluar autorin e dyshuar të vrasjes së shtetases Majlinda Hoxha, si dhe plagosjes së rëndë të shtetasit Elton Fusha më 9 shtator. Kjo Gjykatë ka pranuar pretencën e Prokurorisë së kryeqytetit, e cila kërkoi 35 vjet burg për Ndriçim Ballën.

 

Ngjarja

Vrasja ndodhi në lokalin në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, i cili ishte në pronësi të bashkëshortit të Hoxhës dhe Fusha e kishte marrë me qira.

Hetimet e Prokurorisë arritën në përfundimin se Balla mbrëmjen e 9 shtatorit të vitit 2013 u drejtua për te zona e ish-Bllokut dhe ka dashur të vrasë 38-vjeçarin Elton Fusha pas një sherri që ai ka pasur me vëllanë e të ndaluarit për një borxh 25 mijë lekë. Balla me profesion nënoficer, ka shtënë në drejtim të lotos ku Fusha ishte pronar, por për fat të keq ka vrarë Majlinda Hoxhën, ndërsa Fusha ka mbetur i plagosur rëndë. Pas ngjarjes, Ndriçim Balla u arrestua nga policia e Tiranës pas një operacioni pothuajse top sekret në Tiranë si autori kryesor i atentatit ndaj Elton Fushës që mbeti i plagosur në këtë ngjarje

 

Hetimet

Një borxh i pashlyer ka bënë motivi i vrasjes së Majlinda Hoxhës në një lokal në zemër të Bllokut një javë më parë. Viktima s’ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen, por është ndodhur në vendin e gabuar dhe me personin e gabuar, ndaj të cilit ishte shënjestruar arma e nënoficerit të Shkollës së Bashkuar, Ndriçim Balla.

Motivi i ngjarjes dhe autori i krimit janë zbuluar pas hetimeve të thelluara të bëra në policinë e Tiranës në prani të prokurorëve. Dëshmitarët e ngjarjes dhe paraqitja për njohje e të dyshuarit kanë zbuluar autorin e dyshuar të vrasjes së shtetases Majlinda Hoxha, si dhe plagosjes së rëndë të shtetasit Elton Fusha më 9 shtator.

 

“Hetim dypalësh kriminalitetit ndërkufitar dhe atij rajonal”

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, dhe ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Shtetit të Kosovës, Sylë Hoxha, diskutuan në Prizren lidhur me çështje me interes të përbashkët. Pjesë e këtij diskutimi ishin çështje që kanë interes të përbashkët në hetimin e kriminalitetit ndërkufitar dhe atij rajonal e më gjerë.

Në një takim të zhvilluar ditën e mërkurë në Prizren, drejtuesit e institucioneve hetimore theksuan rëndësinë e bashkëpunimit, sidomos sa i përket trafiqeve të natyrave të ndryshme dhe çështjeve që lidhen me përfshirjen e qytetarëve të ndryshëm në konflikte ushtarake janë Evropës. Llalla dhe Hoxha theksuan vullnetin maksimal për vijimin e hetimeve të përbashkëta kundër grupeve kriminale që shfrytëzojnë lehtësirat kufitare për të zhvilluar veprimtarinë e tyre të paligjshme.

Ky takim u krye në një kohë kur, ndërmjet Prokurorisë së Shqipërisë dhe Prokurorisë së Kosovës, është intensifikuar ndjeshëm shkëmbimi i informacionit dhe goditja e strukturave kriminale, në bashkëpunim edhe me agjenci të tjera partnere ndërkombëtare.

 

 Vrasja e Dritan Lamajt/ Zhduket dëshmitari i akuzës, shtyhet seanca ndaj Frrokut

Shtyhet përsëri për javën e ardhshme seanca ndaj Arben Frrokut, të akuzuarit kryesor për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e dëshmitarit kyç të Prokurorisë, Arben Ndoka. Në seancën e djeshme pritej që të fliste dëshmitari Arben Ndoka, i cili pretendon se ditën e vrasjes së Lamajt, ka parë në vendin e ngjarjes biznesmenin Arben Frroku. Në seancën e gjashtë gjyqësore, një shkresë e ardhur nga Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve konfirmon se janë humbur kontaktet me Ndokën.

Avokatët mbrojtës kërkuan revokim të masës së sigurisë për Arben Frrokun, ndërsa gjykata hodhi poshtë kërkesën e tyre. Avokati Genc Gjokutaj pati kërkuar ndryshim të masës së sigurisë për klientin e tij, por kërkesa nuk u pranua nga trupa gjyqësore seancën e 30 korrikut. Sipas Gjokutajt, klienti i tij “Arben Frroku po vuan padrejtësisht dënimin në burg”.

Prokuroria për Krimet e Rënda deklaroi se ka rivendosur kontaktet me dëshmitarin Ndoka, sepse më herët i kishte humbur. Ndërkohë, seanca e 10 shtatorit u shty, për shkak të mungesës së prokurorëve.

Në seancën e gjashtë gjyqësore, një shkresë e ardhur nga Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve konfirmon se janë humbur kontaktet me Ndokën.

 

 I dënuari i përjetshëm/ Dritan Dajti apelon pa avokat katër vendimet kundër tij

Dritan Dajti, i dënuari me burgim të përjetshëm, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila i ka dhënë katër dënime të përjetshme. Mësohet se Dajti e ka apeluar personalisht vendimin, pa u përfaqësuar nga ndonjë avokat. Ai akuzohet për vrasjen e katër policëve gushtin e vitit 2009, gjatë një operacioni për arrestimin e tij. Seria e seancave gjyqësore në ngarkim të tij ka shkuar mbi 200 dhe përbën një nga rastet e rralla në historinë e gjyqësorit shqiptar.

Sipas Gjykatës, pritet që të caktohet data e shqyrtimit të apelimit, ku do të jetë i pranishëm vet ankuesi Dritan Dajti. Në Gjykatën e Shkallës së Parë i pandehuri Dajti u dënua pa dhënë fjalën mbrojtëse, pasi kishte refuzuar të bënte mbrojtjen. Gjykata e dënoi me burg të përjetshëm për vrasjen e 4 oficerëve të policisë që po tentonin ta arrestonin në zonën e plazhit të Durrësit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency