Shprehi që e shkatërrojnë çdo lidhje

0
169

100913_1237_20shprehitq1Në shumë lidhje, fatkeqësisht, çiftet bëjnë gabimet e njëjta. Gjërat që e shkatërrojnë secilën lidhje janë kaq të dukshme. Zbulojini dhe shkulini rrënjësisht.

Lidhja dhe martesa janë raporte që kërkojnë shumë mund për t’u ndërtuar, por ndonjëherë kërkojnë edhe mençuri. Nuk do të besoni, por të gjithë i bëjnë gabimet e njëjta. Disa e kuptojnë në kohë këtë dhe arrijnë të kontrollohen, ndërsa disa lëshohen dhe padashur e shkatërrojnë një lidhje që ka mundur të jetë shumë e mirë dhe me një dashuri të fuqishme.

Bëhuni tolerantë, pranojini gabimet dhe detyrojeni në këtë mënyrë partnerin të bëjë hulumtime në sjelljen e vet.

 

Lëshimi i dhomës në mënyrë demonstrative

Kjo është më e shpeshtë te meshkujt. Ndodh atëherë kur njëri partner dëshiron të diskutojë për ndonjë temë (apo të parashtrojë pyetje) që nuk i pëlqen tjetrit – ose diçka fsheh, ose i duket e vështirë të diskutojë për atë gjë, ose që është një pikë e dobët e tij, apo një temë për të cilën ai ende nuk ka një përgjigje dhe ka frikë. Nëse nuk do ta pëlqejë atë që e dëgjon prej jush, mund ta lëshojnë demonstrativisht dhomën apo edhe banesën. Ky është një ves fëminor, i cili nuk shpie askund. Bëhuni të guximshëm dhe i thoni partnerit se do të flisni edhe për këtë gjë, por me tone të qeta dhe pa bujë.

 

Ofendimi

Ajo nuk do të thotë të jetë verbale. Kthimi i shikimit në ndonjë pikë tjetër është mjaft ofenduese dhe tregon mosrespekt. Kjo më shpesh ndodh te gratë.

Nuk duhet t’i rrotulloni sytë, i thoni thjesht atij se ajo që po flet është pa kuptim dhe përpiquni t’i bisedoni gjërat në detaje. Në këtë mënyrë ju vetëm mund ta largoni partnerin prej vetes.

 

Sarkazma

Personi që doni nuk është objekti ku ju duhet ta ushtroni aftësinë tuaj sarkastike. Sarkazma mund të jetë qesharake dhe e mirë kur flisni për ekonomi, politikë, në shoqëri, por në lidhje nuk ka vend për të. Kontrollohuni!

 

Puthje pa një kuptim

Kur puthja shndërrohet për ju në një përshëndetje të zakonshme si në pirjen e një gote me ujë, është koha të alarmoheni. Çfarë jeni duke bërë? Puthjet janë shumë të rëndësishme, madje edhe ato të shpejtat, për secilën prej tyre nevojitet të paktën pak kujdes, shikim në sy që rrezaton dashuri, ndonjë shaka të vogël, pak delikatesë, ndjeshmëri… Gjithçka, gjithçka, vetëm jo automatizëm.

 

Kërkim ndjese

E lamë këtë për në fund, ndonëse shumica e mendojnë si më të rëndësishmen. Nëse e shihni se keni gabuar, mos u zbutni, mos ndryshoni qëndrim, por në fillim haptazi thoni se e keni prishur keq dhe se për këtë po kërkoni falje. Por, sinqerisht. Ndonëse në fillim nuk do t’ju duket si diçka me rëndësi, ajo është tepër e vlefshme për partnerin tuaj dhe për lidhjen në përgjithësi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency