Standard.al

Zbardhet lista e parë/  Publikohen emrat e 19 726 fituesve, mundësitë për kandidatët që nuk kanë fituar asnjë degë

Driçim Çaka

studentet fitues Tabelën me pikët e fituesit të fundit për të gjitha degët dhe listën e plotë të fituesve e gjeni ne numrin e sotëm të gazetës Standard ne faqet 10 dhe 11 

Publikohen emrat e 19 726 fituesve në universitete. Ministria e Arsimit ka zbardhur ditën e djeshme listë paraprake të fituesve për të gjitha degët. Lista gjendet në faqen arsimi.gov.al dhe çdo kandidatë duhet të kërkojë nëse është fitues nëpërmjet ID-së së maturës shtetërore.

 

Regjistrimi

Regjistrimi online kryhet nga çdo kompjuter që ka akses interneti. Kur kandidati nuk arrin të realizojë procedurën e regjistrimit online ai duhet të paraqitet pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku është shpallur fitues, e cila do të kryejë procedurën e regjistrimit online të kandidatit. Regjistrimi online pranë sekretarive mësimore bëhet nga data 17 shtator deri më datë 22 shtator 2014, nga ora 08:00, deri në orën 18:00. Kandidati që paraqitet për të kryer regjistrimin online pranë sekretarisë mësimore, duhet të paraqesë vetëm një dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë). Kandidatët fitues në listat paraprake kanë të drejtë të bëjnë dy zgjedhje në momentin e regjistrimit online. Të konfirmojnë dhe kryejnë regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar në listat paraprake të shpallura, duke ndërprerë konkurrimin ose të vazhdojnë konkurrimin për të fituar një preferencë më të larte duke bërë zgjedhjen përkatëse gjatë procedurave të regjistrimit online. Këta kandidatë, së bashku me kandidatët që nuk janë shpallur fitues në listat paraprake, konkurrojnë për vendet e mbetura bosh të kandidatëve fitues të cilët nuk kanë kryer regjistrimin online.

 

Për ata që nuk kanë fituar

Cilat do të jenë mundësitë për ata kandidatë të cilët nuk kanë fituar asnjë degë? Udhëzimi nr. 30 i Ministrisë së Arsimit përcakton edhe dy mundësi të tjera për të qenë pjesë e universiteteve publike. Mundësia e parë është lista përfundimtare e fituesve, e cila publikohet në datën 29 shtator. Sipas MAS, një numër i lartë të rinjsh kanë plotësuar formularin A2, pavarësisht se do të studiojnë jashtë shtetit. Po kështu një sërë kandidatësh, u drejtohen degëve të universiteteve private, gjë që mundëson shtimin e vendeve të lira. Të gjitha këto vend do të plotësohen me listën përfundimtarë të fituesve. Mundësia e fundit për çdo maturant apo kandidatë për në universitete, do të jetë formulari A3. Ky formular do të plotësohet vetëm nga kandidatët që nuk kanë fituar asnjë degë.

 

Fituesit përfundimtarë

Pas mbylljes së regjistrimit të fituesve paraprakë, Agjencia Kombëtare e Provimeve do të shpallë, brenda datës 29 shtator 2014, listën përfundimtare të kandidatëve fitues. Lista shpallet edhe në faqen zyrtare elektronike të MAS dhe AKP. “IAL-të shpallin në vende të dukshme listat përfundimtare brenda datës 30 shtator 2014. Sekretaritë mësimore të fakulteteve nga data 1 tetor 2014 deri më 7 tetor 2014, prej orës 08:00 deri në orën 18:00, pranojnë dokumentacionin plotësues për të gjithë kandidatët fitues”, – thuhet në udhëzimin nr. 30 të Ministrisë së Arsimit

 

 

Comments are closed.