Standard.al

Mbledhje në PS/ Vendimi i grupit, Rama: Të enjten votojmë shkarkimin e Ardian Fulanit

grupi psMbledhja e djeshme e grupit parlamentar të PS-së u shoqërua me kritika dhe debate mes Kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve socialistë. Kryeministri Rama ka kërkuar që deputetët e PS-së të jenë të pranishëm në aktivitetet e qeverisë. Mësohet se kryesocialist u ka tërhequr vëmendjen deputetëve për mungesën në aktivitetin e Metës të zhvilluar në Berat dy ditë më parë, si dhe për disa aktivitete të tjera me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të atdheut. Ndërkaq, mësohet gjithashtu se debate ka pasur edhe për caktimin në çdo ministri të një koordinatori për të bërë të mundur lidhjet mes deputetëve dhe ministrave. Një koordinator pritet të ketë për çdo ministri, po ashtu edhe për Kryeministrinë. Ky vendim edhe pse u diskutua edhe në mbledhjen e shkuar, pati kundërshtime nga deputetët, me argumentet se po largohen marrëdhëniet dhe lidhjet me ministrat e kabinetit qeverisës. Gjithashtu, grupi parlamentar i PS-së pas takimit që zgjati rreth gjysmë ore, ka deklaruar se ditën e enjte, në seancën e radhës parlamentare, do të mbahet seanca për shkarkimin e Ardian Fullanit nga posti i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

 

 

Comments are closed.