Standard.al

Legalizimet/  Lame: 14 mijë objekte rrezikojnë të përjashtohen nga legalizimi

artan lame 14 mijë objekte penalizohen nga legalizimi për shkak të planit rregullues. Të dhënat u bënë të ditura nga kreu i Aluiznit Artan Lame. Në një deklaratë për mediat Lame thekoi se planet rregullues te disa komunave dhe bashkive nuk kane marrë parasysh gjendjen ekzistuese. “Janë rreth 14 mijë objekte për të cilat vazhdimi i procesit të legalizimit paralizohet nga këta kryekomunarë. I gjithë territori i Bashkisë Kamëz me planin rregullues parashikon ndërtime deri në 9 kate. Bulevardi “Berisha”, gjatë gjithë bulevardit parashikohen ndërtime të larta ndaj bllokohen dhe nuk mund të legalizohen”- u shpreh Lame. Lame theksoi se njësitë më të rrezikuara janë njësia 6 dhe 7, “Ish Fusha e Aviacionit” dhe Kombinati. Drejtoresha e Aluiznit për zonën e Kombinatit Ori Myzeqari theksoi se në këtë zonë rrezikojnë përjashtim nga legalizimi 5 mijë objekte. Ndërsa drejtori i Aluiznit për Qarkun e Tiranës Paulin Rajta theksoi se në pallatet e parashikuara nga Bashkia Kamëz 4 mijë aplikues përjashtohen nga procesi i legalizimit. Kjo pasi në projektin e bashkisë janë parashikuar që të ndërtohen pallate deri në 9 kate. Ndërsa në Komunën e Paskuqanit përjashtohen nga legalizimi 5 mijë aplikues. “Komuna Paskuqan ka miratuar në planin rregullues ndërtime të llojit Manhatan. Do fillojmë rishikimin planit për ti hapur rrugë legalizimit”- u shpreh Artan Lame. Lame bëri me dije se lidhur me situatën e krijuar i është kërkuar informacion Bashkisë së Tiranës dhe është kërkuar nga kjo e fundit që të bashkëpunojë për planin rregullues. Ndërkohë kreu i Aluiznit sqaroi se do i dërgohet një kërkesë kryeministrit Edi Rama për të rishikuar edhe një herë planin rregullues të kryeqytetit.

Comments are closed.