Inspektoriati Qendror Teknik/ Dhjetë pikat e karburanteve që abuzojnë me cilësinë e naftës dhe benzinës

0
141

nafteInspektorati Qendror Teknik ka penalizuar 10 subjekte biznesi që tregtojnë naftë dhe gaz për mungesë të respektimit të standardeve të kërkuara. Nga inspektimet e inspektorëve të IQT, ka rezultuar se dy parametrat, tregues të standardeve, pika e flakërimit dhe përqindja e squfurit kanë qenë jashtë normave. “Kontrollet e vazhdueshme po ushtrohen në të gjithë territorin ndërsa pikat e karburantit të konstatuara me probleme kanë patur pikë më të ulët të flakërimit krahasuar me përcaktimin ligjor ndërsa përqindja e squfurit disa herë më e lartë se standardi i kërkuar. Inspektorati Qendror Teknik është i vendosur të ushtrojë detyrën e tij ligjore për respektimin e ligjit dhe ndëshkimin e abuzuesve të tij”, – thuhet në një njoftim të IQT-së.

 

Abuzimet

Nga 10 pikat e karburanteve që janë gjobitur, 9 prej tyre kanë abuzuar me cilësinë dhe vetëm një pikë ka pasur mungesë të dokumentacionit. Problemi më i madh mbetet përqindja e squfurit në naftë, e cila nuk është në normat e lejuara nga Inspektorati Qendror Teknik.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency