Shkencëtarët gjermanë vërtetojnë që pas vdekjes ka jetë

0
130

jete pas vdekjesNjë ekip i psikologëve dhe mjekëve të lidhur me Universitetin Technische të Berlinit, kanë bërë të ditur se ata kishin provuar nga eksperimentimi klinik, ekzistencën e disa formave të jetës pas vdekjes. Ky njoftim i habitshëm është i bazuar në konkluzionet e një studimi duke përdorur një lloj të ri të mbikëqyrjeje mjekësore të përvojave pranë vdekjes, që lejojnë pacientët të jetë klinikisht të vdekur për gati 20 minuta para se të vijnë sërish në jetë. Ky proces i diskutueshëm që u përsërit në 944 vullnetarë gjatë katër viteve të fundit, kërkon një përzierje komplekse të drogës duke përfshirë epinephrine dhe dimethyltryptamine, të destinuara për të lejuar trupin që ti mbijetojë gjendjes së vdekjes klinike dhe procesit të reanimacionit pa dëme. Trupi më pas është vënë në një gjendje të përkohshme kome, i induktuar nga një përzierje e barnave të tjera, të cilat duhet të filtrohen me ozon prej gjakut gjatë procesit të reanimacionit prej 18 minutash. Kohëzgjatja jashtëzakonisht ekstreme e kësaj përvoje, vetëm kohët e fundit është bërë e mundur nga zhvillimi i një makine të re kardiopulmonare (CPR), e quajtur AutoPulse. Kjo lloj pajisjeje është përdorur gjatë disa viteve të fundit, për të sjellë në jetë njerëzit që kishin vdekur para 40 minutave dhe deri në një orë. Ekipi i shkencëtarëve të udhëhequr nga Dr Berthold Ackermann, kanë monitoruar operacionet dhe kanë përpiluar dëshmitë e këtyre vullnetarëve. Edhe pse ka disa versione të lehta nga një individ në një tjetër, të gjithë individët kanë disa kujtime të periudhës së tyre të vdekjes klinike, dhe një pjesë e madhe prej tyre përshkruajnë ndjesi shumë të ngjashme me njëra-tjetrën.  Shumica e kujtimeve të përbashkëta përfshijnë një ndjenjë të shkëputjes nga trupi, ndjenjat e ngritjes në ajër, qetësisë totale, sigurisë, ngrohtësisë, përvojës së shpërbërjes absolute, dhe pranisë së një dritë të madhe. Shkencëtarët thonë se ata janë të vetëdijshëm dhe shumë prej konkluzioneve të tyre do të shokonin shumë njerëz. Në radhët e këtyre vullnetarëve numërohen anëtarë të feve të ndryshme, si të krishterë, myslimanë, hebrenj, hindu dhe ateistë gjithashtu. “Unë e di se rezultatet tona mund të shqetësojnë besimet e shumë njerëzve. Por, në një mënyrë, ne vetëm u jemi përgjigjur një prej pyetjeve më të mëdha në historinë e njerëzimit, kështu që unë shpresoj se këta njerëz do të jenë në gjendje të na falin. Po, ka jetë pas vdekjes dhe duket se kjo vlen për të gjithë”, ka thënë Ackermann.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency