Lëngjet e frutave, si ndikojnë në trupin tonë

0
173

Lëngu i portokallit

lengu_ok_475877559Lëngu i portokallit përmban vitamina B dhe C, po ashtu dhe një sasi të madhe mineralesh si magnez, fosfor, kalcium dhe kalium. Lëngu i portokallit ndihmon sistemin e brendshëm të trupit. Lëngu i portokallit ndihmon në qetësimin e sistemit nervor, duke luftuar ankthin dhe pagjumësinë.

 

Lëngu i manaferrës

Ky lëng përmban sasi të mëdha të vitaminës C dhe E, ​​dy antioksidantë që ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira. Ai përmban edhe molekulat që luftojnë qelizat dhe indet e trupit që janë të lidhur me sëmundje të tilla si kanceri dhe ato të zemrës. Kjo pije është efektive në kontrollin e diabetit, pastron gjakun dhe shpesh përdoret për trajtimin e dhembjeve të fytit dhe diarresë.

 

Lëngu i mollës

Lëngu i mollës është i pasur me vitamina B dhe C. Ai është i pasur edhe me minerale si kalciumi, fosfori, magnezi dhe kaliumi. Lëngu i mollës ndihmon për trajtimin e simptomave të artritit dhe qetëson dhe pastron sistemin e tretjes. Lëngu i mollës është i shëndetshëm edhe për trajtimin e konstipacionit dhe diarresë.

 

Lëngu i kajsisë

Lëngu i kajsisë përmban shumë vitamina si B, C dhe vitamina K, substanca që ngadalësojnë procesin e plakjes. Kjo pije është e mirë edhe për forcimin e kockave, ndërsa flokëve dhe lëkurës i jep vitalitet. Është i dobishëm për trajtimin e anemisë dhe të problemeve që vijnë nga menopauza.

 

Lëngu i rrushit

Rrushi është i njohur për përmbajtje të vitaminave dhe mineraleve, duke përfshirë kalciumin, bakrin, jodin, fosforin, hekurin dhe kaliumin. Lëngu i rrushit ndihmon në rastet e kapsllëkut, për sëmundjet e zemrës, artritit, tuberkulozit, problemet e mëlçisë, hemorroideve dhe alergjive të ndryshme.

 

Lëngu i limonit

Lëngu i limonit përmban një sasi të madhe të vitaminave B dhe A. Ai pastron enët e gjakut dhe pjesë të tjera të brendshme të trupit. Limoni eliminon toksinat dhe ndihmon në pastrimin e lëkurës. Ndër të tjera, parandalon ftohjen dhe kuron artritin.

 

15 minuta ushtrime në ditë për të larguar peshën

Sa kohë ushtrime vërtet ju nevojitet nëse dëshironi të largoni peshën? Sipas një studimi, fëmijët të cilët bëjnë vetëm 15 minuta gjimnastikë të nivelit mesatar gjatë ditës, janë më pak të prirë të bëhen të trashë. Te të rriturit, kjo është më e pakta që ata duhet të bëjnë. Kur arrijmë moshën madhore, metabolizmi bie dhe ne bëhemi zakonisht më pak aktiv në jetën tonë të përditshme. Ashtu që, të rriturit e moshës së mesme mund të kenë nevojë pak më shumë se sa 15 minuta aktivitet. Sidoqoftë, studimet nuk këshillojnë që ndonjë përmbledhje vrullshme e ushtrimeve gjimnastikore mund të ndihmojë për të lënë mënjanë kilogramët. Kështu që, mos u dëshpëroni në qoftë se nuk keni një orë ose dy për t’iu kushtuar stërvitjes ditore! Ka mundësi që edhe ecjet e shkurta, të shpejta të ndihmojnë të mënjanoni peshën e tepërt. Nëse ju nevojiten këshilla, ja ku janë disa mënyra të thjeshta për të futur edhe pak aktivitet në ditën tuaj: Zgjohuni pesëmbëdhjetë minuta më herët. Do të keni një ekstra kohë të shkurtër për ca qëndrime joga ose një ecje të shpejtë rreth bllokut. Bëni ushtrime të shumëllojshme. Bëni ushtrime bjer-çohu dhe ushtrime të barkut në pauzën kur dalin reklamat televizive. Provoni të uleni për tokë derisa i pastroni dhëmbët. Shfrytëzoni kohën kur dreka po bëhet gati për të kërcyer mbi litar ose për të bërë lëvizje tjera në vend. Harro komoditetin. Ngjisni shkallët kudo që është e mundshme. Kujdesuni të merrni vetëm një shportë në supermarket, në vend të shtyni një karrocë dore të stërmbushur. Çohuni në këmbë për të ndërruar kanalet e televizorit. Rregullo kohëmatësin. Rregulloje atë të bjerë çdo orë si rikujtues për tu çuar dhe lëvizur! Mund ta shfrytëzoni këtë kohë për të shëtitur, për të ecur në korridor ose për tu ngjitur shkallëve. Zgjidh një hobi aktiv. Disa hobi, si kopshtaria ose artet luftarake, njihen edhe si stërvitje, po ashtu. Nëse kërkoni kënaqësi të reja, provoni diçka që do të bëjë vërtet trupin tuaj të lëvizë. Qëndroni në këmbë. Shfrytëzoni telefon dore kur të flisni, ose derisa flisni në celular mundohuni gjatë gjithë kohës të ecni dhe lëvizni. Çdo pjesë shtesë aktiviteti njihet si ushtrim!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency