Arrestimi i guvernatorit /  Basha: Vepër e stisur me shtytje politike. Berisha: Akt i shtetit policor dhe klikës mafioze

0
144

 

Gëzim Saliu

“Rama shfryn mllefe të shprehura me gojën e tij, kur pas emërimit të guvernatorit Fullani në mandatin e dytë, tha se shumica e tij do ta shkarkonte atë”

 

luzim basha dhe sali berisha per azem hajdarin 2014

Partia Demokratike shprehu dje reagimin e parë zyrtar për arrestimin e guvernatorit Ardian Fullani, duke e cilësuar këtë si një veprim të shtyrë fuqishëm politikisht nga mazhoranca qeverisëse. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha se forca që ai drejton mbështet hetimet dhe kërkon që ato të zbardhin personat përgjegjës, të cilët duhet të vendosen para ligjit. Por, në këtë kontekst, Basha pohoi se shteti ligjor garanton që asnjë përgjegjës të mos shpëtojë dhe asnjë person i pafajshëm të mos dënohet. “Është qëndrim i PD-së që vepra të tilla të stisura për interes mediatik nuk mund të ndodhin pa një shtytje të fuqishme politike në përputhje me orekset e Edi Ramës për të kapur Bankën e Shqipërisë dhe për të shfryrë mllefet e shprehura me gojën e tij, kur pas emërimit të guvernatorit Fullani në mandatin e dytë, shprehu se shumica e tij do ta shkarkonte atë”, – u shpreh Basha.

Berisha

Ndërkaq, ish-kryeministri, deputeti demokrat Sali Berisha, deklaroi se arrestimi i Fullanit përbën një hakmarrje politike nga ana e Kryeministrit Rama. Edhe pse nënvizoi se mbështet hetimin e plotë dhe transparencën e ngjarjes së vjedhjes së BSH-së, ai pohoi se arrestimi i guvernatorit u bë për mllefe politike. “Arrestimi i guvernatorit Fullani, një akt stalinist, i një shteti policor dhe një klike mafioze, të cilën e dënoj me ashpërsi të madhe. E di që mund të këtë qytetarë që nuk e pëlqejnë këtë deklaratë. Por atyre që nuk e pëlqejnë si duhet të dukej, që t’i arrestonin pa e pyetur për emrin. Kjo ndodh në shtete dhe klika policeske. Kam kërkuar dhe kërkoj hetim të gjithanshëm, të të gjithë atyre që janë nën bankë, të lidhur apo të palidhur me akte të shëmtuara. Por të arrestosh guvernatorin për mllefe politike, sepse këto i ke përshkruar tek “Kurbani” apo të arrestosh se e shoqja e Fullanit ka qenë në gjyqin që akuzoi babain për atësinë e fëmijës!”, – theksoi Berisha. Më tej, deputeti i PD-së tha se Fullanin e mbështet në aspektin profesional, pasi, sipas tij, së pari ai ka mundur të ruajë me fanatizëm politikën e Bankës. “Cilido të shkojë të shohë sa para i ka dhënë qeverisë së Berishës e sa para u janë dhënë qeverive të tjera, para Fullanit, nga guvernatori dhe Banka. Do të gjeni shumë mirë se paratë që u janë dhënë qeverive të tjera nga banka janë 3-4 herë më të mëdha, sepse ne kemi respektuar pavarësinë e Bankës, pasi ka qenë jetike për portofol”, – tha ai. Nga ana tjetër, sipas Berishës, Fullani ka ruajtur plotësisht përveç pavarësinë e Bankës së Shqipërisë, edhe stabilitetin e bankave të tjera, që kanë pasur periudha shumë të vështira. “Unë jam dëshmitar i përpjekjeve të tij të jashtëzakonshme për t’i shpëtuar nga kataklizma që i shtynte me forcë Edi Rama, duke u bërë thirrje qytetarëve të tërhiqnin kursimet. Çdo shtet ka procedurën e vet dhe vendet e lira i kanë të njëjta, të hetohen dhe të mbahet qëndrim. Ama të na thotë se e arrestoi guvernatorin kur në këtë rast ka një drejtor që paguhet për sigurinë e Bankës, kjo dëshmon se është vullnet i ligë i Edi Ramës të zbatojë hakmarrjen primitive të tij, si tek “Kurbani”. Këto janë qëndrime të miat, por nuk përfaqësojnë qëndrimin e PD-së”, – përfundoi reagimin e tij Berisha.

 

 

Përkujtohet Azem Hajdari

Basha: Vepra e tij, frymëzim për të mbrojtur me çdo çmim demokracinë

Partia Demokratike me në krye kreun e saj, Lulzim Basha, përkujtoi dje përvjetorin e 16-të të vrasjes së Liderit të Dhjetorit Azem Hajdari. Sipas kryedemokratit, vepra e Azemit vazhdon të jetë frymëzimi kryesor i PD-së për të mbrojtur vlerat e lirisë dhe demokracisë. “16 vjet më parë, dora kriminale e armiqve të lirisë, demokracisë dhe të drejtave themelore të shqiptarëve shtiu zjarr dhe hekur mbi trupin e tribunit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit, Azem Hajdari, në një përpjekje të kotë për të rrëzuar bashkë me trupin e tij edhe idealet dhe vlerat për të cilat ai dhe miqtë e tij u ngritën në dhjetorin e 1990, për të cilat u themelua dhe nisi misionin e saj historik Partia Demokratike. Sot, 16 vjet pas këtij krimi makabër, pas kësaj përpjekjeje për të eliminuar dhe goditur këto vlera në themel, shoqëria shqiptare përsëri po përballet me një aleancë akoma më të egër, akoma më djallëzore, të krimit me pushtetin. Pra, sot nga ky vend, si çdo ditë të ekzistencës tonë, Azem Hajdari përbën frymëzimin tonë, forcën tonë, vendosmërinë tonë për të qëndruar fort për vlerat e patjetërsueshme të demokracisë, të lirisë, të shtetit ligjor, të barazisë para ligjit, të të drejtave themelore të qytetarëve”, – u shpreh Basha në memorialin e ngritur në nder të Liderit të Dhjetorit. Më tej, ai tha se Partia Demokratike ka lindur si një parti misionare, e cila bëri të mundur pas 50 vitesh, që shqiptarët t’i njihnin dhe t’i gëzonin të drejtat kryesore të një sistemi demokratik. “Partia Demokratike nuk do tërhiqet asnjë çast para kësaj ofensive të pushtetit me krimin për t’i zhbërë këto të drejta e për t’i nënshtruar shqiptarët përsëri si në kohët më të errëta të diktaturës moniste”, – theksoi kreu i PD-së. Po ashtu, pas vizitës në memorialin pranë ish-selisë blu, kryedemokrati i shoqëruar nga deputetët Berisha, Selami, Topalli, Bode etj., ka vizituar Varrezat e Dëshmorëve si edhe shtëpinë e Liderit të Dhjetorit, ku zhvilloi një takim me bashkëshorten e tij si dhe me dy djemtë.

 

 

Dasma e ministrit

PD: Thellohet skandali, dasma faturohet si aktivitet kulturor

Partia Demokratike ka vazhduar dje serinë e denoncimeve ndaj dasmës që zhvilloi ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, duke e akuzuar se eventi është faturuar si aktivitet kulturor. “Qejfet e Erionit na qenkan, sipas qeverisë, aktivitet kulturor. Skandali i restaurimit të Kalasë së Gjirokastrës enkas për dasmën qeveritare, i mbajtjes atje të traku-festës me fondet publike, në shërbim të dasmës qeveritare, u pasua të nesërmen nga skandali i Pezës. Abuzim i pastër me pushtetin, shpërdorim parash, vënia e infrastrukturës shtetërore në shërbim të interesave personale. Çfarë duhet të ndodhë më shumë, që Erion Veliaj të përgjigjet”, – theksoi koordinatorja për mediat e PD-së, Silvi Bardhi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency