Standard.al

Punimet në sheshin “Nënë Tereza”/ Basha: Bashkia flet me vepra, ata që e kishin për detyrë, e lanë për 11 vjet në degradim

basha te punimet e sheshit nene terez“E rëndësishme është që Bashkia e Tiranës bën punën që nuk e kanë bërë ata që e kanë pasur për detyrë. Ata që e kanë pasur për detyrë të bënin punën, bënin llogjet edhe sot llogje bëjnë”

 Projekti i miratuar në shtator të 2013-ës për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza ka nisur të zbatohet. Punimet po ecin me ritme të shpejta, duke qenë se në këtë shesh do të mbajë meshën e tij Papa Françesku pas 9 ditësh. Punimet ditën e djeshme i ka inspektuar dhe kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, i cili përmendi se sheshi “Nënë Tereza” do t’i rikthehet qytetit dhe qytetarëve si një hapësirë jo vetëm historike, por edhe publike e urbane, edhe zbavitëse dhe pushimi. “Dua të përgëzoj kontraktorin e Bashkisë së Tiranës, i cili në bashkëpunim të ngushtë me ndërmarrjet publike të Bashkisë së Tiranës kanë bërë të mundur nisjen me sukses të një projekti të Bashkisë së Tiranës të hartuar në vitin 2012. Ky projekt konsiston në rehabilitimin e plotë të sheshit historik “Nënë Tereza”, shesh i cili për më shumë se dy dekadash është lënë në harresë dhe ka degraduar në të gjithë parametrat e tij”, – u shpreh kryebashkiaku. Zbatimi i projektit u nda në dy faza. Faza e parë, e cila është drejt përfundimit, ka synim kthimin e sheshit “Nënë Tereza” në një hapësirë të denjë për vizitën e Papa Françeskut. “Investimi i Bashkisë së Tiranës në këtë shesh ishte parashikuar për fillimin e vitit të ardhshëm, por për shkak të vizitës historike të Papës Françesku, ne kemi marrë pjesën tonë të përgjegjësive, duke përshpejtuar nisjen e punimeve në këtë shesh. Punimet që shikoni tani do të bëjnë të mundur një pritje dinjitoze, siç u ka hije shqiptarëve, të Papës më 21 shtator”, – theksoi Basha. I pyetur lidhur me tentativën e qeverisë për të marrë meritat e punës që po kryen Bashkia në sheshin “Nënë Tereza”, Basha tha se Bashkia po bën punën që nuk e bënë 11 vjet ata që e kishin për detyrë. “E rëndësishme është që Bashkia e Tiranës bën punën që nuk e kanë bërë ata që e kanë pasur për detyrë. Ata që e kanë pasur për detyrë të bënin punën, bënin llogjet, edhe sot llogje bëjnë”, – përmendi Kryebashkiaku.

 

Punimet

Punimet në sheshin “Nënë Tereza” do të vazhdojnë edhe pas datës 21 shtator. “Menjëherë pas kësaj vizite puna do të vazhdojë me ritme të larta për ta kthyer sheshin “Nënë Tereza” në një nga pikat më të frekuentuara, më çlodhëse, me një identitet të rigjetur, modern dhe evropian për qytetarët e Tiranës, për kryeqytetasit dhe për të gjithë shqiptarët. Në përfundim të punimeve do të bëhet e mundur që ky shesh të mundësojë përsëri rolin që ka aktualisht si një “valvul” jo e parëndësishme e trafikut, por kryesisht të kthehet në një shesh pedonal, për qytetarët, për familjarët, për fëmijët, një shesh çlodhjeje”, – përmendi kryetari i Bashkisë.

 

Investimet

Kryebashkiaku Basha ka theksuar se investimi në sheshin “Nënë Tereza” është pjesë e vizionit të Bashkisë për Tiranën e shekullit XXI. Investimet janë shtrirë në çdo cep të kryeqytetit dhe Bashkia, sipas Bashës, flet me vepra dhe jo me llogje. “Bashkia e Tiranës, krahas përkushtimit që ka për cilësinë e jetës së qytetarëve anembanë qytetit, në periferi, në lagjet e banimit, krahas vizionit që ka për Tiranën e shekullit XXI, përmes investimeve strategjike, siç është bulevardi i ri i Tiranës, u ka rikthyer vëmendjen edhe qendrave të vjetra të qytetit, të cilat u lanë pas dore për një kohë shumë të gjatë, siç ishte sheshi “Nënë Tereza”, sheshi “Italia”, i cili po kështu do të jetë pjesë e këtij rehabilitimi; siç ishte hapësira publike pas Pallatit të Kulturës, siç mbeti për fat të keq, derisa vumë dorë edhe sheshi “Skënderbej”. Veprat flasin vetë. Bashkia e Tiranës dhe kryetari i Bashkisë preferon të flasë me vepra dhe jo me llogje, siç thotë populli, është një shqiptarizim i fjalëve”, – tha kryebashkiaku Lulzim Basha.

 

Dasma e Veliajt/ Të rinjtë, protestë para Ministrisë së Mirëqenies Sociale

Një grup të rinjsh kanë protestuar përpara zyrës së ministrit të Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, duke kërkuar prej tij të bëjë transparencën e nevojshme në lidhje eventet në Kalanë e Gjirokastrës dhe në Pezë, pas dyshimeve se ai i shfrytëzoi ato për të organizuar dy ceremonitë e dasmës së tij. Sipas të rinjve protestues, që shfaqën kërkesat e tyre në pankartat që mbanin në duar, ministri Veliaj duhet të japë llogari edhe nëse ka përdorur postin publik për përfitime personale. Protesta zgjati rreth 30 minuta dhe menjëherë pas largimit të kamerave dhe gazetarëve disa të rinj u shoqëruan në polici, ku shkuan për të marrë informacion edhe dy deputetë të Partisë Demokratike, të cilët kërkuan lirimin sa më shpejt të të rinjve. “Ky shoqërim është i padrejtë, thjesht sepse këta kanë protestuar për ministrin Veliaj, për dasmën pompoze, me shpenzime marramendëse dhe me paturpësinë më të madhe ministri deklaron se punët e mëdha bëhen pa para, autostrada, rrugë, dasma. Dhe çelësin e zgjidhjes e paska ministri Veliaj”, – u shpreh deputeti Bedri Mihaj. Policia e Tiranës thotë se të rinjtë janë ndaluar për tubim të paligjshëm.

 

Lista/ Emrat e farmacistëve që u janë miratuar certifikatat

Urdhri i Farmacistit ka publikuar listën më të fundit, me emrat e atyre farmacistëve që u janë miratuar certifikatat. Farmacistët e mëposhtëm mund të shkojnë pranë UFSH-së, për të tërhequr certifikatën.

Joana Mihani

Xhensiela Broka

Jonida Karaj

Drilona Ukperaj

Anxhela Dallto

Alketa Zera

Sokol Meta

Adelina Meta

Hesjona Avdiko

Arianita Ndoja

Donika Ahmati

Malvina Hoxha

Amazona Kallupi

Hamide Kovaçica

Blerim Shehu

Mitiana Trungu

Elbrand Tato

Rigerta Zyryku

Elona Spahiu

Hamide Kovaçica

Aurel Lamaj

Elenica Dimareli

Vjollca Beri

Comments are closed.