Standard.al

Intervista për radion kineze në shqip/ Rama zbardh marrëveshjet e lidhura me kinezët: Investime në infrastrukturë dhe portin e Shën Gjinit

edi rama ne kine“Kryeministri Li ka bërë prezent nismën e qeverisë për t’i dhuruar  qeverisë shqiptare një grand prej 10 milionë juanësh”

Kryeministri Edi Rama gjatë forumit Ekonomik Botëror, mësohet të ketë lidhur një sërë marrëveshjes me palën kineze. Në një intervistë për seksionin shqip të Radios së Jashtme të Kinës, e cila ka filluar transmetimet 45 vjet më parë, Rama shprehur se për ndërtimin e ‘Rrugës së Arbrit’ ka biseduar me homologun kinez Li Keqiang, me të cilin zhvilloi një takim zyrtar, ndërkohë që qeveria shqiptare dhe ajo kineze janë në prag të përfundimit të një marrëveshje për financimin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit. Takimi i dy kryeministrave u zhvilluan në Tianjin, ku të dy udhëheqësit ndodheshin për të marrë pjesë në Forumin Veror Ekonomik të Davosit. Gjithashtu qeveria kineze do të financojë 10 milionë juan ose 126 mijë euro për të arsimin në Shqipëri. Mësohet se kjo është një dhuratë e qeverisë kineze për transformimin e mësimdhënies përmes inovacionit në vendin tonë.

 

Kjo është vizita juaj e parë në Kinë që pas marrjes së detyrës së kryeministrit. Sot mbyllët një takim me homologun kinez zotin Li Keqiang, çfarë tema prekët në takim dhe çfarë pritshëmrish keni nga vizita në Kinë?

Është e vërtetë, kjo është vizita ime e parë në Kinë si kryeministër, dhe kjo është takimi i dytë me kryeministrin e Kinës pas takimit të zhvilluar në Bukuresht në mbledhjen e thirrur prej tij me pjesëmarrjen e të gjithë drejtuesve të qeverive të vendeve të Europës Lindore dhe Qendrore. Praktikisht takimi ka qenë vazhdë e takimit të nisur me plane të reja me projekte të reja dhe mundësi të reja që ka sot Shqipëria dhe rajoni për të rritur bashkëpunimin me Kinën.

 

-Cilat fusha shikoni më me përparësi për zhvillimin e bashkëpunimit me Kinën?

Ka një komponent që lidhet drejtpërdrejt me mbështetjen e qeverisë kineze, por ka dhe një komponent tjetër qe lidhet me krijimin e kushteve për sipërmarrjet private kineze. Për sa i përket pjesës që lidhet me qeverinë kineze, ne praktikisht jemi duke finalizuar një marrëveshje për financimin e punimeve për Rrugën e Arbrit, dhe ndërkohë jemi duke diskutuar për një serë projektesh të reja, ku do të përmendja projektin e sistemit hekurudhor që mund të jetë një projekt i finacueshëm nga pala kineze, duke pasur parasysh dhe interesimin e shprehur nga qeveria kineze për rajonin në tërësi në këtë aspekt, projektin e autostradës së kaltër, gjë që e kemi biseduar edhe në takimin e Bukureshtit, padyshim projekte që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e bujqësisë dhe jo vetëm të infrastrukturës, peshkimit, por edhe të arsimit. Praktikisht sot kryeministri Li ka bërë prezent nismën e qeverisë për t’i dhuruar qeverisë shqiptare një grand prej 10 milionë juanësh të cilat do të shkojnë për financimin e projektit tonë të madh të transformimit të sistemit të mësimdhënies përmes inovacionit dhe kemi folur edhe për portin e Shën Gjinit, që është një projekt madhor dhe që besojmë se ka një interes konkret.

 

-A mund të na thoni zoti kryeministër në çfarë drejtimesh do të punoni për të integruar vendin në Bashkimin Europian?

Ne jemi në një proces të ri pas marrjes së statusit të vendit kandidat dhe drejtimet e këtij procesi janë shumë të qarta. Ato lidhen me demokratizimin e mëtejshëm përmes forcimit të ligjshmërisë, përmes formimit të institucioneve, forcimit të të gjitha sistemeve përmes të cilave zhvillohet jeta publike në Shqipëri por dhe zhvillohen marrëdhëniet midis individit dhe shtetit. Kështu që në këtë aspekt një vend të veçantë do të luajë vazhdimi i betejës kundër korrupsionit, si një betejë për modernizimin e shtetit në radhë të parë dhe modernizimit e sistemit. E s’ka dyshim pastaj përafrimi i legjislacionit dhe i vijës së përgjithshme së sjelljes së shtetit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

 

-Turizmi është bërë një sektor i rëndësishëm për zhvillimin, si do të punoni në këtë drejtim?

Sigurisht që zhvillimi i turizmit është një prioritet kombëtar sepse turizmi është një nga burimet e reja të rritjes ekonomike për Shqipërinë. Nga njëra anë ne kemi filluar një punë intensive për të siguruar më shumë pastërti, por sigurisht kjo punë do të vazhdojë për të ndërtuar sisteme të qëndrueshme të pastrimit dhe të higjienës së plazheve tona në radhë të parë, dhe nga ana tjetër për të përmirësuar infrastrukturën me një sërë projektesh që do të vijnë vitin e ardhshëm dhe vitet në vazhdim, dhe sigurisht për të nxitur investimet e huaja apo private qofshin dhe shqiptare me modele të reja të zhvillimit dhe sipërmarrjes në turizëm.

 

-Zoti kryeministër seksioni shqip i Radios së Jashtme të Kinës ka filluar transmetimet 45 vjet më parë, çfarë imazhi të Shqipërisë duhet që ne t’i përcjellin publikut kinez?

Ne kemi një histori të gjatë të përbashkët e cila është një ndihmë e madhe në këtë drejtim dhe e bën më të lehtë punën tuaj, por sigurisht që sot jemi në një kapitur krejt tjetër të historisë së marrëdhënieve tona, në një kohë krejtësisht të re strategjish zhvillimi dhe qasje tërësisht të reja në raport me të ardhmen dhe me njëri tjetrin. Dhe natyrshëm Shqipëria nuk është ajo ishte dikur për Kinën, dhe pesha e Shqipërisë në raportet e Kinës me botën është shumë më relative, por nga ana tjetër kjo nuk do të thotë që ne të mos i bëjmë të gjitha përpjekjet që Shqipëria të tërheqë vëmendjen e opinionit publik në Kinë dhe të tërheqë vëmendjen e njerëzve që në radhë të parë janë të dhënë pas udhëtimeve, desitnacioneve të reja, për ta bërë Shqipërinë një destinacion të ri turistik edhe për kinezët.

 

Pas takimeve me zyrtarët e lartë/ Rama leksion në universitetin kinez, takime me ekipin e basketbollit të femrave

Gjatë vizitës së tij në Kinë, Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar për të mbajtur një leksion në Universitetin e Financës dhe ekonomisë të Tianjinit, një nga 15 universitetet më të mira në Kinë. Në fjalën e tij Kryeministri u shpreh se qeveria po punon me këmbëngulje për eliminimin e disa pengesave kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm, si informaliteti dhe çështjet e pronësisë, “duke u siguruar që, të paktën 70% e pronarëve të tokave, të zotërojnë titujt e plotë të pronësisë mbi tokën e tyre deri në fund të këtij mandati. Në të njëjtën kohë, duke ndërmarrë reforma në tatime e dogana, reformën administrative, si edhe duke zhvilluar një proces të vazhdueshëm liberalizimi e novacioni, qeveria po trajton një sërë problemesh që janë thelbësore, qoftë për ekonominë, ashtu edhe për shoqërinë. Në lidhje me çështjet ndërsektoriale, një tjetër aspekt kyç është qasja e qeverisë kundrejt investuesve dhe sipërmarrësve. Që prej një viti, tashmë, qeveria e re ka nisur të ndërtojë një raport partneriteti me komunitetin e biznesit dhe investuesit”,-tha Rama. Ai theksoi se së fundmi qeveria ka miratuar një paketë masash mbështetëse për sektorin e manifakturës, i cili përfshin dhënie të hapësirave publike me qira prej 1 euro në vit, për disa vite radhazi, mbështetje për trajnimin  e punonjësve, si dhe mbështetje për shpenzimet e sigurimeve të tyre shoqërore. Në përfundim të fjalimit të tij, Kryeministri u takua edhe me ekipin e basketbollit të femrave të universitetit, i cili është zgjedhur për 9 herë rresht kampion në Kinë.

 

Comments are closed.