Standard.al

Gënjeshtrat që burrat u thonë femrave

meshkujt genjejneGënjeshtrat nganjëherë janë të nevojshme, vetëm për të ngacmuar partneren dhe për të gjallëruar pak lidhjen. Por ka ndryshime thelbësore ndërmjet gënjeshtrave që thonë meshkujt dhe gënjeshtrat që thonë femrat. Zakonisht femrat kanë prirjen të gënjejnë vetëm për të bërë personin tjetër të ndihet mirë: Gatimi yt është shumë i shijshëm, më pëlqen shumë (Kur ajo nuk e pëlqen aspak atë).

Ndërsa në brendësinë e gënjeshtrave të meshkujve fshihet egoja mashkullore. Meshkujt gënjejnë për t’u ndier më superiorë, për të fshehur gjëra, për t’u bërë edhe më shumë interesantë. Prandaj, edhe femrat duhet të dinë tipin e gënjeshtrave që bëjnë partnerët e tyre, në mënyrë që të dinë se kur duhet të bëjnë reagimin ndaj partnerëve, dhe kur duhet ta pranojnë gënjeshtrën e tyre.

 

U diplomova si nxënësi më i mirë i klasës.

Ky është rasti klasik i gënjeshtrës ku meshkujt dëshirojnë të dalin në rastin superior për të befasuar femrat. Nëse gënjeshtra vazhdon deri në martesë, atëherë do të zbulohet së shpejti. Meshkujt e kanë të vështirë të pranojnë dështimin e tyre, prandaj dhe femra duhet të kuptojë se sa e rëndësishme është kjo për partnerin e saj. Një mashkull, i cili nuk është i aftë të pranojë mossukseset e tij, më vonë do të fajësojë partneren për mosfunksionimin e lidhjes së tyre.

Më pëlqen ambienti yt. Gënjeshtra e duhur për të bërë partneren tuaj që të bjerë në dashuri. Komplimenti. Ti je kuzhiniere më e mirë se mamaja ime, një kompliment të cilin çdo femër e adhuron. Ndërsa gënjeshtrat me ego mashkullore sinjalizojnë probleme të rënda në një marrëdhënie, të cilat shumë shpejt mund të shkaktojnë ndarjen në çift. Nëse një mashkull thotë që “e vlerësoj punën që bën partnerja ime, por nuk më duket dhe aq domethënëse”, atëherë kjo do të thotë që ai është i pakënaqur nga diçka, kujdesi familjar, ndaj fëmijëve ose partnerit.

 

Shpirt, je më e mira.

Gënjeshtra që funksionon më së miri ka të bëjë me marrëdhënien seksuale. Ndoshta sepse kjo është pjesa më e ndjeshme tek femrat. Në fakt, në këto momente meshkujt kanë më shumë prirje të gënjejnë. Fakti kryesor që e bën një mashkull të ndërmarrë vendime serioze në një marrëdhënie është bukuria dhe seksualiteti. Dhe nëse një mashkull ka probleme ose ndrydhet në marrëdhënie, femra duhet ta bëjë atë të shprehet. “Nuk mund të të marr në telefon, sepse nuk e di ku do të jem”. Këto janë gënjeshtra të hidhura, të cilat tregojnë që një marrëdhënieje i ka ardhur fundi, dashuria është venitur.

 

Sekretet e gjestit dhe të shikimit

Gjesti është, pas zërit, një nga elementet më të rëndësishme të artit të të folurit. Gjesti duhet t’u përgjigjet dy kërkesave: para së gjithash të jetë në harmoni të plotë, në përputhje absolute me tonin e frazës e të diskutimit. Të ketë lindur, si të thuash, nga vetë fjalët si një rezultat natyror pa as më të voglën ndjenjë sforcimi. Së dyti, ai duhet të jetë i përbërë nga një masë që të mos jetë në kontrast me më të paktën shije të mirë. Gjestit duhet t’i përgjigjen duart, parakrahët (shumë rrallë krahët), fare pak trupi. Absolutisht kurrë këmbët. Asgjë nuk të bën më qesharak e më antipatik para dëgjuesve se lëvizja poshtë e lart si një kafshë në kafaz, kur je i detyruar të flasësh apo përplasja e këmbëve ose lëvizja e gjunjëve, duke bërë të vibrojë ritmikisht palën e pantallonave. Përpos kësaj duhet të keni kujdes që gjesti të mos jetë monoton.

Të njëjtat lëvizje të përsëritura me shpeshtësi përfundojnë në marramendjen e antipatinë e auditorit. Nuk duhet tepruar. Rousseau arrinte të fliste me aftësi të pakrahasueshme pa kryer as edhe një gjest të vetëm. Por që të mund të arrish në një rezultat të tillë, për të bërë të mundur mungesën absolute të çdo gjesti, janë të domosdoshëm një studim i madh dhe një aftësi e jashtëzakonshme. Vetëm kur të keni krijuar një “stil të fjalës” do të mund të arrini të bëni më pak gjeste. Për tani, nëse s’mund të bëni më pak, përpiquni ta përdorni, por me kujdes e me kursim.

 

Shenjat të cilat tregojnë se ai do të martohet me ju!

Në sezonin e verës mbizotërojnë kryesisht evenimentet e dasmave, kjo është edhe arsyeja përse ne tani do t’ju paraqesim një informacion rreth martesës dhe shenjat që ajo është afër jush. Ja disa nga shenjat që mashkulli bën kundrejt jush, të cilat nënkuptojnë që ai ka me të vërtetë qëllime serioze; si p.sh.:

Ai fillon të thotë: ‘Ti je e vetmja e cila…’ kur një mashkull fillon t’i tregojë një femre se sa e veçantë është ajo për të, që nuk ka takuar ndonjëherë një femër që ta bëjë të ndihet si e bën ajo, tregon që ai ka rënë në dashuri dhe është gati të ndërmarrë hapa seriozë në lidhjen e tyre.

Të fton në rastet familjare. Kur partneri juaj fillon t’ju ftojë në rastet familjare që ai ka, si ditëlindje, mbrëmje familjare, tregon që, tani, partneri ndihet më se i bindur dhe është gati t’ju prezantojë me të afërmit.

Ju konsideron pjesë të skuadrës.

Duke marrë parasysh faktin që jeta e mashkullit është e ndërtuar mes sfidave, karrierës, problemeve ekonomike dhe të jetës, ai tashmë ju konsideron pjesë të jetës tij. Pjesë e skuadrës me të cilën mund të flasë të diskutojë, të hapet rreth problemeve që ai ka.

Ai fillon të tregohet më i dashur.

Sapo ai të ketë vendosur dhe të jetë më se i bindur që ju do të jeni partnerja e ardhshme, sjellja afektive ndaj jush do të jetë më e ëmbël. Do t’ju trajtojë me dashuri dhe do t’ju ledhatojë sa herë që t’i jepet mundësia.

Ai ju kërkon që të jetoni bashkë.

Ai ju kërkon që të jetoni bashkë, jo vetëm si qëllim për të kursyer ekonominë e tij personale, por edhe dëshira për të pasur pranë tij një person që e do, ndihet mirë me atë. Dëshiron të ketë një bashkëshorte, e cila kujdeset për atë. Nga kjo fazë, partneri do të kërkojë që ju të ndani edhe gjëra të tjera përveç dhomës suaj të përbashkët, që do të thotë, ai do që të bisedojë, do mirëkuptim, mbështetje, optimizëm dhe shumë detaje të tjera në një bashkëjetesë.

Kur ai fillon të dëshirojë fëmijë.

Nëse partneri juaj fillon dhe të përmendë fëmijë dhe dëshirën për t’u bërë baba, do të thotë që ai është gati të krijojë një familje të tijen dhe është i bindur që këtë familje do ta krijojë me ju.

 

 Hapat për të mbajtur një lidhje të fortë!

Për të mbajtur një lidhje të shëndetshme dhe të qëndrueshme është më e vështirë se sa për të krijuar një të tillë. Përkushtimi dhe respekti është fjala kyçe e një lidhjeje të shëndetshme. Ju duhet të jeni të kujdesshëm dhe të keni një qasje pozitive rreth lidhjes suaj. Nëse ndiqni disa rregulla bazë, atëherë ju do të përballeni pa problem në mbajtjen e marrëdhënieve të mira në lidhjen tuaj!

Rregulli i parë dhe me kryesori është të jeni besnik ndaj partnerit tuaj. Ju duhet t’i besoni partnerit tuaj në çdo gjë dhe kjo përfshin edhe problemet me të cilat jeni duke u përballur dhe gjithashtu ndonjë iniciativë, të cilën jeni duke e ndërmarrë.

Komunikimi është një tjetër faktor i rëndësishëm. Çdo formë e mungesës së komunikimit dërgon në mosbesim dhe zvarrit mendjen e partnerëve dhe kjo mund të tronditë themelin e marrëdhënies përtej riparimit.

Ju duhet të dëgjoni partnerin tuaj me vëmendje dhe durim. Të jeni të sinqertë dhe dashamirës për atë se çfarë partneri juaj ka për të thënë. Ndoshta ju nuk mund të jeni në një situatë për t’i ofruar ndonjë ndihmë, por durimi paguan dhe nxit besimin e partnerit dhe në këtë mënyrë ndërton stabilitetin e marrëdhënies suaj.

Dhënia e respektit emocional është një faktor i rëndësishëm për mbajtjen e një lidhjeje të shëndetshme. Ju mund të mos pajtoheni me partnerin tuaj në çështje të ndryshme, mirëpo në qoftë se ju i respektoni mendimet emocionale, atëherë me siguri do të ndihmojë në ndërtimin e një lidhjeje të shëndetshme.

Mirësia është një tjetër manifestim i një lidhjeje të shëndoshë. Është vetëm një mënyrë tjetër për të thënë se ju vjen keq për ndonjë ofendim që i është bërë partnerit tuaj.

 

 

Comments are closed.