Vizita e Papës/ Ja skena ku do të mbahet mesha më 21 shtator

0

skena e papesKjo do të jetë skena , prej ku Papa Françesku do të mbajë meshën e posaçme me 21 shtator në Tiranë.Fotoja është publikuar nga kryeministri Edi Rama në faqen e tij zyrtare fb. “Skena e ngjarjes historike te 21 shtatorit, prej ku Papa Françesku do te jape meshen e posaçme dhe te shumepritur” shkruan ai. Vizita e Papa Franceskut në Tiranë në datën 21 shtator do të jetë nën masa të rrepta sigurie.Vizita e tij kulmon me meshën që do të mbahet në orën 11:00 në sheshin “Nënë Tereza”. Në kuadër të masave të sigurisë, Garda e Shqipërisë ka njoftuar paraprakisht se hyrja e të gjithë të ftuarve duhet të bëhet deri në orën 09:00 të mëngjesit dhe më pas, nuk do të ketë mundësi të futet askush pasi nuk lejohet nga Garda. Sipas njoftimit të dhënë nga Konferenca e Ipeshkvnore e Shqipërisë, vendi i hyrjes do të jetë në rrugicën mes Universitetit të Arteve dhe Korpusit Qëndror të Universtitetit Politeknik. Papa Françesku do të mbërrijë në Tiranë në datën 21 shtator, ku do të ketë një axhendë të ngjeshur takimesh.