Skema me ndryshime/ Si llogaritet pensioni për pagat mesatare për vitet 1994-2014

0

pensionist-haende-apaSkema e re e pensioneve ka ndryshuar mënyrën se si do të llogariten përfitimet. Në bazë të tabelave të publikuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, çdokush mund të llogaritë vetë pensionin e tij. Llogaritja bëhet duke shumëzuar vitet e punës me pagën mesatare të secilit.

Loading...

 

Ndryshimet në ligj

Sipas ndryshimeve në ligjin për sigurimet shoqërore, kontributi llogaritet dhe paguhet mbi pagën bruto, brenda kufijve të pagës minimale në shkallë vendi dhe pagës maksimale për efekt kontributi për sigurimet shoqërore, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, e cila është në fuqi në datën 31.12.2014. Pas datës 1.1.2015, paga maksimale për efekt kontributi indeksohet në të njëjtën kohë dhe në atë masë që indeksohet paga minimale në shkallë vendi. Kontributi minimal për personin e punësuar, punëdhënësin dhe të vetëpunësuarin është i barabartë dhe llogaritet mbi bazën e pagës minimale në shkallë vendi. Personat e vetëpunësuar në bujqësi paguajnë kontribut për pension dhe barrëlindje të llogaritur mbi pagën minimale në shkallë vendi. Pagesa e kontributit bëhet çdo tremujor. Të ardhurat për sëmundje janë 70 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës, kur i siguruari ka deri në 10 vjet sigurim dhe 80 për qind kur i siguruari ka mbi 10 vjet sigurim. Për periudhën që përfituesi është shtruar në spital, kur nuk ka njeri në ngarkim, të ardhurat për sëmundje janë 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës. Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, e llogaritur sipas nenit 59, të këtij ligji. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

 

Formula për llogaritjen e pensioneve nga 1 janari

Formula e re për llogaritjen e pensionit: P= PS + Sh, ku:

P është masa e pensionit mujor

PS është pensioni social, masa e të cilit është jo më e lartë se masa e pensionit të pjesshëm, që arrihet nga skema kontributive

Sh është shtesa, vlera e së cilës është 1% e vlerës së bazës së vlerësueshme për çdo vit, e cila përfaqëson raportin e kontributeve mesatare në vitin aktual, me kontributet mesatare të viteve të mëparshme.

 

 Pagat mesatare si llogaritet pensioni

Vitet, Indeksi, Indeksi i propozuar, Pagat, Baza e vlerësuar aktuale, Baza e vlerësuar e propozuar

1994 5.86 8.59 4,110 24,078 52,980

1994 5.86 8.59 6,400 37,493 55,000

1995 4.44 6.92 7,950 35,283 55,000

1996 3.24 5.37 10,250 33,205 55,000

1997 2.97 5.37 10,250 30,463 55,000

1998 2.44 4.48 12,275 29,903 55,000

1999 2.32 3.64 16,758 38,880 61,039

2000 2.13 3.31 18,434 39,237 61,077

2001 1.99 2.83 19,909 39,604 56,349

2002 1.74 2.62 23,220 40,518 60,843

2003 1.60 2.34 25,075 40,142 58,667

2004 1.46 2.13 28,054 40,828 59,672

2005 1.30 1.93 32,252 41,909 62,372

2006 1.27 1.76 35,185 44,824 61,856

2007 1.22 1.67 42,485 52,042 61,885

2008 1.10 1.48 47,200 52,088 62,318

2009 1.06 1.36 53,400 56,663 62,675

2010 1.05 1.30 55,400 58,203 62,873

2011 1.05 1.25 58,100 61,040 63,400

2012 1.02 1.20 59,800 60,996 63,641

2013 1.00 1.16 62,300 62,300 63,826

2014 1.00 1.00 64,169 64,169 64,169

Pensioni sipas formulës së re për pagat mesatare: P = 6,640 (PS) + 35% * 57,240 = 26,680

 

Loading...