Aksidentohet eskorta e Presidentit Bujar Nishani

0

eskorta e nishanitAksidentohet një prej makinave të eskortës së Presidentit të Republikës Bujar Nishani në aksin Elbrazhd-Elbasan. Aksidenti ka ndodhur mesnatën e të hënës, ndërsa eskorta e presidentit kthehej nga Korça në drejtim të Tiranës, por është mësuar vetëm këtë të mërkurë. Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar lehtë vetëm drejtuesi i automjetit. Në automjet ndodhej dhe Krenar Ahmeti, Ish Shef i Qarkullimit në Tiranë, i cili referuar burimeve të policisë së Elbasanit nuk ka pësuar dëmtime. Kjo është hera e dytë që një prej makinave të eskortës së presidentit aksidentohet. Ngjarja u shënua në shtator të 2013, ndërsa një prej makinave dilte nga vila qeveritare në Durrës.