Skema e re/ Të drejtat që fitojnë pensionistët, kushtet për të marrë pagesë si invalid

0
126

pension invalidPensionet për personat që u lind e drejta deri më 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë, caktohen sipas dispozitave ligjore që kanë qenë në fuqi deri në atë datë dhe nuk janë objekt ndryshimi apo rillogaritjeje përveç indeksimit dhe kompensimit

 Të gjithë pensionsitë që sot marrin rregullisht të ardhurat e tyre mujore, nuk do të preken nga skema e re përveç një rritje e pensionit në masën 150-200 lekë që do të bëhet pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në ligjin për sigurimet shoqërore. Nga ligji i ri të moshuarit, por dhe kategoritë e tjera (invalidët, gratë shtatëzëna, paaftësi në punë, pagesë papunësie etj), do të përfitojnë një sërë të drejtash.

 

Të drejtat e fituara

Sigurimi shoqëror është jofitimprurës. Me kontributet e derdhura garantohet pagesa në para për të kompensuar pakësimin e të ardhurave në një shumë që mbulon të paktën një standard minimal jetese, i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave. Kur standardi minimal i jetesës nuk arrihet nga pensioni, për pensionistët me datë fillimi deri më 31.12.2014, Këshilli i Ministrave ka të drejtë të vendosë një shtesë të ardhurash në formë kompensimi të plotë. Pensionet e caktuara në bazë të ligjit nr. 4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore të Republikës Popullore të Shqipërisë”, me të gjitha ndryshimet e tij të mëvonshme, quhen të mirëqena dhe nuk janë objekt i ndonjë ndryshimi, me përjashtim të indeksimit dhe kompensimit. Pensionet për personat që u lind e drejta deri më 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë, caktohen sipas dispozitave ligjore që kanë qenë në fuqi deri në atë datë dhe nuk janë objekt ndryshimi apo rillogaritjeje përveç indeksimit dhe kompensimit, sipas përcaktimeve me vendim të Këshillit të Ministrave. Personat, që marrin përfitime afatshkurtra për paaftësi, barrëlindje, sigurim papunësie etj., me datë fillimi përpara datës 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë, do ta përfitojnë atë në masën dhe kriteret e përcaktuara në dispozitat që kanë qenë në fuqi deri në atë datë. Personat, të cilët deri në datën 31.12.2014, merrnin pension pleqërie, pension të parakohshëm, pension familjar, pension për vjetërsi shërbimi, pension për vjetërsi shërbimi në raste të veçanta, do të vazhdojnë të tërheqin pensionin e tyre. E njëjta gjë do të zbatohet edhe për shtesat e dhëna për pjesëmarrjen në luftën kundër pushtuesve nazifashistë. Personat që deri në datën 31.12.2014 përfitojnë pension invaliditeti, do të vazhdojnë ta marrin atë me përjashtim të rastit kur, pas një rivlerësimi të gjendjes shëndetësore, ligji i ri rezulton me kushte më të favorshme.

 

E ardhura për invaliditet të përhershëm

E ardhura për invaliditet të përhershëm në punë, që ka shkaktuar të paktën humbjen e 67 për qind të aftësisë për punë, e vërtetuar nga një Komision Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), është e barabartë me 80 për qind të bazës së vlerësuar mesatare neto të vitit të fundit para lindjes së të drejtës, por jo më pak se 80 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi.

Personit, që përfiton të ardhura, sipas paragrafit të parë, të këtij neni, dhe ka nevojë për një kujdesje të vazhdueshme nga një person tjetër, sipas vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), i jepet një pagesë shtesë prej 15 për qind të bazës së vlerësuar neto të vitit të fundit para lindjes së të drejtës. Personi, që përfiton të ardhura, sipas paragrafit të parë, të këtij neni, dhe ka në ngarkim fëmijë deri në moshën 18 vjeç ose kur këta studiojnë apo janë të paaftë për punë deri në moshën 25 vjeç, përfiton një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5 për qind të pensionit, por jo më shumë se 30 për qind.

 

E ardhura për invaliditet të pjesshëm të përhershëm

E ardhura për invaliditet të pjesshëm të përhershëm në punë, që ka shkaktuar të paktën humbjen e 33 për qind të aftësisë për punë, e vërtetuar nga KMCAP-ja, është e barabartë me një pjesë të 80-përqindëshit të bazës mesatare të vlerësuar neto të vitit të fundit para lindjes së të drejtës, në varësi nga shkalla e humbjes së aftësisë për punë, por jo më pak se 50 për qind dhe që përcaktohet në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

 

 Ndalimi/ Rinis aksioni i policisë për bllokimin e furgonëve

Tetë muaj pas vendimit të Ministrisë së Transportit dhe asaj të Brendshme për bllokimin e furgonëve si mjete të transportit të pasagjerëve, ky aktivitet duket se ka vijuar edhe pse duke iu fshehur shpesh herë kontrolleve të policisë. Por, nisur nga ankesat e vazhdueshme të sindikatës kombëtare të transportit të udhëtarëve për taksitë katër dhe tetë pus një, drejtoria e Policisë në qarkun e fierit ka ndërmarrë një aksion për ndalimin e tyre. Rrugorët e Fierit kanë bllokuar në orët e fundit tetë automjete furgonë me targa të verdha. Drejtuesit e tyre janë kapur nga policia pa liçencën përkatëse për këtë shërbim. Aksioni do të vijoj ndaj të gjitha mjeteve të papajisura me targa të verdha, më sinjalet përkatëse të shërbimit taksi, pa licencë, atyre që krijojnë stacione të paligjshme apo që transportojnë udhëtarë në kthim jashtë territorit te licencuar administrativ.

 

Greku/ Flet 32 gjuhë rrjedhshëm. Objektivi: Do mësoj shqipen për 3 muaj

Greku, Ioannis Ikonomou, 49 vjeç, i mjaftojnë 4-5 orë gjumë. Ka qenë sufist musliman edhe pse grek, por më e çuditshmja është se flet 32 gjuhë, mes tyre edhe gjuhët që shumë prej nesh nuk dimë nëse ekzistojnë. Ikonomou është përkthyesi më i mirë në Bashkimin Europian.Në Europë është ndër të vetmit që mund të përkthejë nga kinezçja, pasi siç thotë ai, gjuha më e bukur dhe më e ndryshme nga gjuhët e tjera është gjuha kineze. Kur ishte pesë vjeç mësoi anglishten, 7 vjeç mësoi gjermanishten, 10 vjeçar italishten, 13 vjeçar rusishten pasi pëlqente Dostojevskin, 14 vjeç një gjuhë saheli që flitet “diku në Afrikë”, dhe 16 vjeç turqishten. Sipas poliglotit, Ikonomou, në Qipro ishte e ndaluar libri në gjuhën turke, por ai nuk kishte paragjykime për asnjë popull. Pas mësimit të turqishtes, filloi të mësojë gjuhët orientale si arabishten, ku edhe u bë sufist ose musliman asket. Tani ai flet 21 gjuhë nga 24 zyrtare që ka Bashkimi Europian, përveç lituanishtes që e ka harruar, galishten dhe maltishten. Nga gjuhët e vjetra, kupton edhe latinishten, gotishten, majishten, irlandishten e vjetër dhe persishten e vjetër. Tani eruditi Ioannis Ikonomou ka nje objektiv perpara, “dua të mësoj shqipen për tre muaj, por më nevojitet vizita te vendet shqiptare”, thotë ai për të përditshmen gjermane “ Die Ëelt”. “Jam perqendruar shumë kohë në gjuhën shqipe, kam mësuar fjalët shqipe, i shqiptoj dhe tani duhet të nis me leximet në mediat e saj.” “Por si i mëson këta gjuhë të vështira? “Përkushtim total”, përgjigjet shkurt poligloti, Ikonomoun.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency