Rama për BSH/ Problematikë ka administrimi i brendshëm. Asnjë emër për Guvernatorin e ri

0
141

 Stabiliteti financiar i ekonomisë së vendit nuk është cenuar edhe pas ngjarjeve të fundit në Bankën e Shqipërisë.

Rama-arsimi-415x260 Deklarata u bë nga kryeministri Edi Rama gjate nje konference per shtyp pas takimeve që zhvilloi sot me anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë Ardian Civici, Petraq Milo dhe Dhori Kule.  Ne nje dalje publike me keshilltarin per mediat, Endri Fuga, Rama u shpreh se Banka e Shqipërisë ka problematikë administrimin e brendshëm . “Gjykoj se ishte me rëndësi të komunikoj lidhur me situatën aktuale të Bankës së Shqipërisë. Gjithçka ka ndodhur këto javë ka sjellë në vëmendje të opinionit publik dhe vëmendjen tonë një problematikë të brendshme të Bankës së Shqipërisë që duhet adresuar dhe zgjidhur sa më parë por po kaq e rëndësishme që në këtë zhurmë të kuptueshme nën këto tam -tame të vazhdueshme dhe të përditshme të theksohet fort se ngërçi ku ndodhet banka ka të bëjë me një problem administrimi të brendshëm të bankës dhe nuk ka asnjë lidhje me sistemin financiar gjë që do kishte qenë një problematike që madhe me vete për të gjithë sektorin bankar. Fatmirësisht nuk jemi në ato kushte dhe stabiliteti financiar është tërësisht i pa cënuar dhe i garantuar”- u shpreh kryeministri. Duke theksuar se BSH është një institucion i pavarur, Rama u shpreh se kjo krizë e tanishme mund të kthehet në një mundësi të re për Bankën. “Është institucion i pavarur dhe se pavarësia e BSH është kusht themelor për mirëfunksionimin e këtij institucioni themeltar për shtetin si dhe për të ndërtuar raportin mes një qeverie që është e vetëdijshme për këtë dhe vetë bankën. Por sigurisht që ndodhemi në këtë situatë tani dhe kur guvernatori i Bankës ndodhet i arrestuar nga organet hetimore, i shkarkuar nga Këshilli Mbikqyrës kjo situatë del përtej administrimit të përditshëm të Bankës dhe imponon vendimmarrjet duhura nga qeveria dhe nga parlamenti. Dhe pikërisht për të garantuar vendimmarrjet e duhur, une dhe disa ministra të kabinetit kemi zhvilluar një proces kontaktesh shumë intensive. Besojmë që kjo krizë administrimi e Bankës së Shqipërisë mund dhe do të kthehet në një mundësitë re për bankën”

 

Guvernatori i ri, asnje me profil politik

“Është e rëndësishme që të gjithë të marrin një mesazh të qartë, që nuk janë hapur vende pune në Këshill, dhe nuk është hapur një vend i ri pune për Guvernatorin, ne do t’i trajtojmë pozicionet në fjalë me gjithë respektin e një shumice qeverisë që do t’i provojë shqiptarëve të modernizojë Shqipërinë dhe të rrisë cilësinë e performancës së institucioneve. Sigurisht që ka tundime të natyrshme, ka ambicie të natyrshme, edhe nxitje dhe shtytje të natyrshme, por pa as më të voglin ne jemi tërësisht në një mendje se politizimi i këtij procesi, dhe profilet politike të avancuara në këtë proces do të ishin mungesë vizioni dhe përgjegjshmërie në raport me këtë situatë. Nga ky ngërç i krijuar, Banka e Shqipërisë do të dalë më e pavarur, më e fortë dhe më e sigurtë, dhe do të dalë me një kapacitet të padiskutueshëm të rritur transparence të brendshme në mënyrë që puna e bërë deri këtu të vazhdojë, dhe rezultatet të vijnë duke u rritur.”- tha Rama duke shuajtur keshtu aludimet e mediave se ne vendin e fullanit mund te ishte Arben Malaj apo Anastas Angjeli.

 

Ndryshime me ligj për BSH

Kryeministri garantoi se nëse do të lindte nevoja për BSH do të bënte dhe ndryshime në ligj.

“Nëse do duhen nevoja në ligj për të plotësuar nevojat e mometit do i bëjmë dhe ato”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency