Nga turbullimi i mendjes te stresi, pasojat e migrenës

0
210

thumbMigrena zakonisht fillon në formë të menjëhershme, ndërmjet moshës 20 dhe 40-vjeçare, ndërsa dobësohet pas moshës 50-vjeçare. Disa njerëz përjetojnë disa migrena brenda muajit, përderisa të tjerët kanë vetëm disa gjatë gjithë jetës së tyre. Afërsisht 75% e të sëmurëve me migrenë janë femra. Migrena është më e shpeshtë se diabeti, epilepsia dhe astma së bashku, ndërsa sulmet e migrenës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë radhitur si të pakëndshme dhe janë krahasuar me demencën.

Cilat janë mitet që ndërlidhen me migrenën dhe si të zbuten ato?

 

Aspirina
Aspirina e lëngshme e cila injektohet drejtpërsëdrejti në gjak shihet si një terapi e besueshme. Mjekët nga spitali në Kaliforni theksojnë se ky është një tretman i lirë që mund ta zbutë vuajtjen e shumë pacientëve në mbarë botën. Mirëpo, sipas mjekëve aspirina është një ilaç i vjetërsuar dhe duhet marrë parasysh efektet anësore të tij.

 

Largoni stresin
Stresi mund të nxitë migrenën, prandaj gjeni kohë të relaksoheni dhe të liroheni nga stresi. Shumëçka mundet ta shkaktojë migrenën, siç janë pijet e gazuara, mungesa e gjumit apo kushtet klimaterike, por stresi është njëri ndër faktorët kyç.

 

Mungesa e hekurit
Anemia mundet të shkaktojë migrenën, por ekzistojnë edhe disa arsye gjenetike, mirëpo kjo nuk është arsye e mjaftueshme për të pasur kokëdhimbje.

 

Zvogëloni kafeinën
Sasia e tepruar e kafeinës mund ta shkaktojë migrenën. Disa ekspertët theksojnë se nuk do të duhej të konsumonit më shumë se 5 kafe, çaj apo koka-kolë.

 

Ushtrimet
Ushtrimet mund të jenë shkas i kokëdhimbjeve, por hulumtuesit theksojnë se ushtrimet mund të kenë ndikim pozitiv, madje edhe ta parandalojnë migrenën. “Një numër shumë i vogël njerëzish kanë kokëdhimbje si pasojë e ushtrime. Kjo nuk do të thotë se duhet t’i ndërpresin ushtrimet, ngase kjo do të kishte efekt negativ për shëndetin në përgjithësi”, thonë mjekët.

 

 

Ja përse dridhet qerpiku i syrit

 

Në raste të rralla, nëse ju ndodh fuqishëm ose shpesh, madje nuk ju zvogëlohet, do të duhet të shkoni te oftalmologu, në mënyrë që të verifikohet se a është në rregull dioptria e syrit.

Shumica e njerëzve gjatë jetës së paku një herë janë ballafaquar me problemin e dridhjes së qerpikut. Ky fenomen njihet me emrin miokimi dhe ndodh për shkak të tkurrjes spontane të muskujve të vegjël të vendosur në qerpikë. Kështu ndodh me siguri për shkak të irritimit të mbaresave nervore, të cilat irritojnë muskujt dhe më së shpeshti kalon vetvetiu pas një apo tri javësh. Cilat janë shkaktarët më të shpeshtë të miokimisë dhe se si ta zbusni këtë problem?

 

Stresi

Stresi është shkaktari kryesor i dridhjes së qerpikut. Zakonisht zgjat për një javë ose derisa të zgjasë periudha e stresit. Mësojini disa teknika të relaksimit, bëni ushtrime,flini më shumë dhe organizohuni më mirë.

 

Kafeja

Shumë ekspertë mendojnë që stimulanset sikur kafeina, shkaktojnë dridhjen e qerpikut. Nëse keni shtuar sasinë e kafeinës, do të ishte mirë që ta zvogëloni atë. Keni kujdes në marrjen e lëngjeve, prandaj me kafe gjithmonë pini një gotë ujë.

 

Mungesë e magnezit

Mungesa e mineraleve, më së shpeshti magnezit, mund të sjellë deri tek miokimia. Hani spinaq, bajame dhe arra ose merrni suplemente të këtij minerali.

 

Sytë e thatë

Sytë e thatë tej mase mund të jenë si pasojë e plakjes, mbajtjes së thjerrëzave apo edhe të thahen si pasojë e marrjes së disa barërave të caktuara. Përdorni lot artificialë ose lagni sytë me ujë të ftohtë të pastër.

 

Tendosja e syrit

Shumë shprehi sjellin deri tek tendosja e syve dhe dridhja e qerpikëve. Disa nga fajtorët më të shpeshtë: mosmbajtja e syzeve gjatë ditëve me diell, mosmbajtja e syzeve me dioptri të drejtë, shikimi i gjatë në kompjuter ose telefon mobil. Sytë duhet që të pushojnë mirë!

 

Shtangia e nofullës ose kërcitja e dhëmbëve

Shumë njerëz shtangin nofullën ose kërcasin dhëmbët, posaçërisht në gjumë dhe kjo quhet bruksizëm. Dentisti do t’ju tregojë nëse kjo është duke ndodhur edhe me juve, dhe në këtë rast duhet që të mbani mbrojtëse për dhëmbët. Në ndërkohë bëni masazh të lehtë nofullës nga jashtë dhe brenda. Kjo do të lëshojë fytyrën dhe do të lehtësojë problemin.

 

Shkaktarë të tjerë potencialë

Nganjëherë dridhja e qerpikut mund të jetë si tregues i ndonjë problemi të rëndë mjekësor. Hipoglikemia, sëmundja e Parkinsonit, sindroma Turetov dhe problemet neurologjike, gjithashtu mund të shkaktojnë dridhjen e qerpikëve. Nëse keni provuar të gjitha këshillat e cekura më lartë, dhe dridhja edhe më tej vazhdon, vizitoni mjekun për kontroll!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency