Arrestimi i Fullanit, reagon politika: Drejtësia  të bëjë detyrën. Qeveria, kontakte me FMN-në

0
146

 Florenc Drizari

banfruy uregtry beyrgey  y rydfryeygfrka-e-shqiperise-2Rama, tjetër takim me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Meta: Mbështetje Prokurorisë dhe gjyqësorit për të hetuar deri në fund këtë skandal

Një ditë pas arrestimit të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, kanë reaguar edhe krerët e politikës shqiptare. Në reagimet e tyre, zyrtarët e lartë të shtetit, si dhe përfaqësues të opozitës, kanë vënë theksin se politika duhet të rrijë larg ndikimeve për këtë ngjarje. Reagime ka pasur nga kreu i Kuvendit, Kryeministri, kryetari i opozitës si dhe deputetë të forcave politike në vend. Në tërësi ata kanë garantuar se institucionet që përfaqësojnë do të marrin përsipër detyrat që u takon ligji për të zgjidhur ngërçin e krijuar në Bankën e Shqipërisë, duke ruajtur ndërkohë edhe pavarësinë e Bankës së Shqipërisë.

Rama

Zyra e shtypit pranë Kryeministrisë bëri me dije pasditen e djeshme se Kryeministri Edi Rama sapo është kthyer nga samiti i Uellsit, ka nisur kontaktet për të diskutuar mbi situatën e re të krijuar me arrestimin e parmbrëmshëm të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. “Që herët në mëngjes ai ka pasur një takim me Kryetarin e Kuvendit, pasuar me një sërë telefonatash me partnerë e ekspertë ndërkombëtarë të qeverisë dhe më pas një tjetër takim me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Mbështetja për Prokurorinë e drejtësinë për të kryer deri në fund punën e nisur dhe garantimi i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë për ta kapërcyer situatën me autoritet të plotë moral e profesional duhet e do të jenë dy pika të palëvizshme referimi për qeverinë në trajtimin e këtij problemi madhor”, – thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Gjithashtu, qeveria garanton se në bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Shqipërisë do të ndërmarrin me përgjegjshmëri të gjithë hapat e nevojshëm që Banka e Shqipërisë të dalë nga kjo situatë, duke theksuar se nuk duhet të ndodhë kurrë në të ardhmen. Në njoftimin zyrtar thuhet se Kryeministri Edi Rama dëshiron t’i shprehë respektin e mbështetjen e qeverisë të gjithë teknicienëve të Bankës së Shqipërisë, aftësitë e spikatura dhe puna e përkushtuar e të cilëve janë një bazë shumë e sigurt për qëndrueshmërinë e padiskutueshme të institucionit, pavarësisht prej situatës së krijuar në majën e drejtimit të tij. Deklarata e qeverisë mbyllet me shprehjen se “kontaktet e Kryeministrit do të vazhdojnë”. Ndërkohë, më herët reaguan të tjerë përfaqësues të politikës shqiptare lidhur me arrestimin e guvernatorit Fullani mbrëmjen e së premtes në zyrën e tij.

 

Meta

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka thekuar se mbështet vendimin e Prokurorisë në lidhje me vazhdimin e hetimeve të mëtejshme. Ndërsa kreu i Partisë Demokratike ka bërë thirrje që politika të qëndrojë larg dhe se nuk duhet të ndikojë sa u takon hetimeve. “Qëndrimi im ka qenë dhe mbetet i pandryshuar lidhur me skandalin që ka të bëjë me vjedhjen e Bankës së Shqipërisë. Do të thotë mbështetje Prokurorisë dhe gjyqësorit për të hetuar deri në fund këtë skandal dhe për të vendosur pikat mbi i. Do respektojmë vendimin e drejtësisë. Mazhoranca do respektojë Kushtetutën dhe ligjet dhe do punojë për të konsoliduar pavarësinë e Bankës së Shqipërisë dhe për të rritur integritetin e saj. Do bashkëpunojë edhe me partnerët ndërkombëtarë Si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore dhe Komisionin Evropian”, – u shpreh Meta.

 

 

Arrestimi i guvernatorit

Basha: Procesi të ketë transparencë të madhe dhe drejtësi të pandikuar

 

Kryetari i Partisë Demokratike bëri thirrje për transparencë dhe drejtësi të pandikuar politika lidhur me arrestimin e guvernatorit Ardian Fullani, ndërsa shtoi se frymëzimi oligark Rama-Meta për të kapur të gjitha pushtetet dhe për të vënë në kontroll politikën monetare shqiptare do të kishte pasoja katastrofale për vendin e shqiptarët. “Politika nuk duhet të influencohet në këtë proces as nuk duhet ta motivojë, por duhet ta ndjekë me përgjegjësi të madhe, pasi interesat e Shqipërisë e shqiptarëve kërkojnë që ky proces të ketë transparencë maksimale dhe drejtësi të pandikuar dhe të pamotivuar nga frymëzimi oligark i dyshes Rama-Meta për të kapur të gjitha pushtetet dhe për të vënë në kontroll politikën monetare shqiptare, e cila do të kishte pasoja katastrofale për vendin e shqiptarët”, – deklaroi Basha në një prononcim për median nga selia e PD-së mesditën e 6 shtatorit.

 

 

Këshilli Mbikëqyrës, Braçe: Të shkarkojë guvernatorin Fullani, Gjonin e komandon ligji

 

Ndërsa Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zhvillonte një mbledhje urgjente mbrëmjen e djeshme, kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, reagoi lidhur me qëllimin e thirrjes së mbledhjes. Sipas tij, Këshilli duhet të mblidhet vetëm për të shkarkuar guvernatorin nga detyra, pasi zëvendësguvernatoren e komandon vetë ligji. “Po lexoj se sapo kane thirrur mbledhjen e Keshillit; me ne fund!! Por, Po lexoj qe mblidhen te komandojne ne detyre Elisabeta Gjonin, zevendesguvernatoren aktuale. Uroj te mos jete keshtu!! Zevendesguvernatoren e komandon ligji. Duhet te kishte njoftuar marrjen e detyres qe dje apo sot ne mengjes. Keshilli duhet te mbledhet vetem per te shkarkuar Guvernatorin nga detyra. Nenet e ligjit jane shume te qarte”. Duke analizuar se çfarë ka ndryshuar me arrestimin e Fullanit, Braçe shprehet: “Me pyeten dje dhe sot; cfare ka ndryshuar? Po pergjigjem: Ka ndryshuar fakti qe qeveria nuk i jep me imunitet kerkujt perpara nje akuze penale; Ka ndryshuar fakti qe Policia nuk refuzon me zbatimin e udher ndalimeve te Prokurorise se Republikes; Ka ndryshuar fakti qe Prokuroria eshte e lire te hetoje e formuloje nje akuze penale edhe ne nivelin me te larte te pergjegjesise politike e administrative. Por kaq ama!!” Braçe deklaron se të hënën përsëri Komisioni i Ekonomisë do të ketë në rend ditë vjedhjen e BSH-së, për t’i shkuar deri në fund përgjegjësisë.

 

 

Fullani, guvernator edhe me votat e PS-së e LSI-së

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, u rizgjodh për një mandat të dytë në krye të këtij institucioni në nëntor të vitit 2011. Kuvendi i Shqipërisë në atë periudhë ka votuar me 75 vota pro rizgjedhjen e tij në këtë post me votat e PD-së dhe të LSI-së që ishte pjesë e koalicionit të djathtë qeverisës. Në seancën e 17 nëntorit të 2011-ës kanë marrë pjesë në votim 130 deputetë, ku 75 kanë votuar pro, 51 kundër, PS, dhe 1 abstenim, Eduard Shalsi. Sipas relacionit të zbardhur, votave të demokratëve i është bashkuar në atë kohë edhe deputeti i PS-së, Ben Blushi, ndërkohë që deputetët Kastriot Islami, Marko Bello dhe Besnik Baraj kanë qenë prezentë, por nuk kanë votuar. Ndërkaq, pas skandalit të ndodhur në Bankën e Shqipërisë ku u raportua rreth 5 javë më parë një vjedhje ne thesar pre 713 milionë lekësh, përfaqësues nga shoqëria civile, por edhe disa politikanë kanë kërkuar dorëheqjen dhe shkarkimin e guvernatorit të BSH-së.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency