Rihanna, momente intime me një femër

0
127

rihannaRihanna është fotografuar duke u puthur me një femër gjatë pushimeve të saj në Itali. Këngëtarja nga Barbadosi ka vendosur të relaksohet në detin e Mesdheut në shoqërinë e miqve. Por ajo nuk i bënë këto pushime dosido. Së fundmi, është parë e hipur në një jaht luksoz, e cila aktualisht është duke u gjendur në plazhet e Ponzas në Itali. Por fotoreporterët kanë kapur edhe disa çaste ku këngëtarja shihet thuajse duke u puthur me një femër tjetër, e cila shihet të jetë e zhveshur. Por nuk dihet se cila është femra me të cilën Rihanna ka pasur momente intime.

 

 

 

Nick Cannon, akoma i dashuruar pas Mariah Carey-t

carey_dashuruar Pas shumë muajsh ndarje, ish-bashkëshorti i Mariah Carey-t ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur dashurinë. Lidhur me ndarjen e tyre, këngëtarja nuk ka bërë ndonjë prononcim për mediat, ndërsa çdo gjë u shua pas deklaratës së Nick Cannon. Ky i fundit, gjatë një interviste në radio, pranoi se kishte pasur një romancë me Kim Kardashian. Kaq ka mjaftuar që mes tyre të zyrtarizohej ndarja. “Unë të dua Mariah Carey dhe kjo kurrë nuk do të ndryshojë”, – ka shkruar Nick në rrjetet sociale.

 

 

 

“Sirena” e fundit me bikini

 sirenaIsh-e dashura e djalit të Gigi d’Alessios, Claudio d’Alessio, po shijon pushimet. Cristina Buccino ka zgjedhur fundin e ditëve të nxehta për të treguar linjat e saj në formë. Si duket, bukuroshja ka menduar që të bjerë në sy sa më shumë duke qenë “sirena” e fundit e sezonit me bikini. Romanca e saj me Claudion ka përfunduar dhe Cristina shfaqet ende “single”.

 

 

 

 

 

 

 

Ciara dhe Future, sërish bashkë

ribashkohen-ciara-dhe-future_hd Ylli i muzikës RnB, Ciara, besohet se është ribashkuar me reperin dhe të fejuarin e saj me të cilin u nda prej kohësh, Future. Këngëtarja e hitit “Overdose” raportohet të ketë mbaruar marrëdhënien e saj me hip hop yllin në gusht, tre muaj pasi lindi fëmijën e tyre të parë. Sidoqoftë, sipas një raporti të ri të TMZ, sugjerohet se çifti është ribashkuar për hir të djalit të tyre të vogël, i cili u lind në maj. Çifti u fejua në vitin 2013 dhe ishte një prej më çifteve më të bukura të showbizit.

 

 

Scarlett Johansson bëhet nënë

 scarlett-johansson-b-euml-het-n-euml-n-euml_hdScarlett Johansson është bërë nënë për të parën herë, pasi ka sjellë në jetë një vajzë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i çiftit, Marcel Pariseau, i cili ka thënë për “Associated Press” se si Scarlett edhe bebja janë në gjendje të mirë shëndetësore. Aktorja e Hollivudit, tash 29-vjeçare, dhe i fejuari i saj Romain Dauriac, i kanë vënë emrin Rose vajzës së tyre. Johansson dhe ish-gazetari francez Dauriac ishin njohur në vitin 2012 dhe në muajin mars të këtij viti bënë publik lajmin se ajo ishte shtatzënë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency