“Traviata”, premiera e parë në Teatrin e Operas

0
128

traviataTeatri i Operës dhe Baletit është i pari institucion që ka nisur punën për sezonin artistik që nis në muajin shtator. Pas pushimeve të sezonit veror, artistët janë përfshirë në audicione për dy shfaqje, të cilat do të jenë në kalendarin artistik të këtij institucioni në muajt në vazhdim. Veprat për të cilat artistët u përfshinë në konkurse për rolet janë: “Traviata” e Verdit dhe “Dasma e Figaros” e Moxartit. Juria për këto audicione përbëhej nga tenori i njohur shqiptar Josif Gjipali dhe drejtorja Artistike e TOB, Abigeila Voshtina. Me përfundimin e audicioneve pritet të shpallen edhe emrat fitues të artistëve që do të jenë pjesë e këtyre kryeveprave botërore. Opera “Traviata” pritet të jetë në skenë në datën 22 shtator, por para kësaj date nuk do të mungojë për publikun dhe një koncert. Audicionet për veprat “Traviata” dhe “Dasma e Figaros” përballën artistë të brendshëm dhe të jashtëm të TOB, të cilët konkurruan për rolet që kërkojnë këto opera.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency