Të bësh blerje “të zgjuara”

0
478

shopingPër shumë njerëz, të bërit pazar është një sipërmarrje e vështirë (natyrisht jo për femrat), prandaj gjithnjë e më shumë po flitet për mënyrat e zgjuara, që ju ndihmojnë përmes lokalizimeve gjeografike, shërbimeve me alarm, me planifikimin dhe kursimin. Ndonjëherë ia vlen, mund ta vini si një objektiv që të shmangni pazarin “e sëmurë” dhe kështu të kurseni sa më shumë që të mundeni. Gjithçka pa hequr dorë nga cilësia. Ndonjëherë ndodh që të bëni pazar pa u konsultuar më parë me ofertat dhe e gjeni veten duke shkuar tek “i njëjti” supermarket. Ose harroni të kontrolloni për oferta më të mira në internet dhe në fund ju gjendeni duke blerë diçka që vetëm me shikim të parë ju duket e përshtatshme, por që në realitet nuk është. Natyrisht duhet të gjeni kohë për “gjuetinë” e ofertave dhe kjo nuk është një gjë e lehtë, madje kursimi kthehet në një çështje të dorës së dytë.

 

Idealo

Është një portal, por mbi të gjitha, edhe një aplikacion që e gjeni si tek Android, ashtu edhe tek iTunes. Është shumë e dobishme nëse keni nevojë të blini celularë, aparate fotografike, videolojëra, pra me pak fjalë, çdo gjë që ka të bëjë me elektronikën.

Por, edhe pajisje për mobilim, aksesorë për “barbeque”, elektroshtëpiake, për të mos folur më pas për elektroshtëpiaket, artikujt e kopshtarisë, kompletet për të bërë sport etj. Mund të kursehet deri në 30% sepse portali bën krahasime me 400 dyqane e-commerce.

myShopi

Në Belgjikë, përdoret masivisht. Është një aplikacion që mundëson vizualizimin e diçkaje që ju duhet, koston si në total ashtu edhe pjesë-pjesë. Sikundër e thotë edhe vetë emri i aplikacionit ju lejon që të bëni një listë pazari, por në një mënyrë të ndryshme nga ai që jemi mësuar të bëjmë me laps dhe letër. Kjo jo vetëm se është një version elektronik, por mbi të gjitha, sepse në krah të produktit që dëshironi vendoset sasia, çmimi dhe ofertat e mundshme. Pra, mundëson që të bëni një përllogaritje të shpenzimeve dhe të menaxhoni më mirë buxhetin e parashikuar.

Për të hartuar një listë shpenzimesh, mund të niseni nga një listë shpenzimesh me rreth 1.500 produkte që mund të gjenden si duke shkruar emrin e tyre, ashtu edhe duke klikuar në imazhe. E nëse mes atyre që ju renditen nuk gjeni produktet që dëshironi, atëherë mund t’i shtoni ju. Ju mund të hartoni edhe një listë të personalizuar, për raste të ndryshme, në varësi të supermarketit ku shkoni dhe dietës që ndiqni.

Siç mund ta shini është më shumë se një bllok i thjeshtë ku mbani shënimet e pazarit. Ky aplikacion i jep zgjidhje edhe një problemi tjetër: atij të një bashkëshorti, shoku, bashkëjetuesi që nuk mendon kurrë për frigoriferin që është bosh, ndaj ju lejon që ta ndani listën me ata duke ia dërguar me email ose me sms. Ky aplikim nuk do të kishte kuptim të ekzistonte nëse nuk do të ishin të tjerët, si Myvolantino, DoveConviene e PromoQui, që janë të disponueshëm edhe për Android e iTunes. Janë disa nga ato aplikacione që ju lejojnë që të kurseni, duke krahasuar oferta të ndryshme. Si? Nuk është e nevojshme që të ruani të gjitha faturat, pasi ato mund t’i gjeni në versionin dixhital. Është e mundur që të shkarkoni edhe fletushka promocioni edhe pa qenë e nevojshme që të jeni të lidhur me internet. PromoQui përdor një sistem lokalizimi gjeografik, po kështu edhe DoveConviene. Me anë të smartfonit tuaj, ju mund të shikoni dhe të lokalizoni se ku është supermarketi që ju leverdis më shumë dhe që është më afër. Nga ana tjetër, këto aplikacione nuk ju tregojnë vetëm ofertat për ushqimet nga firma të ndryshme, por ju japin edhe informacione të nevojshme mbi blerjen e mjeteve elektronike, të arredimit, për fëmijë, lojëra, për bukurinë, mirëqenien, argëtimin dhe produkte të tjera. Ju mund të gjeni gjithçka nëpërmjet këtyre aplikacioneve. Nga ana tjetër, ju mund të përfshini te të preferuarat oferta të ndryshme. Në lidhje me dyqanet fizike mund të njiheni edhe me oraret kur janë të hapura. E nëse harroni që të konsultoheni me këto aplikacione? Mos u shqetësoni sepse në telefon do t’ju vijë një sinjal alarmi lajmërues dhe ju njofton për të gjitha ofertat e reja, por edhe për ato që ju interesojnë më shumë.

 

App-Shop Amazon

Një prej klasikëve të “shopping online” dhe që është i disponueshëm në iPhone, iPad, smartfon dhe tablet. Ju mundëson që të zgjidhni produktin që dëshironi mes 3 milionë produkteve shumë të sigurta. Ky aplikacion është falas dhe ka një sërë avantazhesh: mund të porositni me funksionin 1-Click, mund të përdorni “listën e dëshirave”, dhe të shfrytëzoni programin “Amazon Prime”. Një karakteristikë tjetër është edhe shpejtësia, falë funksionit të leximit të bar-kodit që ju lejon që të krahasoni drejtpërdrejt çmimet e produkteve dhe të shikoni gjendjen e tyre.

 

iTunes Store

Të çojë dorën ai që nuk e ka përdorur të paktën një herë. Është një aplikacion më se i domosdoshëm për të gjithë të pasionuarit pas muzikës dhe që dëshiron të jetë gjithmonë i azhurnuar. Aplikacioni i iTunes ju ndihmon që të mbani në mënyrën e duhur muzikën që keni shkarkuar. Të gjitha meloditë apo këngët e shkarkuara shfaqen menjëherë në librarinë e muzikës. Mund të krijoni një listë të veçantë për kategori të ndryshme muzikore, si: për argëtim, darka romantike, argëtim etj. Nga ana tjetër, mund t’u jepni edhe një votë deri në klasifikim me pesë yje. Kështu mund të jetë më e lehtë që të gjeni muzikën e preferuar.

 

Zinio Magazine Neësstand & Reader

Nëse jeni të lodhur nga revistat që gjenden kudo në shtëpinë tuaj, por nuk dëshironi të hiqni dorë nga leximi dhe koleksionimi i tyre, atëherë mund të shkarkoni këtë aplikacion në iPhone ose smartfon. Një aplikacion i tillë ju lejon që të lexoni apo të shkarkoni revista të ndryshme, që shpesh ofrohen edhe falas. Mund të jenë revista arti, automobilizmi, për shtëpinë, argëtimin, lifestyle, sportin, udhëtimet, fotografinë etj. E gjithë familja do të jetë e kënaqur dhe ju mund të azhurnoheni me lajmet direkt në iPad-in tuaj.

 

Giftplaner

Është një aplikacion për iPhone dhe iPad, që grumbullon ide dhe analizon buxhete për dhurata. Nëse blerja bëhet në një dyqan fizik, atëherë me anë të bar-kodit mund ta vizualizoni nëpërmjet këtij aplikacioni. Ai do t’ju japë të gjithë informacionin e nevojshëm.monitor.al

 

Mos pushoni së mësuari edhe pasi të keni arritur majën

 Si mund të lulëzoni në një treg që ndryshon me shpejtësi? Duke vazhduar të mësoni dhe zhvilloni aftësi të reja, edhe pasi të keni arritur majën. Këtu janë disa mënyra për të filluar: Vetëvlerësimi. Një vetëshqyrtim i ndershëm mund t’ju tregojë se ku mund të dështoni dhe se cilat janë aftësitë që duhet të zhvilloni. Fidbek dhe udhëzimi. Gjithmonë pyesni ekipin tuaj, kolegët, dhe shefin se si mund të përmirësoheni. Dhe mos kini frikë të pyesni dike, karrierën e të cilit e admironi për këshilla apo udhëzime të rregullta. Arsimi formal dhe detyra zhvillimore. Arsimi ekzekutiv ju jep akses ndaj praktikave të reja dhe një rrjeti global kontaktesh. Pranimi i detyrave të punës jashtë fushës suaj të ekspertizës gjithashtu gjason t’ju ekspozojë drejt ideve të reja, tregjeve të rinj, dhe teknologjive ‘corientuese’.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency