Ngjarja në Rinas/ Shtatorja e Nënës Terezë përtokë, Reagon autori Luan Mulliqi: Nuk kam njoftim zyrtar  

0
141

shtatorja e nene terezesMulliqi: E vërteta është se nuk kam qenë zyrtarisht i informuar nga asnjë institucion, edhe pse si autor është dashur që të konsultohem së paku për çështje teknike-profesionale gjatë zhvendosjes së shtatores. Shpresoj që së shpejti do të marr ndonjë njoftim zyrtar nga institucioni, i cili ka marrë këtë vendim

Shtatorja e “Nënë Terezës” në Aeroportin e Rinasit është zëvendësuar me shtatoren tjetër të kësaj figure të kombit, që ndodhej tek Universiteti i Tiranës, pasi ajo do të restaurohet për shkak të dëmtimeve që ka pësuar nga ekspozimi i gjatë. Ndërkohë, “shtatorja e aeroportit” është shtrirë përtokë, në natyrë, e pambuluar, në pritje të restaurimit, kështu kanë njoftuar mediet e Shqipërisë.

Mirëpo, një veprim të tillë nuk e ka pritur mirë autori i kësaj shtatoreje, Luan Mulliqi, i cili nëpërmjet rrjetit social Facebook ka shkruar se krejt këtë ngjarje e ka mësuar nga mediet.

“Meqenëse këto ditë jam jashtë Kosovës, ndërkohë po marr shumë telefonata me shqetësime në lidhje me veprën time Shtatoren e N. Terezë, e cila është zhvendosur nga Aeroporti i Rinasit me duhet të them se nga disa mjete te informimit kam kuptuar se Këshilli Kombëtar i Restaurimeve në Tiranë ka propozuar për restaurimin e veprës sime. Ajo tani me është zhvendosur nga Aeroporti i Rinasit, andaj e ndaj shqetësimin me të gjithë ata të cilët janë të befasuar se si mund të zhvendoset një vepër ende pa u caktuar paraprakisht vendi se ku do të vendoset ajo sërish”, – ka shkruar Mulliqi.

“E vërteta është se nuk kam qenë zyrtarisht i informuar nga asnjë institucion, edhe pse si autor është dashur qe të konsultohem së paku për çështje teknike-profesionale gjatë zhvendosjes së shtatores. Shpresoj që së shpejti do të marr ndonjë njoftim zyrtar nga institucioni, i cili ka marrë këtë vendim. Duhet të them se hapësira jonë kulturore është e pandashme, është një, pavarësisht nga ne artistët në cilin vend jetojmë dhe krijojmë, prandaj çdo spekulim qe ka të bëjë me copëtimin e kësaj hapësire apo me teoritë tjera krahinore-lokaliste e sidomos ato që kanë të bëjnë me paternalizmin kulturor, për mua janë të papranueshme”, – ka thënë Mulliqi, i cili ka shpjeguar më pas se koncepti ideor (boceta) e kësaj shtatoreje është përzgjedhur në konkursin ndërkombëtar të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë me juri profesionale nga 11 anëtarë.

(KultPlus)

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency