Miratohet pensioni social/ Skema për të ardhurat nga barrëlindja dhe kontributet që do të derdhen

0
164

grua-shtatzaneSi do të bëhet derdhja e kontributeve pas datës 1 janar 2015. Të ardhurat për sëmundje janë 70 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës, kur i siguruari ka deri në 10 vjet sigurim dhe 80 për qind kur i siguruari ka mbi 10 vjet sigurim.

 Pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura ose të ardhurat, që përfiton nga çdo burim tjetër, janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social. Masa e pensionit social është e barabartë me të ardhurat minimale që sigurohen nga pensioni i pjesshëm i pleqërisë me 15 vite të siguruara me pagë minimale, i llogaritur në datën 31.12.2014. Masa e pensionit social për personat që kanë të ardhura nga burime të tjera do të jetë sa diferenca e pensionit social me të ardhurat e tjera që ka përfituesi. Kriteret, procedurat dhe dokumentacioni për pensionin social përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Derdhja e kontributeve

Personat e tjerë ekonomikisht aktivë janë të detyruar të paguajnë kontribut mujor për barrëlindje dhe për pensione të llogaritura për një pagë jo më të vogël se paga minimale në shkallë vendi dhe jo më të lartë se paga maksimale kontributive. Punonjësit e papaguar të familjes, që punojnë e bashkëjetojnë me të vetëpunësuarin, paguajnë kontribut për barrëlindje dhe për pensione mbi bazën e pagës minimale në shkallë vendi. Kontributi llogaritet dhe paguhet mbi pagën bruto, brenda kufijve të pagës minimale në shkallë vendi dhe pagës maksimale për efekt kontributi për sigurimet shoqërore, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, e cila është në fuqi në datën 31.12.2014. Pas datës 1.1.2015, paga maksimale për efekt kontributi indeksohet në të njëjtën kohë dhe në atë masë që indeksohet paga minimale në shkallë vendi. Kontributi minimal për personin e punësuar, punëdhënësin dhe të vetëpunësuarin është i barabartë dhe llogaritet mbi bazën e pagës minimale në shkallë vendi. Personat e vetëpunësuar në bujqësi paguajnë kontribut për pension dhe barrëlindje të llogaritur mbi pagën minimale në shkallë vendi. Pagesa e kontributit bëhet çdo tremujor. Personat e detyruar për derdhjen e kontributeve janë përgjegjës për llogaritjen dhe pagesën e tyre. Punëdhënësi është i detyruar të mbajë nga paga e të punësuarve kontributet dhe t’i derdhë ato në llogari të administratës tatimore, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore e shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kontributet e të vetëpunësuarve në bujqësi dhe kontributet vullnetare derdhen në llogaritë e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Kriteret dhe procedurat përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Inspektorët e kontributeve të sigurimeve shoqërore kanë të drejtë të kontrollojnë saktësinë e llogaritjes dhe afatet e pagesës së kontributeve. Çdo diferencë në shumën e kontributeve do të kthehet gjatë 5 vjetëve të pagesës së bashku me kamatëvonesën.

 

Shuma e të ardhurave

Të ardhurat për sëmundje janë 70 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës, kur i siguruari ka deri në 10 vjet sigurim dhe 80 për qind kur i siguruari ka mbi 10 vjet sigurim. Për periudhën që përfituesi është shtruar në spital, kur nuk ka njeri në ngarkim, të ardhurat për sëmundje janë 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës. Shuma e së ardhurës, që do të përfitohet për kompensim, është e barabartë me diferencën ndërmjet pagës së vendit të punës së mëparshme dhe pagës së vendit të punës së re. Ky kompensim nuk mund të jetë më shumë se 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës.

E ardhura për barrëlindje.

 

E ardhura për barrëlindje

E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. Përjashtohet nga rregulli për periudhën e sigurimit rasti kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm. Periudha e përfitimit do të jetë 365 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 35 ditësh para dhe 63 ditësh pas lindjes së fëmijës. Për gruan që do të ketë në barrë më shumë se një fëmijë, periudha e përfitimit do të jetë 390 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 60 ditë para dhe 63 ditë pas lindjes së fëmijëve.

E ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar është:

– 80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës për pagesë për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes;

– 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës për pagesë për periudhën tjetër në vazhdim.

Për periudhën deri në barazimin e kontributeve që paguajnë të vetëpunësuarit në bujqësi me të vetëpunësuarit në aktivitete jobujqësore, e ardhura për barrëlindje caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Nëna, që birëson fëmijën e moshës deri në 1 vjeç dhe që ka qenë e siguruar jo më pak se 12 muaj, ka të drejtë për leje pas lindjes, e cila fillon ditën e birësimit, por jo më parë se mbas ditës së 63-të të lindjes së fëmijës, dhe vazhdon jo më shumë se 330 ditë nga dita e lindjes së fëmijës. Minimumi i lejes për birësuesen është 28 ditë. Kur një fëmijë është birësuar gjatë lejes së lindjes, nëna që ka lindur do të ketë një periudhë përfitimi deri në ditën e birësimit, por jo më pak se 63 ditë pas lindjes. Pas periudhës prej 63 ditësh pas lindjes, të drejtën e lejes për kujdes ndaj fëmijës e ka edhe babai ose birësuesi i siguruar, nëse këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk ka kushte për ta përfituar nëna.

 

Sigurimi shoqëror suplementar

Sigurimi shoqëror suplementar mbron me të ardhura personat që ushtrojnë funksione ose detyra të veçanta kushtetuese dhe personat me tituj shkencorë. Mbron punonjësit e shtetit, ushtarakët që shërbejnë në strukturat e Forcave të Armatosura, punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, punonjësit e Shërbimit për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme. Skemë të sigurimit shoqëror suplementar, sipas kushteve të përcaktuara me ligj të veçantë, ka të drejtë të ngrejë çdo person juridik, me kapital shtetëror ose pjesërisht shtetëror, i autorizuar nga Këshilli i Ministrave.

 

MOSHA DHE PERIUDHA E SIGURIMIT QË KËRKOHET NGA VITI 1993 DERI NË 2014-ËN PËR SECILËN KATEGORI PËR BURRAT

 

Kategoria I Kategoria II Kategoria III
Vitet Mosha Vjetërsia e punës Mosha Vjetërsia e punës Mosha Vjetërsia e punës
1993 50 20 55 25 60 25
1994 50 20 55 25 60 25
1995 51 21 56 26 60 26
1996 51 21 56 27 60 27
1997 52 22 57 28 60 28
1998 52 22 57 29 60 29
1999 53 23 58 30 60 30
2000 53 23 58 31 60 31
2001 54 24 59 32 60 32
01.07.2002 – 30.06.2003 54 24 59 33 60v 6m 33
01.07.2003 – 30.06.2004 55 25 60 34 61v 34
01.07.2004 – 30.06.2005 55 25 60v 6m 35 61v 6m 35
01.07.2005 – 30.06.2006 56 26 61v 35 62v 35
01.07.2006 – 30.06.2007 56 27 61v 6m 35 62v 6m 35
01.07.2007 – 30.06.2008 57 28 62v 35 63v 35
01.07.2008 – 30.06.2009 57 29 62v 6m 35 63v 6m 35
01.07.2009 – 30.06.2010 58 30 63v 35 64v 35
01.07.2010 – 30.06.2011 58 31 63v 6m 35 64v 6m 35
01.07.2011 – 30.06.2012 59 32 64v 35 65v 35
01.07.2012 – 30.06.2013 59 33 64v 6m 35 65v 35
01.07.2013 – 30.06.2014 60 34 65v 35 65v 35

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency