Mediat italiane japin alarmin për drogën e mbërritur në brigjet e tyre

0
120

gomoneAksionet e policisë shqiptare, propagandë dhe të pamjaftueshme

 Brindisi, bllokohet gomonia me 500 kg drogë, arrestohen dy shqiptarë

Mediat italiane japin alarmin për sasitë e mëdha të bimëve narkotike që mbërrijnë në vendin e tyre nga Shqipëria. Sipas mediave italiane, aksionet e pretenduara të policisë shqiptare janë më tepër propagandë dhe të pamjaftueshme.

Alarmi i mediave italiane është ripërsëritur pas sekuestrimit më të fundit nga ana e policisë italiane dhe forcat e Guardia di Financës në brigjet e Brindizit një sasi të madhe marijuane prej 507 kg në vlerë 5 milionë euro.

Nisur nga ky sekuestrim, por edhe të tjera e përditshmja italiane “Il Quotidiano” jep alarmin se nga brigjet shqiptare çdo dite mbërrijnë në brigjet e Puljas, në Salento dhe në Bari sasi të mëdha marijuane, të tilla që, siç shkruan sajti italian, edhe nëse humbin në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, kjo nuk i shqetëson tepër trafikantët.

Duke iu referuar edhe aksioneve të fundit të policisë për shkatërrimin e parcelave me kanabis dhe Lazarat dhe veri të vendit, gazeta shkruan se policia shqiptare bëri disa bastisje, por këto nuk janë të mjaftueshme dhe me tepër duken si propagandë që bëhet për të marrë vlerësime në sytë e ndërkombëtareve. Sipas të njëjtës media, policia italiane nuk e ndalon plotësisht këtë fenomen që buron nga një vend tjetër.

Dy ditë më parë, policia italiane dhe forcat e Guardia di Financës sekuestruan në brigjet e Brindizit një sasi të madhe marijuane prej 507 kg në vlerë 5 milionë euro. Droga ishte ngarkuar në një gomone 6 metra të gjatë dhe u zbulua gjatë një patrullimi rutinë në jug të Adriatikut.

Operacioni për kapjen e drogës dhe arrestimin e dy shqiptarëve i kryer nga departamentet ajrore dhe detare i Barit e Tarantos, u realizua pasi një anije u kap me një shpejtësi të lartë e cila u drejtua në brigjet e Puljas. Sipas autoriteteve italiane, mësohet se, gomonia ecte me shpejtësi të lartë dhe drita të fikura, duke zgjuar dyshimet e patrullës dhe vënien e saj në ndjekje. Në operacion u përfshinë forca detare italiane dhe helikopter duke bërë të mundur kapjen e trafikantëve që janë shqiptarë.

Mediat italiane bëjnë të ditur dhe identitetet e dy shqiptarëve të arrestuar që kanë inicialet D. E. dhe S. J., përkatësisht 37 dhe 32 vjeç. Të dy shqiptarët janë arrestuar nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa gomonia e tyre është sekuestruar. Droga nëse shitej do siguronte një fitim prej 5 milionë euro.

 

Gjirokastër, 32-vjeçari fshihej në një banesë të marrë me qira

 Kapet pas tre muajsh trafikuesi i 350 kilogramëve kanabis sativa

Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur dje se ka vënë në pranga një 32-vjeçar në kërkim për trafik droge. Roland Aliaj, i dënuar më parë për vjedhje, dyshohet se është autor i trafikut të 350 kilogramë marijuanë të sekuestruar në Gjirokastër tre muaj më parë gjatë operacionit “Touareg”. Në 19 maj të vitit 2014, në segmentin rrugor Gjirokastër – Golem, u bllokua makina tip “Touareg” me targa AA 724 AJ, e cila transportonte rreth 350 kilogramë marijuanë. Në momentin e sekuestrimit të drogës, mjeti u braktis nga Roland Aliaj.

Puna për kapjen e tij vijonte prej muajsh, ndërsa pas informacioneve të grumbulluara dhe vënies në ndjekje nga ana e uniformave blu, Aliaj u ndalua në një banesë ku rrinte me qira, brenda së cilës u gjet edhe një qese me një kilogram lëndë narkotike, e llojit marijuanë. I kërkuari 32-vjeçar u prangos në banesën ku fshihej, të cilën e kishte marrë me qira.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency