Superliga Shqiptare/ Vllaznia mund Teutën, por përsëri mbetet me zero pikë

0
132

vllaznia teutaShkodranët kanë arritur të marrin suksesin e parë ndaj durrsakve, por per shkak dënimi nga Fifa mbeten në kuotën e zero pikëve.

Vllaznia ka arritur të marrë një fitore mjaft të vlefshme ne Durrës, duke ndezur shpresat se do të jenë rivalë të frikshëm për çdo skuadër. Skuadra shkodrane mundi 1-0 durrsakët në “Niko Dovana” me një gol të Krujës në pjesën e dytë, që po konfirmohet dhe këtë vit si lider i kuqebluve duke i dhuruar dhe trajnerit Rainieri fitoren e parë në Shqipëri. Si Teuta ashtu dhe Vllaznia kishin humbur 2-1 ndeshjet e para me Flamurtarin dhe Kukësin dhe kërkonin të merrnin fitoren e parë në kampionat megjithatë fillimi në fushë diktonte pak drejt një ndeshje sulmuese. Të dyja skuadrat, që kanë bërë ndryshime të rëndësishme këtë verë e nisën shumë ngadalë takimin duke u treguar shumë të kujdesshme, aq më tepër që dhe loja nuk arriti të ngjitej në nivel. Në të 23-tën, Alis Baci provoi nga distanca por goditja e tij ishte mbi traversë. Takimi ishte më i luftuar në mesfushë, dhe në të 39-tën, Nika e Shala u përplasën me këmbë e me duar mes tyre duke u ndëshkuar me të verdhë nga kryesori Kridens Meta. Në fundin e pjesës së parë, Shtubina zbriti mirë në krah por Hajdari nuk mundi dot të mbërrinte harkimin e tij. Skuadra e Hasan Likës ndryshoi ritmin në fillimin e fraksionit të dytë duke u përpjekur të ishte më e rrezikshme në portën shkodrane. Në të 49-tën, Gocaj ndërhyri saktë me kokë por në rrëzim e sipër mbështeti keq këmbën, gjithsesi pa pasoja. Në të 56-tën, Rustem Hoxha provoi nga jashtë zone por jo brenda kuadratit. Në të 62-tën, durrsakët ishin sërish të rrezikshëm por Pepa nuk mbërriti dot në kohën e duhur te topi. Vllaznia më në fund u shfaq para portës së Rizvanit në të 64-trën, por portieri i Teutës bëri mrekullinë duke mos lejuar prekjen e rrjetës. Gjithsesi Rizvani nuk mund të bënte asgjë në minutën e 75-të, kur Arsid Kruja pas një driblimi goditi menjëherë brenda në zonë duke kaluar në avantazh shkodranët, me trajnerin Rainieri që nuk e mbante më vendi në stol. Teuta u përpoq të arrinte te barazimi por shkodranët u mbyllën mirë mbrapa duke ruajtur deri në fund fitoren e parë në kampionat që e ngjisin tani në kuotën e zero pikëve, duke qenë se e nisën kampionat me -3 pikë penalizim. Ndërsa për Teutën fillimi po rezulton i vështirë, ndryshe nga sa pritej. Durrsakët vjet ishin shumë rivalizues për vendet e para edhe pse ju desh që në fund të lëshonin pikë. Forma jo e mirë duket se po i ndjek edhe këtë filim kampionati pasi gjenden në kuotën e zero pikëve.

 

KUKESI-ELBASANI   3-0

Golat: Pejic 40′, Hoxha 64′, Dushku 90+2′

Gjyqtarë: K.Cjapi, E.Doda, I.Tartari

TEUTA-VLLAZNIA   0-1

Golat: Kruja 73′

Gjyqtarë: K.Meta, R.Avdo, G.Qirici

 

Klasifikimi

1              Tirana                    2                              6

2              Kukësi                   2                              6

3              Skënderbeu       2                              6

4              Flamurtari           2                              3

5              Apolonia              2                              3

6              Partizani               2                              1

7              Laçi                         2                              1

8              Vllaznia                 2                              0

9              Teuta                    2                              0

10           Elbasani                2                              0

 

 

Martino: Mesi vazhdon kapiten, Tevez qëndron jashtë

Trajneri i Argjentinës Gerardo Martino rikonfirmoi Lionel Messin si kapiten të skuadrës si dhe dha shpjegime për mungesën e disa lojtarëve në listën e të grumbulluarve për miqësoren me Gjermaninë. “Nuk kam folur me të, por Leo do të vazhdojë të jetë kapiteni i Argjentinës. E mira dhe e keqja e tij është se mbetet më i miri në botë. Një ndeshje e tij jo fort e mirë për një futbollist tjetër është e shkëlqyer. Kam biseduar me të para 10 ditësh dhe kuptova është është shumë i fokusuar te starti i La Ligas”, tha argjentinasi. Përsa i përket rolit në fushë të Javier Mascheranos, Tata deklaroi se e konsideron më shumë mesfushor sesa mbrojtës, ndryshe nga pozicioni që ka te Barcelona. Duke komentuar listën e futbollistëve për miqësoren e 3 Shtatorit, ish-trajneri foli edhe për mosgrumbullimin e Tevez. “Në këtë moment më duket e drejtë që të bazohemi te 23 lojtarët që morën pjesë në Botëror. Ky udhëtim do të jetë kontakti im i parë me futbollistët. Tevez? Ndonjëherë në listën përfundimtare nuk janë më të mirët dhe kjo ndodh sepse më të mirët luajnë në të njëjtin pozicion. Është pikërisht kjo që ka ndodhur me Carlos. Në botëror thirrën numrat 9 më të mirë dhe nuk ka një trajner që të grumbullojë katër apo 5 lojtarë që luajnë në të njëjtin pozicion”, përfundoi Tata Martino.

 

Dortmund rikthen në klub Kagava

Dortmundi ka arritur që të kthejë në ekip yllin e dikurshëm Shinji Kagava. Lojtari ka vendosur që të nënshkruajë kontratën katërvjeçare me Dortmundin dhe tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Dortmundi raportohet se ka paguar 8 milionë euro për këtë transfer. Japonezi kështu kthehet në shtëpinë e tij, pas dy viteve të dështuara te Mançester Junaitid.

 

 Remi nënshkruan me Chelsea

Sulmuesi francezi i QPR Loic Remi, ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare me Chelsean, kanë zbuluar dy klubet angleze. Blutë u lidhën me një transferim të francezit edhe më herët gjatë verës, por rikthyen interesimin për të pasi lejuan largimin e Fernando Torres te Milani. “Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar. Kur dëgjova se Chelsea dëshiron të nënshkruajë me mua thash le të shkojmë menjëherë pasi ata janë një prej klubeve më të mira në botë”. “Mbaj mend atmosferën e mahnitshme në Stamford Bridge kur luajta atje për Marsejë dhe mezi pres të luaj për të parën herë para tifozëve të mi të ri”, ka thënë Remi. Për lojtarin të interesuar ishin edhe Liverpuli dhe Arsenali.

 

Osvaldo: Dua të qëndroj gjatë te Inter

Sulmuesi Osvaldo ndihet mirë dhe do të vazhdojë gjatë te Interi. Zikaltërit janë klubi i tij i 10-të në po aq vite, derisa së fundi ai u largua nga Roma për t’iu bashkuar Southampton, ku dështoi të tregojë veten dhe u rikthye në Itali si i huazuar te Juventusi. Por tashmë mendon se Interi është klubi që do t’i përshtatet atij. “Unë dua pak stabilitet. Nuk ka ndonjë arsye të vërtet se pse vazhdoj t’i ndërroj klubet, por nuk më pëlqen të shikoj prapa. Jam i kënaqur me rrugëtimin tim deri më tani. Ato të gjitha janë përvoja. Por tashmë dua të qëndroj te Interi për një kohë të gjatë. Është thënë se trajneri Ëalter Mazzarri ka dashur të nënshkruajë me mua për shumë vite dhe të filloj në një klub të ri me dikë që më ka dashur fuqishëm mua është diçka shumë tërheqëse. Është motivuese, pasi më duhet të dëshmoj se nuk e kisha gabim t’ia jap besimin. Më pëlqen qasja e tij shumë”, ka deklaruar Osvaldo.

 

 Xhemaili transferohet te Gallatasaraj

Gallatasaraj ka zbuluar se ka arritur marrëveshje me Napolin për të transferuar Blerim Xhemailin dhe është ende në negociata për Goran Pandev. Lajmin e ka konfirmuar pronari i klubit turk, Unal Aysal, i cili ka bërë një deklaratë para gazetarëve këtë pasdite, duke konfirmuar spekulimet e dala nga mediat italine. “Ne kemi arritur marrëveshje me Xhemailin dhe Tarik Camdal. Ne po ashtu jemi duke biseduar me Pandev dhe do të ketë zhvillime gjatë mbrëmjes”, ka thënë ai. Xhemaili raportohet se ka nënshkrua marrëveshje trevjeçare, derisa Napoli ka fituar 4.8 milionë euro nga shitja e tij. Sa i takon Pandev, maqedonasi pritet të nënshkruajë marrëveshje njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër. Xhemaili është lidhur fuqishëm me një kalim te Milani gjatë verës, por kuqezinjtë nuk ishin të gatshëm të paguajnë më shumë se tre milionë euro për të.

 

Arsenali barazon përsëri

Arsenali këtë vit po e ndjek nga mbrapa mallkimi i barazimeve. Topçinjtë nuk kanë nxjerrë më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e javës së tretë të Ligës Premier në udhëtim te Leiçester Siti. Topçinjtë kaluan të parët në epërsi me anë të përforcimit të ri të verës Alexis Sanchez në të 20-tën, por nuk arritën ta ruajnë gjatë avantazhin pasi pësuan dy minuta më vonë me golin e Jose Leonardo Ulloa në minutën e 22-të. Edhe pse krijuan raste të kohëpaskohshme, të zgjedhurit e Arsene Venger nuk ishin në gjendje të rikthejnë avantazhin, madje ishin afër edhe për të pësuar në disa raste. Ky është një alarm i fundit për Arsenalin për të sjellë një sulmues klasi në Emirates në më pak se dy ditë para mbylljes së afatit kalimtar, pasi skuadra në kundërt mund të ketë probleme.

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency