Me dyer të mbyllura/ Zbardhet mbledhja  e grupit të PS-së dhe axhenda e Kuvendit

0
98

Florenc Drizari

grupi parlamentar i partise socialiste ps durresDebate në grupin e PS-së, grupe pune për punësimet dhe zgjedhjet e ardhshme

Rreth 8 orë mbledhje, Rama: E diel e frytshme e Grupit Parlamentar.

Një ditë para çeljes së sesionit të ri parlamentar të vjeshtës, Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetari i PS-së, zhvilloi një mbledhje informale me grupin parlamentar socialist në qytetin e Durrësit. Mbledhja e djeshme zgjati për rreth tetë orë dhe takimi u zhvillua pa praninë e medisas, ndërsa mësohet se  në axhendë kanë qenë temat e nxehta politike të ditëve të fundit që shpesh herë kanë sjellë përplasjes qëndrimesh mes ektekuzitivit, opozitës dhe Presidencës. Kryeministri Edi Rama në përfundim të mbledhjes informoi nëpërmjet rrjetit social “Twitter”, duke e quajtur mbledhjes si: “E diel e frytshme e Grupit Parlamentar për sesionin e ri, reformat e mëtejshme, punën në ekip”.

Ndërkaq, debate të nxehta mes socialistëve mësohet të ketë pasur lidhur me autoritetin e deputetit përballë ministrave si dhe me mungesën e një strategjie për investimet. Në qendër të debateve kanë qenë lidhjet e deputetëve me zonën elektorale, qendrimi ndaj punësimit, dhe investimeve në zonat elektorale etj.

Për të konkretizuar kërkesat e deputetëve dhe qëndrimin e qeverisë, u vendos të ngrihen katër grupe pune. Grupi i parë është ai i koordinimit të deputetëve për problemet e tyre me qeverinë. Grupi i dytë do të përgjigjet për cilësinë e ligjeve dhe rekomandimin e qendrimeve për deputetët ndaj tyre. Ky grup do të shikojë paraprakisht ligjet në Kuvend, dhe duhet të bëjë rekomandimet  për qëndrimin e grupit.

Grupi i tretë do të jetë grupi që do të skanojë burimet njerëzore në administratën shtetërore në çdo qark për të shmangur emërimin e njerëzve problematikë, të paaftë apo me ndërhyrje nepotike, ndërsaa grupi i katërt do të jetë një grup që do të merret me strategjinë elektorale të Partisë Socialiste. Secili prej grupeve do të përgatisë një raport që do t’ia paraqesë grupit parlamentar në fund të shtatorit. Mësohet gjithashtu se pranë çdo ministrie dhe pranë Kryeministrit do të ketë një sekretare të veçantë për marrëdhëniet me deputetët.

Fillimisht mbledhja ka pasur debate tone kritike, kryesisht nga deputetët me përvojë të Partisë Socialiste si Arta Dade, Bashkim Fino, Fatmir Xhafa etj. dhe që është pasuar në të nëjtën frymë nga thuajse gjithë deputetët. Problemi themelor i tyre ka qenë raporti me pushtetin, mungesa e autoritetit të tyre si përfaqësues të pushtetit, si dhe mungesa e rregullave të qarta lidhur me politikat e emërimeve dhe investimeve në zonat elektorale. Në këtë takim mësohet të jetë diskutuar edhe për lënien e mandatit të deputetit për pesë ministrat e mbetur si dhe për vizitën e Kryeministrit Rama në Berlin dhe rekomandimet që ai mori nga krerët e BE-së. mbledhja e deputetëve të grupit parlamentar socialist zhvillohet një ditë para se Kuvendi i Shqipëisë të nisë punimet këtë të hënë, ku në axhendë janë edhe dekretet e fundit të Presidentit të Republikës për kthimin e disa ligjeve të miratuara në seancën e fundit plenare. Mësohet gjithashtu se është vendosur në grup që dekretet të rrëzohen me shumicën e votave.

 

Katër grupet e punës në PS

1. Grup pune për rregulloren e marrëdhënieve deputet-qeveri;

2. Grup pune për cilësinë e legjislacionit;

3. Grup pune për skanimin e cilësisë së burimeve njerëzore në administratë;

4. Grup pune për organizimin elektoral të PS.

 

Përplasja Basha-Rama/ Sheshi “Nënë Tereza” dhe bllokimi i investimeve në Tiranë,  replika mes Kryeministrit dhe kreut të opozitës

Restaurimi i sheshit “Nënë Tereza” dhe bllokimi i investimeve për kryeqytetin, kanë qenw dy argumentet pwr shkwmbime eplikash në distancë mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, njëkohësisht edhe kryebashkiak i Tiranës. Fillimisht ishte kreu i qeverisë i cili me anë të komenteve të postuar në rrjetin social “Twitter”, ka lënë të kuptohet se Tirana është lënë në harrësë nga kreu i bashkisë. “Tani nis menjëherë restaurimi i pabërë prej 70-vjetësh dhe ky xhevahir i trashëgimisë do të rifitojë shkëlqimin e vet”,-ka shkruar Rama, ndërsa më tej ka theksuar se “Vazhdon shkulja e çibanëve nga kërthiza e Tiranës së braktisur prej kryebashkiakut me kot të historisë së kryeqytetit”. Kjo deklaratë ka sjellë edhe reagimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili e ka quajtur hakmarrje prej vagabondi bllokimin e investimeve në kryeqytet nga ana e Kryeministrit.

 

Basha

“Mosmirënjohja është patologji e karakterit. Nëse një qytet si Tirana të bën njeri, të punëson prej 11 vitesh, të jep mbi 150 mijë dollarë rrogë e sa e sa përfitime të tjera, më e pakta e njerëzores është mirënjohja. T’i bllokosh investimet, punesimin, zhvillimin, është hakmarrje prej vagabondi”,-ka deklaruar kreu i opozitës në rrjetin social “Facebook”. Më herët mes Bashës dhe Ramës ka pasur shkëmbie replikash dhe akuzash në distancë lidhur me vendimet e fundit të qeverisë si dhe me qëndrimin e mbajtur nga kjo e fundit në raport me institucionet e pavarura në vend. Nga ana e saj opozita pritet ta bojkotojë seancën e parë nis më datë 1 shtator, ndërsa mazhoranca pritet të rrëzojë dekretet e Presidentit të Republikës për kthimin e ligjeve në Kuvend.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency