Dokumenti/ Profesionet e lira, kriteret për të plotësuar kreditet e munguara

0
145

spital profesionKreditet e përfituara nga aktivitetet e vetëraportuara mund të përllogariten deri në 20% të numrit të përgjithshëm të krediteve të raportuara nga profesionisti për secilin cikël të programit të ricertifikimit

 Mungesa e krediteve po rrezikon vendin e punës për shumë mjekë, farmacistë apo infermjerë. Kjo situatë vjen për shkak të programit të ricertifikimit i cili i detyron profesionet e lira të mbledhin një numër kreditesh në mënyrë që të mos e “harrojnë”, profesionin e tyre. Po çfarë është program i programi ricertifikimit? Programi i ricertifikimit organizohet në cikle 5-vjecare. Cikli  i parë filloi në 2010-n dhe përfundon në dhjetor 2014-n. Kërkesat e  ciklit të parë të programit të ricertifikimit janë të reduktuara në krahasim me ato të cikleve që vijojnë, për shkak të sfidave që lidhen me  vënien në jetë të këtij programi në shkallë kombëtare. Vështirësitë  kryesore që parashikohen përfshijnë: Numrin e madh të profesionistëve të përfshirë në këtë process dhe numrin ende të pakët të aktiviteteve të edukimit në vazhdim që ofrohen për profesionistët e shëndetësisë në Shqipëri Në ciklin e parë të programit të ricertifikimit profesionistët e  përfshirë në këtë program duhet të mbledhin një numër jo më të vogël se 150 kredite mjekët dhe 100 kredite farmacistët dhe dentistët në 5 vjet sipas kritereve dhe procedurave të paraqitura në këtë dokument. Në ciklet që vijojnë numri i krediteve të detyrueshme për tu  mbledhur brenda ciklit pesëvjecar do të jetë 150.

 

Kriteret e Programit të Ricertifikimit

Bazuar në vendimin nr.100, datë 28.02.2013 e BRA-së “Për disa ndryshime në dokumentat rregullatorë të akreditimit dhe ricertifikimit të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë”, numëri i krediteve totale të kërkuar për mjekët është 150 kredite, për farmacistët dhe dentistët është 100 kredite. Numri i krediteve të rekomanduara për vitin 2013 dhe 2014 është 20 kredite. Për të gjithë profesionistët e përfshirë në program lejohet transferimi i krediteve nga një vit në tjetrin pa kufizim, pra nuk ka një numër vjetor minimal të detyrueshëm.  Në rastet kur profesionisti nuk plotëson numrin e përgjithshëm prej  150 / 100 kreditesh në 5 vjet, atëherë vlerësohet se profesionisti nuk  ka përmbushur kërkesat e programit të ricertifikimit bazuar në  ndjekjen e aktiviteteve të edukimit në vazhdim dhe duhet tu  nënshtrohet sanksioneve të parashikuara në kapitullin V – C të këtij  dokumenti. Në ciklet pasardhëse kërkesat e programit të ricertifikimit do të mbeten të njëjta me ato të ciklit të parë. Numri i rekomanduar i krediteve për çdo vit është 30 për mjekët dhe 20 për farmacistët dhe stomatologët.

 

Kreditet e edukimit në vazhdim

Numri i nevojshëm i krediteve të edukimit në vazhdim që një profesionist i përfshirë në programin e ricertifikimit duhet të mbledhë sipas kategorive të aktiviteteve të paraqitura në kapitullin III, është si më poshtë:

Kreditet e përfituara nga aktivitetet e edukimit në vazhdim me temë të lidhur drejtpërdrejt me specialitetin e profesionistit duhet të përbëjnë të paktën 50% të numrit të përgjithshëm të krediteve të raportuara nga profesionisti për secilin cikël të programit të ricertifikimit.

Kreditet e përfituara nga aktivitetet e edukimit në distancë duhet të përbëjnë jo më shumë se 50% të numrit të përgjithshëm të  krediteve të raportuara për secilin cikël të programit të ricertifikimit.

Kreditet e përfituara nga aktivitetet e vetëraportuara mund të përllogariten deri në 20% të numrit të përgjithshëm të krediteve të raportuara nga profesionisti për secilin cikël të programit të ricertifikimit.  Pjesa tjetër e krediteve të nevojshme përcaktohet nga zgjedhja e lirë e profesionistit, në bazë të nevojave individuale.

 

Aktivitete të edukimit në vazhdim

Trajnimi. Ky është një aktivitet në grup (20-25 vetë) ose indi-  vidual, i orientuar kryesisht drejt praktikës profesionale, që gërsheton  dhënien e leksioneve me metoda të tjera pedagogjike. Qëllimi është që pjesëmarrësit të përfitojnë njohuri, aftësi, shprehi ose kompetenca që u nevojiten për të kryer në mënyrë të kënaqshme detyrat dhe punën e tyre aktuale. Trajnimi mund të jetë 1 deri 3-ditor, 1-javor ose disajavor, me seanca të njëpasnjëshme ose me ndërprerje mes tyre.

Konferenca. Ky është një aktivitet 1-2-ditor që mbahet mbi një temë të caktuar, zakonisht, e ofruar nga shoqata profesionistësh, ku ekspertë të fushës prezantojnë disa leksione ose studime të reja. Organizohet në seanca plenare dhe/ose seanca paralele apo ëorkshop. Qëllimi i konferencës është të informojë audiencën profesionale mbi të rejat e shkencës dhe teknologjisë në lidhje me profesionin në fjalë.

Seminari. Ky është një aktivitet mbi një cështje të caktuar profesionale, me një grup të vogël pjesëmarrësish (10-15), të cilët mësojnë duke marrë pjesë aktivisht. Gjatë seminarit diskutohen artikuj të catuar, prezantohen studime të ndryshme, bëhen pyetje dhe debate në mënyrë jo formale.

Ëorkshopi. Ky është një aktivitet i një grupi të vogël me orientim drejt zgjidhjes së problemeve ku pjesëmarrësit përfshihen aktivisht në diskutime ose në kryerjen e një teknike, procedure apo manipulimi, të ndihmuar nga eksperti/trajneri. Qëllimi është që pjesëmarrësit të mësojnë duke provuar, gabuar dhe korrigjuar veten ose të korrigjohen me ndihmën e të tjerëve.

Fokus-grupi. Ky nënkupton një bashkëbisedim mes një grupi prej 6-15 profesionistësh, të drejtuar dhe moderuar nga një moderator, mbi një temë që përbën interes për të gjithë pjesëmarrësit.

Aktivitetet e edukimit në distance. Janë aktivitete që ofrohen për studentët të cilët duan të mësojnë pa qenë të pranishëm fizikisht në auditor dhe në kohë reale. Në varësi të teknologjisë së përdorur, aktiviteti mund të jetë sinkron ose jo sinkron. Në llojin e parë të gjithë pjesëmarrësit hyjnë në komunikim në të njëjtën kohë përmes telefonit, video-konferencës ose ueb-konferencës. Në llojin e dytë studentët përdorin materialet e shkruara, videokasetat, audiokasetat, e-mail-in, në kohën që ata dëshirojnë.

Programet universitare ose pasuniversitare.  Janë programe të ofruara nga institucionet akademike, brenda ose jashtë vendit. Aktivitetet e mësipërme mund të ofrohen si për tema specifike të lidhura me specialitetin, ashtu edhe për tema të përgjithshme mjekësore. Në mënyrë që profesionistët e përfshirë në programin e ricertifikimit të përfitojnë kredite nga aktivitetet e lartpërmendura, këto të fundit duhet të jenë të akredituara paraprakisht nga institucione akredituese. Numri i krediteve për pjesëmarrësit në këto aktivitete përllogaritet në bazë të kriterit 1 orë – 1 kredit. Profesionistët të cilët marrin pjesë në këto aktivitete si lektorë ose trajnerë përfitojnë kredite që përllogariten në bazë të kriterit 1 orë – 1.5 kredite. Për çdo temë të referuar në aktivitet, referues ose lektorë do të konsiderohen vetëm dy autorët e parë. Profesionistët që janë organi- zatorë të aktivitetit përfitojnë kredite që përllogariten në bazë të kriterit

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency