Vjedhja e BSH-së / Braçe: Guvernatori gënjeu në Komisionin e Ekonomisë, FMN kërkoi që në 2006 Komitet Auditi

0
117

brace-fullani-287x200Gëzim Saliu

“Guvernatori tha në Kuvend se është bërë inventarizimi i vlerave monetare në arkat e vjedhura,  por paska gënjyer pasi Prokuroria akuzoi 7 persona se nuk kanë bërë invetarizimin fizik”

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Barçe akuzoi Guvernatorin Ardian Fullani se ka gënjyer në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura në Kuvend një muaj më parë lidhur me skandalin. Duke zbuluar detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura, deputeti socialist theksoi se Guvernatori  kishte bërë të ditur se inventarizimi i monedhave të vjedhura ishte bërë sipas standardeve të reja të BQE-së.  “Guvernatori i Bankës së Shqipërisë na paska gënjyer, mua si kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe të gjithë deputetet e Komisionit të Ekonomisë që e dëgjuam të dëshmonte në seancën me dyer të mbyllura në Kuvend një muaj më parë. Deputeti Ervin Koci e pyeti guvernatorin nëse ishte bërë vit për vit për efekt edhe të bilancit të Bankës, inventarizimi fizik i vlerave monetare të administruara në arkat e vjedhura. Guvernatori ju përgjigj se ky inventar është bërë, por sipas standardeve të reja të BQE, inventari bëhet me zgjedhje në 5% të arkave, kjo është edhe arsyeja pse nuk janë zbuluar më parë arkat e vjedhura. Deputeti insistoi i habitur se si mund të bëhet bilanci e të certifikohet pa u bërë inventari fizik dhe Guvernatori serish insitoi se kjo është tani praktika evropiane e inventarizimit për shkak të volumit të madh”, deklaroi Braçe.

Kundërshtitë

Sipas ligjëvënësit të PS-së, FMN i kishte rekomanduar Bankës së Shqipërisë që të ngrihej auditi në maj të 2006, ndërsa inspektori i bankës e ka kërkuar auditin nga viti 2010. Në këtë kontekst, Braçe theksoi se nuk është marrë parasysh rekomandimi i FMN-së, as nga Guvernatori dhe as nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës. “Dy gjëra të rënda dhe dy të vërteta. Dy lajme kanë gazetat sot (dje) lidhur me Bankën e Shqipërisë: I pari,B anka e Shqipërisë ka krijuar Komitetin e Auditit me anëtarë të Këshillit që nuk janë në ekzekutivin e Bankës. E vërteta e parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rekomanduar që në maj 2006 ngritjen e një komiteti të auditit në Bankën e Shqipërisë për të forcuar kraun e kontrollit të brendshëm e të jashtëm në bankë; Inspektori i Përgjithshëm i Bankës se Shqipërisë, në referencë të këtij rekomandimi të Fondit, Ndërkombëtar çdo raport nga viti 2010 ka kërkuar ngritjen e komitetit të auditit në Bankën e Shqipërisë.  Por në asnjë vit nga ai 2006 kur është bërë rekomandimi e deri dje kur është zyrtarizuar vendimi, Guvernatori e Këshilli Mbikqyrës nuk e morën në konsideratë këtë rekomandim. Kjo është e vërteta dhe ngarkon me pergjegjësi Guvernatorin dhe Këshillin Mbikqyres të Bankës”, u shpreh deputeti socialist. Më tej, ai pohoi se Prokuroria ka urdhëruar arrestimin e 7 punonjësve të tjerë të Bankës së Shqipërisë, të gjithë inventarizues të vlerave monetare në disponim në objektin dhe arkat e vjedhura, të cilët akuzohen se nuk kanë bërë invetarizimin fizik te kolive sipas një rregulloreje për këtë proces të vitit 2006.  Ndërkohë sipas deputetit Braçe, guvernatori Fullani në Komisionin e Ekonomisë ka deklaruar se inventarizimi është kryer.  “Prokuroria ka urdhëruar arrestimin e 7 punonjësve të tjerë të Bankës së Shqipërisë, të gjithë inventarizues të vlerave monetare në disponim në objektin dhe arkat e vjedhura. Prokuroria i akuzon ata se nuk kanë bërë invetarizimin fizik te kolive sipas një rregulloreje për këtë proce të vitit 2006. Sot Prokuroria paska zbuluar se një rregullore e vitit 2006 paska sanksionuar inventarizimin fizik të çdo kolie me para dhe referuar kolive të shqyera thotë se ato kanë qenë lehtësisht të dallueshme nga çdo inventarizues. Për këtë arsye të shtatë janë arrestuar. Pra,Guvernatori ka gënjyer në Kuvend. Tjetër faj i rëndë ky!”, përfundoi reagimin e tij kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe. Ndërkaq pak ditë më parë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë përmes një conference për shtyp siguroi se nshuma e vjedhur është vetëm 713 milionë lekë. “Rikonfimoj deklarimin e mëparshëm që shuma e munguar është 713 milionë. Do të ketë edhe një kontroll tjetër nga KLSH-ja”, deklaroi Fullani. Sa i përket akuzave të të Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, për informacion të mangët, Guvernatori pohoi se janë dhënë të gjitha dokumentet e kërkuara, sipas ligjit. Në këtë kontekst, Fullani e ftoi Braçen të shkojë në ambientet e Bankës së Shqipërisë për të shqyrtuar aty dokumente, që sipas tij nuk mund të dalin nga ky institucion.

 

Ministri i jashtëm

Samiti i Berlinit, Bushati: Hap i ri për rajonin, shpresojmë fonde për Ballkanin

Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati deklaroi dje se me samitin e Berlinit ka nisur një proçes nën kujdesin e Gjermanisë që do vazhdojë për 4 vite, po ku sipas tij puna më e madhe do ti takojë vendeve të rajonit.“Së pari besoj se u garantua një proces i strutkuruar i marrëdhënieve mes BE-së dhe Ballkanit në terma politikë dhe ekonomikë, nën patronazhin gjerman. U garantua edhe një ristrukturim brenda vendeve të Ballkanit për mënyrën se si do vijohet me këtë nismë gjermane, pasi do jenë austriakët vitin tjetër që do presin konferencën e radhës. Deri atëherë janë një sërë detyrash që duhet të zbatohen nga vendet pjesëmarrëse në konferencë”, tha ai për TCH. Më tej, kryediplomati shqiptar  tha se përmes konferencës së Berlinit ekzistojnë shpresat e zbutjes së marrëdhënive mes BE-së dhe rajonit në aspektin e përfitimeve të fondeve, tek të cilat për momentin kanë akses vetëm vendet anëtare. “Të mos harrojmë se hendeku mes BE-së dhe Ballkanit nuk është zvogëluar dhe ne shpresojmë se në të ardhmen do kemi kanalizim të fondeve që sot për sot janë të aksesueshme vetëm nga vendet e BE, edhe drejt Ballkanit. Kjo do përshpejtojë rrugën e Ballkanit drejt BE-së, por edhe do përmirësojë situatën ekonomike në Shqipëri dhe gjithë rajonin”, u shpreh Bushati.

 

 

Vizita e Papës

Prishen ndërtimet në sheshin “Nënë Tereza”, Rama: Çlirohen krahët e universitetit nga çibanët

Prishja e ndërtimeve pa leje në sheshin “Nënë Tereza” është çlirim për universitetin. Kështu ka komentuar dje kryeministri Rama aksionin e INUK, duke vlerësuar nismën në kuadër edhe të vizitës që do të zhvillojë në Shqipëri më 21 shtator Papa Françesku.  “Po çlirohen krahët e Universitetit nga çibanët e legalizuar babëzisht në parkun e tempullit të dijes në gusht 2013!”- shkruante Rama në rrjetin social. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur dje një aksion për prishjen e ndërtimeve në sheshin Nënë Tereza në kuadër të restaurimit të këtij sheshi, me rastin e vizitës së Papa Franceskut në Tiranë.  INUK pritet të prishë 9 ndërtesa në këtë shesh për të rikthyer aty gjelbërimin, siç tha edhe Drejtori Rajonal të Kulturës Kombëtare, Ledion Lako. “Detyra jonë është që të pastrojmë. Në këtë territor mbrapa Korpusit Universitar do ketë gjelbërim”, u shpreh ai.  Papa Françesku do të vizitojë Shqipërinë më 21 shtator dhe pikërisht në këtë shesh ai pritet të mbajë meshën solemne, ku ndërkohë afati i përfundimit të ndërhyrjeve tek “Nënë Tereza” , maksimalisht do të jetë data 10 shtator 2014.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency