Standard.al

Vitaminat që mbrojnë lëkurën

can-vitamin-c-lighten-skinVitaminat dhe mineralet kanë rëndësi të madhe për ruajtjen e një pamje të shëndetshme dhe të bukur. Lëkura është pasqyrë e proçesit në organizëm, siç janë sëmundjet e lëkurës dhe simptomat e plakjes. Në bazë të hulumtimeve shkencore mjekësore është verifikuar se vitaminat kanë fuqi të madhe antioksidante dhe ushqyese. Vitaminat që përmirësojnë cilësinë e lëkurës janë:

Vitamina C, E, A, K, dhe B kompleks.

Vitamina C

është vitamina më e rëndësishme për organizmin dhe lëkurën; ndihmon indin për mbarëvajtjen dhe shëron plagët. Hulumtimet shkencore dermatologjike shpjegojnë fuqinë antioksidante të vitaminës C, e cila mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit. Vitamina C ndihmon në ndërtimin e collagenit. Mungesa e vitaminës C shkakton dëmtimin e collagenit dhe elastinës, dhe kjo sjell shfaqjen e rrudhave dhe plakjes së mëhershme. Vitaminën C e kemi në fruta dhe perime, të cilat janë: Specat, luleshtrydhe, brokoli, lakra, lulelakra dhe agrumet. Përveç konsumimit të vitaminës C me anë të ushqimit, kohëve të fundit kanë filluar të aplikohen kremrat ditore me vitaminë C, të cilat stimulojnë prodhimin e collagenit. Në këtë mënyre vitamina C depërton në të gjitha shtresat e lëkurës dhe jep efekte pozitive.

Vitamina E

Është një nga vitaminat bazë për organizmin. Mungesa e kësaj vitamine shkakton shumë sëmundje siç janë: sëmundjet e zemrës, kanceret e lëkurës, etj. Kjo vitaminë përdoret shumë edhe në kremra, që janë kundër rrudhave. Këtë vitaminë e gjejmë në fara, arra, fruta, ullinj, spinaq, avocado, kiëi, rrepa.

Vitamina A 

Nëse vitaminën A e marrim nëpërmjet ushqimit në sasi të mjaftueshme, atëherë nuk ka nevojë për marrjen e kësaj vitamine shtesë. Shumë vitaminë A është e dëmshme. Vitamina A është e nevojshme për proçesin e riparimit të indeve të lëkurës. Kremrat me vitaminë A japin sukses në reduktimin e rrudhave, mjekimin e akneve dhe psoriazës. Kjo vitaminë gjendet në ushqimet me origjinë shtazore si mëlçia, e kuqja e vezës, qumështi i lopës, zarzavatet me ngjyrë jeshile të errët, si spinaqi, dhe perimet me ngjyrë të verdhë e të kuqe (karrotat, specat, domatet). Mungesa e tepruar e vitaminës A sjell verbimin.

Vitamina B
Vitamina B përmban biotinën (B7), e cila ka rëndësi të madhe, si bazë ushqyese për formimin e lëkurës, thonjve, qelizave të flokëve. Mungesa më e vogël e biotinës manifestohet me ndryshime në lëkurë. Në mungesë të kësaj vitamine zhvillohen infeksione të lëkurës, që manifestohen në formë të kruarjes, formohet zbokthi dhe ndonjëherë shoqërohet me rënie të flokëve. Biotina gjendet në produkte ushqimore, siç janë: banane, vezë, oriz, bishtajoret (fasulet, bizelet, etj) Kohëve të fundit i kushtohet rëndësi e madhe, që kremrat të përmbajnë vitaminën B, sepse këto krema bëjnë hidratimin e lëkurës dhe e rrisin tonin e muskujve. Vitamina B3 – Niacina është një formë specifike e vitaminës B, që e mban lagështinë e lëkurës dhe kur kremi përmban vitaminën B3, efekti i këtij kremi mund të shihet pas përdorimit 6 ditor. Vitamina B3 gjithashtu ka efekt anti-inflamator dhe përdoret për zbutjen e lëkurës së thatë, i jep lëkurës shkëlqim mbi njollat e errëta të lëkurës. Vitamina B5 përdoret shumë për lëkurën e thatë dhe të plasaritur.

Vitamina K

Vitamina K ndikon në procesin e koagulimit të gjakut. Ajo është e domosdoshme në rastet e plagëve në lëkurë, për të parandaluar gjakderdhjen e tepërt. Vitamina K mbron kockat nga frakturat. Kush vuan nga mungesa e vitaminës K është i rrezikuar nga fraktura e kockave, veçanërisht gratë në moshën e menopauzës. Shumë i rëndësishëm është edhe funksioni antioksidues, sidomos në favor të qelizave nervore.
Vitamina K ul nivelet e inflamacionit në organizëm dhe mbron trurin dhe sistemin nervor në tërësi. Disa hulumtime tregojnë se vitamina K, mund të ndihmojë në reduktimin e rrathëve të errëta rreth syve. Në mesin e ushqimeve më të pasura me vitaminë K janë perimet e gjelbra, si spinaqi, sallata jeshile, lakrat, vaji i kokosit, etj.

 

Disa mënyra për të larguar helmet nga organizmi

Masat e përditshme për detoks ndihmojnë për të larguar substancat më pak të shëndetshme në trupin tonë, si dhe faktorët mjedisorë për të cilat ne kemi pak kontroll.  Mëlçia është organi qëndror i gjithë metabolizmit dhe gjendra më e madhe e trupit. Në mëlçi bëhet prodhimi i lëngut të tëmthit, tretja dhe eliminimi i produkteve nga trupi, si dhe i helmeve. Kjo është dhe arsyeja përse funksionimi sa më mirë i saj është shumë i rëndësishëm.  Për parandalimin dhe qetësimin e sëmundjeve të mëlçisë, mjekët këshillojnë të pihet 3 gota në ditë çaj sherbele. Filloni proçesin e detoksit çdo ditë në mëngjes duke pirë një gotë ujë të ngrohtë me limon. Uthulla e mollës së egër e tretur në ujë ndihmon në detoksin e mëlçisë dhe krijon një mjedis alkalin në trup. Evitoni ushqimet e proçesuara, sheqernat e rafinuar, alkoolin, kafeinën. Bëni banjo detoxi duke shtuar në vaskën tuaj sodë buke, uthull molle të egër, xhenxhefil pluhur, dhe vajra esencial si: eukalipt, dëllinjë, rozmarinë. Bëni masazhe që të përmirësoni qarkullimin e gjakut, të stimuloni sistemin limfatik dhe të largoni toksinat.

Comments are closed.