Mjalti, ushqim natyral dhe kurues

0
148

mjalte-300x198Mjalti ka aftësi kuruese për shëndetin, si dhe për forcimin e imunitetit dhe për të qëndruar të bukur. Sot, shumë njerëz në botë konsumojnë çdo mëngjes një gotë me ujë të përzier me mjalt. Në fakt, nëse pini mjalt në orare të ndryshme, do të keni favore të ndryshme. Po cilat janë oraret më të përshtatshme për konsumin e mjaltit?

Një gotë ujë me mjalt në mëngjes për pastrimin e zorrëve

Në fakt, mjalti përmban shumë energji. Energjia e mjaltit është afro 5 herë më e lartë se ajo tek qumështi. Prandaj, ky ushqim mund të furnizojë trupin me energji brenda një kohe të shkurtër, duke asgjësuar lodhjen dhe urinë e njerëzve shumë shpejt. Një gotë ujë mjalti në mëngjes mund të sigurojë vitalitetin e plotë për një ditë. Shumë persona që pinë ujë me mjalt në mëngjes, do të vënë re që jashtëqitja e tyre është më e rregullt dhe bashkë me të dalin mbetjet nga organizmi, toksinat e panevojshme.

Një gotë ujë me mjalt para gjumit

Sipas teorisë së mjekësisë moderne, glukoza dhe vitaminat që përmban mjalti mund të rregullojnë sistemin nervor, të ulin nervozimin dhe të ndihmojnë për një gjumë sa më të mirë. Një gotë ujë mjalti pas vaktit ndihmon tretjen. Mjalti ka efekte mjekësore për nxitjen e tretjes në stomak dhe zorrë, që mund të rregullojë sekretimin normal të acideve në stomak. Pas ushqimit mund të konsumoni pak mjalt, që mund të forcojë punën e zorrëve , të normalizojë sekretimin e acideve të stomakut dhe shpejtojë metabolizmin.

Për kollën

Mjalti edhe i vetëm mund të jetë efektiv në qetësimin e kollës. Gjatë një studimi, fëmijëve të moshës dyvjeçare e sipër me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, u janë dhënë nga dy lugë çaji mjaltë (10 mililitër) para gjumit. Mjalti ka rezultuar se ka reduktuar kollitjen e natës dhe ka përmirësuar gjumin. Në fakt, studimi ka treguar se mjalti ka qenë po aq efektiv në qetësimin e kollës sa edhe disa barna që merren pa recetë. Megjithatë, për shkak të rrezikut nga botulizmi, kurrë mos i jepni mjaltë një foshnje që nuk ka mbushur një vit. Edhe një gjë tjetër: kollitja nuk është gjithmonë e keqe. Ajo ndihmon largimin e mukusit (gëlbazës) nga rrugët e frymëmarrjes. Andaj është e rëndësishme të dalloni se çfarë kolle ka fëmija juaj, para se të filloni ta trajtoni.

 

 

Zhurma, sinjal stresi që dëmton zemrën

Një studim kanadez, ka treguar se ekspozimi në ambient të zhurmshëm nuk i bën keq vetëm veshëve, por edhe rrit rrezikun për t’u prekur nga sëmundje kardiovaskulare, si infarkti. Këta kërkues të universitetit British Columbia kanë hetuar 6 mijë punonjës gjatë 5 viteve rresht, të cilët kanë kryer vizita mjekësore, teste laboratorike dhe pyetësorë mbi stilin e jetës. Nga të dhënat e mbledhura ka dalë se një në pesë punëtorë, gjatë intervistës, punonte në një ambient të zhurmshëm dhe kjo minimalisht ndodhte prej nëntë muajsh. Shumica e punëtorëve ishin meshkuj të cilët varionin me një mesatare jetësore prej 40 vjetësh e që tentonin të pinin duhan e të shtonin në peshë më tepër krahasuar me kolegët e tyre, më të heshtur, pra jo të zhurmshëm. Duke analizuar gjendjen e tyre shëndetësore, kërkuesit vëzhguan se ekspozimi kronik ndaj zhurmave në vendin e punës është drejtpërdrejtë i lidhur me rritjen trefish të rrezikut të prekjes nga angina pectoris, ndryshe dhimbje të muskulit të zemrës dhe me rritjen dyfish të shtimit të rënies së tensionit. Kjo lidhje, sipas ekspertëve, është më ë theksuar tek punonjësit meshkuj, konsumatorë të duhanit, që i përkasin moshës nën 50 vjeç. Ja se çfarë ndodh. Zhurmat e forta e të vazhdueshme perceptohen si sinjale stresi. Për këtë arsye, aktivizohet sistemi nervor qendror dhe çlirohet adrenalina, e cila nga ana e saj shkakton një ngushtim të diametrit të arterieve, rritje të rrahjeve të zemrës, rritje të presionit të gjakut dhe konsumit të oksigjenit nga ana e zemrës. Nëse të gjitha këto vazhdojmë t’i përjetojmë në ambientet tona të zhurmshme të punës, me kalimin e kohës bëhen kërcënues. Nëse në punë jeni të detyruar të ngrini zërin, jo për të afirmuar idetë tuja, por për dhe thjesht për t’ju dëgjuar kolegu që keni ngjitur, pasi në ambient ka shumë zhurmë, atëherë bëni mirë të mos lini pas dore shëndetin e zemrës suaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency