Ligji i pronave / Fondi për kompesimin fizik të ish-pronarëve, ja kush mund të përfitojë

0
148

durresBrenda datës 30 prill 2015, Këshilli i  Ministrave do të miratojë fondin e pronave pasuri të paluajtshme shtetërore që vihen në dispozicion për  kompensim fizik, si dhe mënyrat e  vendosjes së këtij fondi në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

 

Deri në datën 30 prill 2015, Këshilli i Ministrave duhet të miratojë fondin e pasurive të paluajtshme për kompesimin fizik të ish-pronarëve. Ky fond pritet ti japë një zgjidhje përfundimtare për të gjitha ata pronarë të cilët deri sot nuk kanë arritur të përfitojnë kompesim fizik. “Përveç fondit financiar të kompensimit, krijohet fondi i pasurive të paluajtshme për kompensim fizik. Brenda datës 30.4.2015, Këshilli i  Ministrave miraton fondin e pronave pasuri të paluajtshme shtetërore që vihen në dispozicion për  kompensim fizik, si dhe mënyrat e  vendosjes së këtij fondi në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”,- përcaktojnë ndryshimet në ligjin “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”.

Ligji për pronat

Subjekteve të shpronësuara u njihet e drejta e pronësisë dhe u kthehen pa kufizim  pronat e paluajtshme, me përjashtim të tokës bujqësore, e cila kthehet ose kompensohet deri në 100 ha, në rast se subjekti i shpronësuar (trashëgimtarët e tij) nuk kanë përfituar nga zbatimi i ligjit nr.7501, datë 19.07.1991 për “Tokën”. Kur subjekti i shpronësuar (trashëgimtarët e tij) kanë përfituar tokë nga zbatimi i ligjit nr.7501, datë 19.07.1991 për “Tokën”, atëherë sipërfaqja që kthehet apo kompensohet, llogaritet si diferencë ndërmjet pjesës, që do t’i takonte në kushtet e mospërfitimit nga zbatimi i ligjit nr.7501, datë 19.07.1991 për “Tokën”, me sipërfaqen, që secili prej tyre ka përfituar. Vlera e pronës që kompensohet nxirret bazuar në çmimin e tregut, llojin e pasurisë dhe qëllimin e përdorimit të saj, sipas standardeve ndërkombëtare të vlerësimit të pasurisë së paluajtshme. Në kategorinë e tokës përfshihen toka bujqësore, toka pyjore, pyjet, livadhet dhe kullotat, tokat e pafrytshme, si dhe trualli, pavarësisht masës dhe qëllimit publik apo privat të përdorimit të tij. Në kategorinë e objekteve ndërtimore përfshihen ndërtesat dhe strukturat inxhinierike, që e gëzojnë këtë cilësi sipas legjislacionit në fuqi. Treguesit bazë të vlerës së pronës caktohen të veçanta për tokën dhe objektet ndërtimore. Kur një pronë është bashkim i tokës me objektin ndërtimor, vlera e saj nxirret për njësi, si shumë e vlerave të objektit ndërtimor dhe të tokës mbi të cilën ai ngrihet.

Objektet nga të tretët

Për pasuri të paluajtshme, mbi të cilat janë ngritur nga të tretë objekte pa leje në  kundërshtim me ligjin “Për urbanistikën”, kthimi fizik nuk zbatohet pa përfunduar afatet ligjore  të parashikuara për legalizimin e objekteve në zona informale dhe objekte të tjera informale me vendndodhje brenda territoreve formale. Në përfundim të afatit ligjor të parashikuar për procesin e legalizimit, zbatohet, aty ku është e mundur, kthimi fizik i pronës së paluajtshme, ndërsa pjesa tjetër kompensohet. Në çdo kohë, subjektit të shpronësuar ose subjektit që është zhveshur arbitrarisht nga pronësia i lind e drejta që, përpara përfundimit të afatit të parashikuar për mbylljen e procesit të legalizimit, të heqë dorë nga e drejta e kthimit fizik të pasurive të zëna me këto ndërtime kundrejt kompensimit

 

Si kompesohen ish-pronarët

Për pronat, për të cilat është i pamundur kthimi fizik, shteti kompenson subjektet e shpronësuara me një nga format e mëposhtme:

– me pronë tjetër të paluajtshme të të njëjtit lloj, me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit

– me pasuri të paluajtshme publike në zonat, që kanë përparësi zhvillimin e turizmit

– me pronë tjetër të paluajtshme të çdo lloji, me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit

– me aksione në shoqëri me kapital shtetëror ose ku shteti është bashkëpronar, që kanë vlerë të barabartë me pronën e paluajtshme

me vlerën e objekteve, të cilat janë objekt i privatizimit

me të holla.

 

Rritet dollari, arrin nivelin më të lartë të vitit

 

Monedha vendase ka humbur pikë gjatë kësaj jave, si ndaj euros ashtu dhe dollarit.Një euro këmbehej të premten me 139.44 lekë, nga 139.33, që kuotohej në fillim të javës, një tendencë krejt e ndryshme kjo nga sjellja e monedhës së përbashkët në bursat ndërkombëtare.Por, ai që po rritet me shpejtësi javët e fundit është dollari, që ka arritur të premten në nivelin më të lartë të këtij viti, në 105.84 lekë, nga 101-103 lekë që është luhatur përgjithësisht gjatë këtij viti.Arsyeja kryesore e forcimit të monedhës amerikane lidhet me mbiçmimin e saj në tregjet botërore ndaj euros. Kjo e fundit ka arritur ditët e fundit në nivelin më të ulet të 11 muajve ndaj dollarit.Të premten, euro iu drejtua rënies për të shtatën javë radhazi, periudha më e gjatë me tkurrje në më shumë se një dekadë, teksa një raport tregoi se rritja e çmimeve të konsumit në rajon ishte ngadalësuar këtë muaj.Euro po shënon rënie këtë muaj drejt të gjitha, përveç një prej 16 monedhave kryesore, përpara se zyrtarët e Bankës Qendrore Europiane të mblidhen në 4 shtator. Presidenti i ECB-së, Mario Draghi tha në 4 gusht se pritshmëritë e inflacionit në bllok kishin rënë, duke nxitur spekulimet se politikëbërësit do të shtojnë stimujt monetarë.Euro ndryshoi pak të premten në $1.3188. Ajo ka rënë 0.4% këtë javë, duke shkuar drejt periudhës më të madhe me rënie që prej dhjetorit 1999. Ajo është dobësuar 1.5 % që nga 31 korriku, duke shënuar rënien e dytë mujore radhazi.Pavarësisht nënçmimit në tregjet ndërkombëtare, euro po mbetet e fortë në tregun vendas në dy javë e fundit, duke mos rënë ndaj lekut dhe kjo po reflektohet me rritjen e ndjeshme të dollarit (për të ruajtur raportet e kryqëzuara mes euros e dollarit në tregun vendas).Sipas aktorëve të tregut, kjo situatë shpjegohet me mbarimin e efekteve sezonale (ikjen e emigrantëve) dhe rritjen e kërkesës për valutë, teksa në shtator ka një rigjallërim të tregtisë, pas pushimeve të verës.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency