Standard.al

Kisha Katolike në Shqipëri, letër Papës: Eja vizitoni Shkodër

1402837614papa.jpgartikull

“Ju do të vini në një vend ku ka jetuar Nënë Tereza dhe ku kemi martitrët tanë. Por Ati Shenjtë, ne do të kishim dëshiruar që ju të vinit të vizitonit edhe qytetin Shkodrës, që është pjesa kryesore e katolicizmit”

 

Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri është një nga momentet më të veçanta që populli shqiptar pritet të përjetojë në 21 shtator, plot 21 vjet pas vizitës së parë të një pape në tokën Shqiptare, “Gjon Palit II”. Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore, imzot Angelo Massafra gjatë një interviste për “ora neës” shprehet i sigurtë se Ati i Shenjtë do të përcjellë mesazhin e shpresës. Ndërsa pranon se dëshira do të kishte qenë e madhe që Papa të vizitonte edhe Shkodrën por koha e shkurtër dhe axhenda e ngjeshur e pengon. Madje Imzot Masafra tregon dhe letrën që i dërguar Atit të Shenjtë ku pasi i tregohet gëzimi për vizitën, i shprehet dhe dëshira që Papa Françesku të vizitojë edhe Shkodrën. Qytetin me numrin më të madh të të krishterëve në vend.

Letra


“Me ardhjen tënde na ke mahnitur. Ne ju falenderojmë që kemi përzgjedhur Shqipërinë, Ne ju presim. dhe jemi të sigurtë që do na transmetosh atë shpirt dhe entuziazëm për mbretërinë qiellore.  Ju do të vini në një vend ku ka jetuar Nënë Tereza dhe ku kemi martitrët tanë. Por Ati Shenjtë, ne do të kishim dëshiruar që ju të vinit të vizitonit edhe qytetin Shkodrës, që është pjesa kryesore e katolicizmit dhe diktatura ka qenë më e keqë duke shkaktuar dhimbje e vrasje. Dhe ku janë vrarë shumica e shërbëtoreve të Zotit. Ne kuptojmë arsyet pse nuk të lejojnë të vini këtu, koha shumë e shkurtër, megjithatë ne jemi shumë të kaqur që vini në Shqipëri.”Imzot Masafra thekson se pas kësaj vizite, në muajin dhjetor Kisha Katolike do të përjetojë një tjetër moment sublim, që ka të bëjë me kanonizimin e 40 martirëve dhe brenda 1 viti sytë e gjithë botës do të jenë sërish nga Shqipëria. Një moment tjetër që pritet të shënojë kjo vizitë është edhe takimi me krerët e besimeve fetare, që synon të japë mesazhin e bashkëjetesës, veçanërisht për ato vende që janë në luftë. Ardhja e Atit të Shenjtë në 21 shtator në tokën shqiptare, pritet ta kthejë vendin tonë në epiqendër të syve të medias botërore, duke qënë kështu një moment i shënuar jo vetëm për të krishterët, por për mbarë popullin.

Axhenda e Papës në Shqipëri
9.00: Mbërritja në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës
9.30: Ceremonia e mirëseardhjes në oborrin e Presidencës. Vizitë kortezie Presidentit të Republikës.
10.00: Takim me autoritetet në Sallën e Pritjes së Presidencës – Fjalim i Atit të Shenjtë
11.00: Mesha e shenjtë në Sheshin “Nënë Tereza”. Predikimi i Atit të Shenjtë
Lutja e Engjëllit të Tënzot dhe fjalët e Atit të Shenjtë
13.30: Takim dhe drekë me Ipeshkëvinjtë Shqiptarë dhe me shpurën papnore në Nunciaturën Apostolike
17.00: Kremtim i lutjes së mbrëmësores me Meshtarët, rregulltarët, rregulltaret, seminaristët dhe lëvizjet laikale në Katedralen e Tiranës – Fjalim i Atit të Shenjtë.
18.30: Takim me fëmijët e qëndrës “Betania” dhe me një përfaqësi personash të qëndrave të tjera të bamirësisë të Kishës në Shqipëri në Qendrën Betania – Fjalim i Atit të Shenjtë.
19.45: Ceremonia e largimit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës.
20.00: Nisja me avion nga Tirana drejt Aeroportit të Roma Ciampino-s.

 

Mungon marrëveshja

Emigrantët në Itali, procedura të vështira për të marrë pensionin

Shqipëria dhe Italia ende nuk kanë nënshkruar një marrëveshje për njohjen respektive të kontributeve shoqërore, gjë kjo që i detyron emigrantët ta kenë shumë të vështirë për të marrë një pension. Përsa i përket legjislacionit italian, në kuadrin e reformës “Monti”, janë bërë ndryshime thelbësore në legjislacionin e sigurimeve shoqërore italiane, që kanë prekur qoftë mënyrën e përllogaritjes së pensionit qoftë moshën e daljes në pension. Sigurisht kjo reformë, ndikon edhe te emigrantët shqiptarë në Itali. Kërkesat për përfitimin e pensionit sipas legjislacionit italian janë: Plotësimi i një moshe të përcaktuar,  plotësimi i një vjetërsie kontributive e sigurative të kërkuar, të ketë ndërprerë raportet e punës si i punësuar nga të tretët, që nga data e fillimit të pensionit. Duke filluar nga 1 janar 2012, vjetërsia kontributive e maturuar pas datës 31 dhjetor 2011, për efekt pensioni do të llogaritet për të gjithë punonjësit, sipas sistemit kontributiv. Sistemi kontributiv, është një mënyrë e llogaritjes së pensioneve dhe bazohet në kontributet e paguara gjatë gjithë jetës. Kjo ndryshon nga metoda e llogaritjes mbi pagën (sistemi retributiv) që është përcaktimi i pensionit mbi bazën e rrogës mesatare të marrë gjatë viteve të fundit të  punës. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2012, personat, kontributet e të cilëve fillojnë nga 1 janari i vitit 1996, mund të kenë të drejtën për pension pleqërie, mbasi të kenë plotësuar vjetërsinë kontributive prej 20 vitesh, duke plotësuar sigurisht dhe kushtet e moshës së përshkruar më lart.Në rast se shuma e pensionit rezulton jo më e vogël se 1,5 herë sa shuma e çekut social (assegno sociale), që konsiderohet si prag, pensioni i pleqërisë do të jetë sipas kritereve të përcaktuara për punonjësit me posedim të vjetërsisë kontributive më 31.12.1995. Për këtë kategori personash, mund të përfitohet pension me plotësimin e moshës 70 vjeç dhe me 5 vite kontribute efektive, duke përjashtuar kontributet e njohura si kontribute figurative (shërbimi ushtarak, sëmundje e paaftësi për punë, leje lindjeje, dhurim gjaku etj), që nuk përfshihen në shumën e pensionit. Duke filluar nga janari i viti 2013 deri në dhjetor të vitit 2015, kërkesa për moshën për 70 vjeç, po rritet me 3 muaj për efekt të ndryshimit të indeksit të rritjes së jetëgjatësisë.Në kushtet e një reforme të tillë u ngrit mosha e përfitimit të pensionit, por janë ruajtuar disa të drejta të fituara në legjislacionin e mëparshëm.

 

 

 

Comments are closed.