Revoltë në Festivalin e Filmit në Venecia

0

revolte ne venecia 1Në hapjen e konferencës së shtypit, organizatorët e festivalit kishin lënë hapësirë edhe për disa karrige bosh, për të bërë kështu publike mungesën e disa prej prodhuesve filmash disidentë, që ndodheshin të burgosur në Rusi dhe Iran. Por karriget njëkohësisht përfaqësonin dy prej mungesave më të rëndësishme të përzgjedhjes së këtij viti. Barbera theksoi se Venecia ishte përpjekur gjithashtu të siguronte premierën botërore të Paul Thomas Anderson, “Inherent Vice” (Zëvendës të pandarë) dhe përshtatjen e bestsellerit novelë “Gone Girl” (“Vajza që shkoi). Por të dyja këto prodhime do të kenë ekskluzivitetin e tyre në Festivalin e Nju-Jorkut.

Loading...

Në vitin e tij të 71-të, eventi më i vjetër në kalendarët e industrisë së filmit, Festivali i Venecias, ka si qëllim të ruajë edhe për shumë kohë prestigjin e tij përballë rivalëve. Festivali i këtij viti u hap me një kërcim paksa të veçantë, për të përshëndetur aktorët e nominuar.

Nën drejtimin e Alejandro Gonzales, “Birdman”, ose the “Unexpected Virtue of Ignorance”. (“Virtyti i paparashikuar i injorancës”) u vlerësua gjerësisht si sukses i padiskutueshëm i këtij edicioni të 71-të. Nga ana tjetër, vetë organizatorët kanë pohuar se eventit i mungonin emrat e mëdhenj dhe titujt e rëndësishëm.

Duke synuar majat, paradoksalisht, Festivali i Venecias rrezikon të konkurrohet nga ai i Torontos apo Nju Jorkut. “Është e vërtetë se ka disa vite që ekziston një konkurrencë e fortë mes festivaleve, sidomos në tri vitet e fundit”, – ka thënë drejtuesi i Festivalit, Alberto Barbera. “Por, konkurrencë nuk do të thotë konflikt. Ne nuk jemi këtu për të treguar muskujt apo për të zënë medoemos vendin e parë. Misioni ynë është të mbështesim prodhuesit e filmave dhe materiale cilësore. Kjo është ajo që ka vërtet rëndësi”.

Në hapjen e konferencës së shtypit, organizatorët e festivalit kishin lënë hapësirë edhe për disa karrige bosh, për të bërë kështu publike mungesën e disa prej prodhuesve filmash disidentë, që ndodheshin të burgosur në Rusi dhe Iran. Por karriget njëkohësisht përfaqësonin dy prej mungesave më të rëndësishme të përzgjedhjes së këtij viti. Barbera theksoi se Venecia ishte përpjekur gjithashtu të siguronte premierën botërore të Paul Thomas Anderson, “Inherent Vice” (Zëvendës të pandarë) dhe përshtatjen e bestsellerit novelë “Gone Girl” (“Vajza që shkoi). Por të dyja këto prodhime do të kenë ekskluzivitetin e tyre në Festivalin e Nju-Jorkut.

Theksi i konkursit këtë vit është për filma si thrilleri “Good Kill” me Ethan Hawke në një prej roleve protagonistë, drama e Ramin Bahrani “99 Homes”, si edhe disa materiale të aktorit Al Pacino. Filmat më të mirë asnjëherë nuk shpëtojnë pa vëmendjen dhe interesimin e publikut.

“Ne jemi këtu për të zbuluar zëra të rinj, fytyra të reja dhe subjekte interesante”, – theksoi kryetari i jurisë, Alexandre Desplat. “Urojmë dhe shpresojmë të gjejmë këndvështrime origjinale dhe të fuqishme. Fundja kjo është arsyeja pse ekzistojnë festivalet; të zbulojnë materiale të reja, që përbëjnë interes të veçantë për publikun”.

Gjatë këtij edicioni do të shfaqen 55 projekte filmike nga e mbarë bota. Janë 20 filma në konkurrencën ndërkombëtare, prej të cilëve vetëm një është premierë ndërkombëtare, ndërsa pjesa tjetër shfaqen për herë të parë. Lars Von Trier sjell versionin e dytë të zgjatur të “Nymphomaniac”, dhe sivjet nuk është në garë për shpërblimet më prestigjioze të festivalit. Shfaqja e filmit që vë në diskutim kufirin mes erotikës dhe pornografisë do të shfaqet në Venecia jashtë konkurrimit.(KultPlus)

 

Loading...