Standard.al

Dekretet e Presidentit/ Mazhoranca i rrëzon të pesta. Fino: Nishani, gabim trashanik. Braho: Komedi, që s’duhet zgjatur

Gëzim Saliu

komisioni i ligjeveMbledhjet e komisioneve, “lum” akuzash ndaj kreut te shtetit. Stërkaj: Ai s’ka moral të kthejë ligjet se është votuar me shumicë të thjeshtë, po të votohej sot, as 35 vota nuk i merr

Mazhoranca nuk surprizoi dje me vendimin e marrë për rrëzimin e 5 dekreteve të Presidentit të Republikës Bujar Nishani, të cilat do të paraqiten për votim në seancën e parë të Parlamentit ditën e hënë. Në mbledhjet e Komisionit të Ligjeve dhe Sigurisë Kombëtare, pa praninë e anëtarëve të opozitës, u shqyrtuan dhe u rrëzuan të gjitha dekretet e kreut të shtetit. Komisioni i Ligjeve dhe ai i Sigurisë , rrëzuan dekretet për Reformën Territoriale, Keshillin e Lartë të Drejtësisë, Shkollën e Magjistaturës,Gjykatën Administrative dhe Ligjin e Policisë, ku anëtarët nuk kursyen as batutat për argumentat e Presidentit të vendit.

 

Komisioni i Ligjeve

Komisioni i Ligjeve shqyrtoi dhe rrëzoi dekretin e Presidentit Nishani për kthimin e ligjit të KLD në Kuvend, dekretin për Reformën Territoriale, Gjykatën Administrative si dhe dekretin për Shkollën e Magjistraturës. 17 deputetët e shumicës rrëzuan dekretet e kreut të shtetit, ndërsa opozita nuk mori pjesë në mbledhje. Kryetari i këtij Komisioni, Fatmir Xhafaj deklaroi se, ky do të jetë një sesion i ngarkuar parlamentar, pasi në ditët në vijim do të jetë për diskutim dhe reforma për drejtësi.  Lidhur me shqyrtimin e dekreteve, ai tha se ishin të ftuar dhe përfaqësuesit e Presidencës, por se këta të fundit sipas tij, nuk pranuan të jenë të pranishëm në komisionet kuvendore. Sa i përket ndarjes së re territorialë, në fjalën e tij, deputeti Blendi Klosi akuzoi kreun e shtetit se e rrëzoi në mënyrë absurd kryereformën e mazhroandës për sesionin e kaluar. Ndërkaq, Bashkim Fino, në cilësinë edhe të kryetarit të komisionit për këtë reformë, tha se në vazhdimësi e ka thirrur Presidentin për diskutime, por ai zgjodhi sipas tij të diskutojë vetëm me 24 komisionerët e PD-së. “Më 31 korrik e falenderova Presidentin për heshtjen, në lidhje me ligjin, por mesa duket e zgjova.Në vazhdimësi e kemi thirrur Presidentin, por ai në asnjë moment nuk na u përgjigj.Në fund, Presidenti bëri një gabim trashanik, thirri në takim 24 komisarë të PD. Presidenti përfaqëson unitetin e kombit, kjo është e pafalshme, kthimi i ligjit është çështja politike e tij, pasi nuk mund te shkeputet nga instikami i tij politik”,  tha Fino. Ndërsa në shqyrtimin e dekretit për Gjykatën Administrative, deputeti  Spartak Brahoi tha,:  “Do u kërkoja relatorëve të mos e zgjasim këtë komedi. Presidenti shpërdoroi detyrën, tallet me Kuvendin. Këto relacione i kemi dëgjuar 3 herë, të mos e zgjasim”. Lidhur me ligjin e KLD-së, relatori i ligjit, Armando Subashi deklaroi gjatë mbledhjes se është për të ardhur keq që ligji u kthye nga Presidenti për një nen.  “Neni i kontestuar zgjedhja e zëv.kryetarit të KLD. Ligji siç është ka probleme kushtetuese. Ne e sollëm ligjin për KLD në rrugën kushtetuese. Unë do ftoja të mos e miratonim dekretin e presidentit”, tha ai, duke marrë votat e antërave të mazhorancës.

 

Komisioni i Sigurisë

Ndërkaq edhe në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare  u rrëzua me 15 vota dekreti i Presidentit për ligjin e Policisë së Shtetit.  Pasi u shqyrtua fillimisht dekreti i kthyer i Presidentit, relatori Arben Cuko u shpreh se me këto veprime, kreu i shtetit mund të quhet më president i të gjithëve, por vetëm i së djathtës. Sipas Çukos, ligji nuk ka më cfarë ti rishikohet pasi kjo është kryer më parë, para se të miratohej në parlament dhe se argumentet e Presidentit jo vetëm që nuk qëndrojnë, por nuk janë as ligjorë. Në të njejtën linjë deputeti Paulin Stërkaj tha se Presidenti nuk ka moralin të kthejë ligje pasi është votuar me shumicë të thjeshtë. “Ky President nuk ka moralin të kthej ligje pasi është votuar me shumicë të thjeshtë, ndërkohë që ky ligj është votuar me shumicë më të cilësuar. Po të votohet sot ky President as 35 vota si merr se kështu është katandis ky President”.

 

 Kourumi për mbledhje e votim/ Ministrja Felaj merr pjesë në mbledhjen e Ligjeve, votë kryesore për rrëzimin e dekreteve

Edhe pse vetëm dy ditë më parë, Presidenti e dekretoi si ministre për marrëdhënie me Parlamentin, Ermonela Felaj nuk ka munguar në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve. Nisur nga fakti se mazhorancës i duheshin numrat për të plotësuar kuorumin e duhur për të nisur mbledhjen e votuar rrëzimin e dekreteve, në të ka qenë e domosdoshme prania e ministres së kabinetit qeveritar. Argumenti sipas të majtëve qëndron në faktin se Felaj ende nuk është votuar si ministre në Parlament e në këto kushte ajo mund të marrë pjesë në mbledhje. Por nga ana tjetër, Felaj deri më tani ka marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë së javës së kaluar, ku u morën vendime të ndryshme.

 

Miratohet kalendari tre javor/ Konferenca e kryetarëve: Seanca e parë më 1 shtator në orën 17:00. Paloka: Krim i rëndë

Nën drejtimin e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, dhe me pjesmarrjen e krerëve të grupeve parlamentare PS-LSI, Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili, Konferenca e Kryetarëve miratoi dje kalendarin tre javor të punimeve të Parlamentit. Punimet u zhvilluan pa prezencën e opozitës,  e cila ëprmes kreut të guyrpit parlamentar demokrat Edi Paloka bëri të ditur se Kryeministri dhe kryetari i parlamentit në mënyrë të përsëritur janë bërë dhe një herë bashëpunëtor në një krim të rëndë, shkeljen e Kushtetutës, duke iu referuar mbledhjeve të Komisionit të ligjeve dhe atij të Sigurisë. “Kuvendi i zhvillon punimet vjetore në dy sesione. Sesioni i parë fillon të hënën e tretë të janarit dhe sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit. Ashtu siç parashikohet në Kushtetutë dhe në Rregulloren e Parlamentit, punimet e Kuvendit, pra edhe të komisioneve, duhet të fillojnë të hënën e parë të shtatorit, më datë 1, dhe nuk mund të nisin të premten e fundit të gushtit”. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e maxhorancës kujtojnë se edhe më parë ka pasur precedentë të ngjashëm kur Parlamenti është mbledhur më herët.  Rasti më i fundit, sipas shumicës, është ai i mbledhjes së Kuvendit një javë para afatit më janar 2013, kur u zgjodh edhe kryeinspektorja e re e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Komisioni i Ligjeve u mblodh më 18 janar, ku shqyrtoi dy dekretet e Presidentit, ndërsa Parlamenti më 21 janar votoi për Zana Xhukën.

 

 

Comments are closed.