Ballkani “zbarkon” në ekranin e Pogradecit

0

festivali pogradecPrej datës 1- 7 shtator nis nw Pogradec edicioni IV i festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Gjatë një jave do të projektohen në sallën e kinemasë “Lasgush Poradeci” rreth 70 filma autorësh nga i gjithë Ballkani. Festivali është i hapur për të gjitha gjinitë e kinematografisë: film i shkurtër, film independent, dokumentarë, metrazh i shkurtër, artistik metrazh i gjatë. Një juri specialistësh ndërkombëtarë joballkanike do të vlerësojë punën e secilit autor në kompeticion dhe në përfundim të eventit do të ndajë çmimet fituese.

Loading...

Paralelisht me organizimin e konkurimit janë parashikuar edhe aktivitetet të tjera si koncerte foklklorike shqiptare, trainime studentësh dhe të rinjsh në fushën e gazetarisë, filmit dhe sociologjisë, panair i artizanatit etj.

Firma të njohura në fushën e kulinarisë do të paraqesin gjatë këtij festivali edhe produkte të kuzhinës ballkanike. Organizatorwt dhe ideatorët e festivalit shprehen se kanë bërë bashkë idenë e filmit dhe atë të kulinarisë me dëshirën që të afrojnë sa më shumë miqtë nga i gjithë Ballkani.

Në një ekran të madh të vendosur në ‘odeonin’ në parkun e qytetin në anë të liqenit do të shfaqen në orët e darkës edhe filma të vjetër prodhime të Kinostudios Shqiptare dhe të RTSH me tematikë nga Pogradeci. Po këtu do të shfaqen edhe filma të tjerë nga Ballkani, Shqipëria dhe Europa, prodhime të viteve të fundit në kinematografi.

President i festivalit është Piro Milkani. Gjatë një jave të aktivitetit kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre figurat më të njohura të kinemtografisë shqiptare si Robert Ndrenika, Reshat Arbana, Margarita Xhepa, Ndriçim Xhepa, Mirush Kabashi, Piro Milkani, Esat Musliu, Vladimir Prifti, Arben Derhemi, Lulzim Zeqja.

Loading...