Vjedhja e BSH-së/ Basha: Skandal i papranueshëm, qeveria synon të kontrollojë politikën monetare

0
137

Gëzim Saliu

Deklarata e Bashes pas takimiTakimi me kreun e FMN-së, Kreu i PD-së: Të gjithë treguesit e ekonomisë në rënie, vetëm borxhet njohin rritje

Pas një takimi me kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha komentoi dje skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë të cilin e cilësoi si të papranueshëm, por duke nënvizuar se ka një përpjekje të qeverisë për të kapur politikën moentare.  “Vjedhja është një skandal i papranueshëm që na ka shqetësuar jashtë mase si opozitë nuk kemi rendur ta kapitalizojmë politikisht sepse besojmë jemi të bindur se nis përmes kapitalizmit politik rrënojmë besueshmërinë nuk ngelet asnjë tullë mbi të cilën të ngrihet siguria ekonomike. Qeveria synon vënien në kontroll politikën monetare . U ndava me përfaqësuesit e FMN se kjo do ishte një tragjedi e përmasave të pa para e të pa dëgjuara. Duhet të ketë një hetim të plotë për të nxjerrë përgjegjësitë. Gjurmët e këtij krimi do jenë mbi duart e atyre që e shfrytëzojnë këtë ngjarje të rëndë”, u shpreh Basha.

 

Takimi

Në qendër të takimit me kreun e FMN-së dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha ishte shqetësimi i opozitës për gjendjen e ekonomisë shqiptare, ku treguesit e botuar nga vetë qeveria, tha lideri i demokratëve, pavarësisht rezervave që për vërtetësinë e këtyre të dhënave, tregojnë se në të gjithë sektorët kemi përkeqësim. “Kreditimi ka një rënie prej 1.5% për 12 mujorin e fundit krahasuar me 12 mujorin paraardhës. Investimet publike të qeverisë kanë një rënie prej 200 milion dollarësh. Në pikiatë janë edhe shifrat e performancës së qeverisë, vetëm në korrik kanë mbledhur 7 milion dollarë më pak se sa e kanë planin, për tatimin mbi vlerën e shtuar, dhe 5 milion më pak se korriku i vitit 2013, që siç e dini ishte muaji i parë i tranzicionit politik”, theksoi ai. Më tej, Basha pohoi se në investimet publike janë financuar 200 milion dollarë më pak se sa viti i kaluar, duke larë më pak borxhe dhe krijuar borxhe të reja. “Është një gjendje e dëshpëruar, parametrat e së cilës shihen qartë edhe nga shifrat e publikuara nga qeveria por që ndihen në tavolinën e çdo familje shqiptare, në xhepat e çdo shqiptari dhe në pasigurinë e madhe që ka kapluar çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë, që nga të papunët, prespektiva e të cilëve për të siguruar një vend pune është më e zbehtë se kurrë, tek të punësuarit që kanë pasiguri për të sotmen dhe të nesërmen, tek investitorët të cilët janë nën presionin e vazhdueshëm të një retorike fashiste e cila ka ndjellë frikë dhe panik në çdo sektor të ekonomisë siç ishte edhe deklarimi absurd, i paligjshëm, antikushtetues, kriminal i qeverisë dje, që jo vetëm do të ngrijë planet urbanistike të miratuara sipas ligjit, por nuk do të njohë as lejet e dhëna në mënyrë ligjore”, u shpreh Basha. Sipas kryedemokratit, realiteti dhe transparenca e tij janë shumë të rëndësishme.  “Në këtë kuptim cdo kush që hesht dhe legjitimon këto gënjeshtra, mohon këtë transparencë, është bashkëfajtor në këtë krim të pashembullt që është rrënimi i përditshëm i ekonomisë shqiptare, i mirëqenies së shqiptarve, i punësimit të shqiptarve, i interesave të tyre të përditshme, i kafshatës së gojës”, përmbylli deklaratën e tij kreu i PD-së.

 

Samiti i Berlinit/ Kreu i PD: Investim për rrugën në BE. Merkel e Barroso ndihmojnë në ndaljen e oligarkisë

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha e cilësoi dje samitin e Berlinit si një investim të rëndësishëm për rrugëtimin evropina të vendit. Sipas tij, investimi i kancelares gjermane dhe Presidentit të KE-së janë më rëndësi parësore për ndaljen e oligarkisë dhe cënimin e standardeve demokratike në vend. “Takimi i Berlinit është një investim i rëndësishëm për rrugëtimin europian të Ballkanit Perendimor. Lidershipi i kancelares Merkel dhe kreut të Komisionit Barroso (njëheresh personalitete të të djathtës europiane) është shumë i dobishëm për ecurinë aktuale të Shqiperisë. Në këto momente kanosje oligarkike dhe sulmi kundër standardeve demokratike, vëmendja e shtuar e BE-së ofron një ndihmë të madhe në përpjekjet tona për një Shqipëri demokratike, moderne dhe Europiane”, deklaroi Basha.

 

Të hënën vendoset për bojkotin/ Basha: Vendimi në fuqi deri në një vendimin tjetër. Mediu: Kuvendi ti kthehet debatit e jo dhunës

Kreu i PD-së Basha i pyetur dje lidhur me mundësinë rikthimit të opozitës në parlament, tha se në fuqi qëndron vendimi i marrë më parë me grupin parlamentar deri sat ë merret një vendim i dytë. “Ka një vendim të grupit parlamentar të Partisë Demokratike i cili është vendim në fuqi dhe është i padiskutueshëm deri sa të ketë një vendim tjetër”, tha ai. Ndëkraq në një takim me aletatër, ku u diskutuar lidhur me qëndrimin e opozitës me Parlamentin, kreu i PR-së Fatmir Mediu kërkoi rikthimin në Kuvend. “PR është pjesë e opozitës e cila ka shfaqur tashmë një shqetësim të qartë sa i përket funksionimit të Parlamentit. Parlamenti duhet të kthehet në rrugën e vet të funksionimit kushtetues. PR beson se opozita duhet të jetë në Parlament sepse nuk mund të lërë bosh institucionin që i është deleguar autoriteti me votën e popullit, por duhet të marrë atje një qëndrim konstant dhe të vazhdueshëm në shërbim të interesave të qytetarëve shqiptarë dhe në shërbim të interesave kombëtare. Por, pa diskutim që ne do të diskutojmë edhe me kolegë të Partisë Demokratike për të pasur një qëndrim të përbashkët në raport me këtë çështje”, tha ai, duke bërë të ditur se të hënën së bashku me kolegët e grupit parlamentar demokrta si edhe aletatët e tjetër të koalicionit opozitar do të vendoset për qëndrimin e përbashkët. “Dua të them që as Rama, as asnjë individ tjetër nuk qendron mbi kushtetutën dhe ligjet. Kuvendi t’i rikthehet debatit dhe jo dhunës, Opozita qëndrim opozitar, ne nuk mbajmë qëndrime preferenciale. Ne na kanë votuar qytetarët që të jemi në Kuvend”, tha Mediu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency