Vjedhja e BSH-së/ Fullani: Të zbardhet ngjarja. Akuzat e Braçes: Banka, institucion i pavarur

0
125

bsh 2“Shuma vetëm 713 milionë lekë. Prokuroria të gjejë autorët, ne jemi të gatshëm për bashkëpunim. Përgjegjshmëria dhe llogaridhënia në nivelett më të larta”

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë komentoi dje skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit, ku rikonfirmoi faktin se nga BSH janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme vetëm 713 milionë lekë dhe jo më shumë. Fullani tha se ky institucion është i gatshëm të marrë të gjitha masat që situata e vjedhje të tilla të mos ndodhin më. “Rikonfimoj deklarimin e mëparshëm që shuma e munguar është 713 milionë. Do ketë edhe një kontroll tjetër të nga kontrollit i shtetit. BSH është e impenjuar në marrjen e masave për një garantim të tregut me likuiditet të domosdoshëm. Ekonomia ka lajme pozitive. Ky rast i rëndë i është i shkëputur, kjo vjedhje është vlerësuar me vëmendjen maksimale do të ndiqet hap pas hapi në mënyrë që të mos ndodhin më raste të tilla”, u shpreh ai.

 

Reagimi

Në lidhje me akuzat e kreut të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, i cili ka akuzuar guvernatorin për informacion të mangët, Fullani iu përgjigj se gjithça i është vënë në dispozicion sipas ligjit. Në këtë kontekst, ai e ftoi Braçen të shkojë në ambientet e Bankës së Shqipërisë për të shqyrtuar aty dokumente, që mesa duket nuk mund të dalin nga ky institucion.  “Banka e Shqipërisë është institucion i pavarur dhe i përgjegjshëm, llogaridhënës dhe transparent komunikon në nivelet më të larta të përgjegjshmërisë dhe etikës. Informacionet e dhëna ndaj Braçes janë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe rregullat në fuqi. Për pjesën e padërguar është ftuar në ambientet e BSH për të parë të gjitha dokumentet e kërkuara. Përgjegjshmëria llogaridhënia dhe transparenca janë në nivelet më të larta”, tha Fullani. I pyetur nëse do shkojë për të dëshmuar në Prokurori, ai u përgjigj se vetë personalisht por edhe gjithë institucioni i BSH-së ka bashkëpunuar dhe do vazhdojë ta bëjë këtë deri sa të gjendjen autorët.  “Dua të rikonfirmoj që BSH që në momentet e para kur bëri kallëzimin e trajtuam çështjen me vëmendje dhe përkushtim. Bashkëpunuam që në orët e para po kryesisht me prokurorinë dhe organet e tjera që kjo çështje të zbardhet sa më mirë dhe sa më shpejt.  Unë jam më i interesuar se të gjithë që kjo gjë të zbardhet dhe të mos përsëritet. Nga BSH Këshilli Mbikëqyrës por edhe nga unë ka përgjegjshmëri shumë të madhe. Do vazhdojnë të bashkëpunojmë ditë dhe natë me organet e prokurorisë që të zbardhet sa më mirë dhe të dalin përgjegjësit”, theksoi guvernatori.

 

Reagimi/ Braçe: Fullani fshehu informacionin për Kuvendin, ftesa për mua një alibi

Menjëherë pas deklaratës së Guvernatorit Ardian Fullani, reagoi dje edhe kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, i cili tha se BSH është një institucion i pavarur dhe si i tillë me ligj duhet të përgjigjet para Kuvendit. Në një postim në rrjetin social facebook, Braçe ka akuzuar Fullanin se ka refuzuar të japë informacione në kuvend mbi punonjesit e Bankës së Shqipërise, emrat dhe funksionet e tyre, kontratat e investimeve te BSH-së nga viti 2010 e ne vijim. “Guvernatori në shkresën përcjellëse të tij,pretendon se refuzon të dërgojë këto informacione për shkak të klasifikimit të këtij informacioni, konfidencial, sekret bankar, sekret shteteror. Gjithkush mund të gjykoj nëse informacioni i përshkruar më sipër përbën sekret shtetëror apo jo. Por pavarësisht nga kjo; Kuvendit nuk mund ti refuzohet asnjë dokument, pavarësisht klasifikimit të tij. Guvernatori duhet vetëm të kërkonte nëse anëtarët e Komisionit zotërojnë certifikatën përkatëse apo jo për të patur akses në këtë informacion,  shoqëruar me qartësimin e përgjegjësive që burojnë për secilin deputet pas njohjes me informacionin e klasifikuar. Guvernatori nuk e ka bërë këtë. Guvernatori thjesht ka refuzuar të njohë Kuvendin me këto informacione”, tha ai. Ndërkohë sipas Braçes, ftesa që Fullani i ka bërë për të shkuar në zyrat BSH është një alibi joserioze dhe se Komisioni i Ekonomisë nuk varët nga BSH, por kjo e fundit përgjigjet para Kuvendi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency